Prognozë-Sinjalizim afat shkurtër nga Instituti Bujqësisë Biologjike, Durrës

20th July, 2020 - Comments Off on Prognozë-Sinjalizim afat shkurtër nga Instituti Bujqësisë Biologjike, Durrës

    Mbarojta e Prof.Ass.Enver Isufi Ekspert në Mbrojtjen e Bimëve dhe në Bujqësinë Biologjike MBROJTJA e BIMËVE (Prognozë-Sinjalizim afat shkurtër nga Instituti Bujqësisë Biologjike, Durrës (Peiudha 1-10 Prill, 2020) NË HARDHI. Është koha për trjatimin e vreshtave për mbrotjen nga hiri (Uncinula necator) Pse koha është tani ? Hiri dimëron ose me organin dimëror Kleistotec ose si Micel përrreth sythave të hardhisë.Sapoi ҫelin gjethet e para miceli, ose askosporet , aktivizohen dhe shkaktojnë infeksionet e para Miceli fillon e ushqehet dhe mas disa ditëve 8-10 ditë inkubacioni mbaron dhe mbi gjethe shaqen njollat në formën e shtresës pluhurit të imët të hirit. Hiri ndryshe nga vrugu fillon të aktivizohet edhe në tëmperatura të ulta (kjo ndodh me të gjitha hiret, shikoni gjethet e para të grurit, bimëve të egra, luleve, qysh tqni kanë njolla të sëmundjes së hirit) Kemi bërë shumë përpjekje me vite që të vlerësohen trajtimet e hershme për hirin .Shumë vreshtarë i aplikojnë trajtimet e hershme, të tjerë ende i nënvleftësojnë ato, dhe fillojnë trajtimet me vones 8-10 ditë.. Deri në fund të dhjetëditorit të parë të muajit Prill, minimalja duhet të ketë mbaruar trajtimi i parë.Në zonat më të ngrohta duhet të ketë mbaruar trajtimi dytë. Një trajtim më tepër dy javët e para, është me mirë se 3-4 trajtime më vonë kur është përhapur infeksioni. Në bujqësinë Bio përdoren produktet me bazë squfuri (Kumulis, Thiovit, Tiosol, të cilët të gjithë kanë 80 % squfur) Vrugu hardhisë (Plasmopara vitikola) Këtë dhjetëditor nuk lind nevoja për trajtime.Temperaturat janë ende të ulta.Të trajtosh tani edhe për hirin edhe për vrugun, nuk është ndonjë gabim, por është shpenzim.Nuk ka vrug kur ende jemi veshur me xhaketa. Në vreshtarinë e zakonshme ose siҫ quhet ndryshe konvencionale) fillimisht përdoren produktet antihire me veprim kontakti, dhe më vonë ato me veprim sistemik.( domethënë që ato lëvizin në trupin e pemës me limfën në të gjithë sietemin e trupit të bimës. Kjo I bën ato të qarkullojnë deri tek vendi prekur) NE MOLLË Jemi bash në kohën kur tratimetet duhet të kishin filluar ( zona bregdetare) ose duhet të fillojnë mundëisisht qysh nesër.) Pse kaq heret ? Kroma e mollës dimëron me organin dimërot I cili quhet Peritec .Ato dimërojnë në gjethet e rëna për tokë.Tani me ҫeljen e gjetheve nga peritecet dimëruese fillojnë e piqen asket, asket kanë brensda askosporet, të cilat fluturojnë në ajër dhe infektojnë gjethet e reja. Shembul i thjeshteqë ta kuptojne edhe rritësit e molës:Peritecet janë si vorbe gqë ziejmë groshët .Brenda vorbes janë bishtajët e fasules (Asket), brenda bishtajës janë kokrrat e fasules që në rastin tonë janë askosporet që bëjnë infeksionet e para. Trajtimet e hershmë janë të nevojshme , sepse në këtë fazë gjethet janë shumë të buta edhe infeksioni ndodh me përqindje të lartë, sepse kutikula e gjethes është e hollë dhe e pa pjekur. Pjekja e askosporeve dhe fluturimi I tyre në ajër nga era, vazhdon pjesë, pjesë der nga fundi muajt Maj dhe java parë e Qërshorit.Nëqoftëse shprehemi thjeshtë ; “fishektë” kryesor, pra ( askosporet infektuese) kroma i shpenzon nga kjo fazë deri në fund të fazës së lulëzimit të mollës dhe dardhës. Trajtimet e hershmë janë të nevojshme kanë të njëttën llogjikë sit e hardhia , sepse në këtë fazë gjethet janë shumë të buta edhe infeksioni ndodh me përqindje të lartë, sepse kutikula e gjethes është e hollë dhe e pa pjekur Në ULLISHTE Sëmundja kryesore e aktivizuar është syri palloit (C oleaginea) Trajtimet e para janë bërë gjatë muajit Mars, Trajtimet vazhdojnë edhe në Prill. Jo të gjithë kultivarët kanë nevojë për trajtime Kultivarët që duan trajtime janë:Ullishtet e Shqipërisë së Mesme nga Kruja e deri në Elbasan. Kultivari Kalinjot, Kokërrmadhi Beratit, Bela di Spanja etj. Kultivarë rezistent ose të durueshëm /tolerant janë Frantoi dhe grupi i ullinjve kokërr vogël Nuk duhet të nxitohemi në trajtimin e ullishteve për mbrojtjen nga pleshti ullirit (E.olivina) Vetëm në së nga 100 lastarë mbi 10 prej tyre kanë koloni me pleshta nën shtresën e pambukut, atëhere mundet të bëhët një trajtim me insekticie.Madje nëse lulëzimi është i bollshë kufiri i dëmit ekonomik mund të rritet. Për rritjen e lidhjes së frutave të rinj është duhet të jemi gati edhe përdorimin e produkteve me bazë të mikroelementit Bor Këshilla të përgjithëshme: Strategjia e trajtimeve kundra sëmundjeve në vreshta dhe në mollë, por edhe në bimët e tjera duhet të hormanizojë këto tre pika që unë e kam quajtur “TREKËNDËSHI I SUKSESIT NË MBROJTJEN E BIMEVE ” 1.Trajtimi në kohën e duhur ( kjo realizohet kur njohim mirë biologjinë e parazitëve dhe kufirin i dëmit ekonomik për secalin insekt dhe sëmundje) 2.Trajtimi me produktet e duhura ( duhen ditur cilësitë e produkteve të mbrojtjes së bimëve (PMB) janë kontakti ose sistemik, apo citropik, sa kohë mbanë efekti antiparazitarë, sa shpejt fitojnë rezistencë parazitët ndaj tyre,sa të dëmshme janë për bletën, peshqit dhe insektet e dobishme , përqindja e lëndës vepruese) 3.Teknika e spërkatjes ( volume pompës, shpejtësia mjetit, doza preparatit, sasia e tretësirës që duhet sipas madhësisë së vegjetacionit dhe diametrit të sprucatorit, trajtimi sipas llojit parazitit, të mbulojë të dy anët e gjetheve etj Gjithmonë pyesni para se të bleni produkte dhe para se të përdorni produktet. Kushdo i cili u jep një këshillë, mundohuni ta pyesni ,Pse, Pse, Pse? Specialistët ju bëjnë të kuptoni veprimet tuaja dhe jo ti kryeni veprimet mekanikisht. Punë të mbarë. Enver Isufi Dt. 03.04.2020

    Posted on: July 20, 2020

    Filed under: Te Pergjithshme

    No Comments

    No Comments

    Leave a reply