



global $options; foreach ($options as $value) { if (get_settings( $value['id'] ) === FALSE) { $$value['id'] = $value['std']; } else { $$value['id'] = get_settings( $value['id'] ); } } ?>
22nd November, 2011
Data 22.11.2012
Shoqata AlbaGen zhvilloi takimin mbi Biodiversitetin, ruajtjen dhe përdorimin e tij. Veprimtaria shkencore u zhvillua nën kujdesin e Profesor z. Kristaq Kume, president i Alba Gen. Takimi u zhvillua në dy seance. Seanca plenare trajtoi politikat e Ministrisë së Mjedisit dhe të Ministrisë së Bujqësisë mbi Biodiversitetin dhe seanca e dytë referimet profesionale. Në seancën plenare mori pjersë Kryetari Akademisë së Shkencave Prof. Gudar Beqiraj dhe Ministri i Bujqesisë Prof. Genc Ruli
Seanca mbi biodiversitetin bimor u zhvillua në sallën Aleks Buda tek Akademia e Shkencave.
Nga Instituti Bujqësisë Biologjike u referuan tema ”Përparsitë e vreshtarisë biologjike në krahasim me atë konvencional në lidhje me biodiversitetin”. Referuar nga Prof.Ass.Dr.Enver Isufi.
Data 21.11.2012
SNV organizoi në Hotel Tirana një takim për bimën e mollës. Këtu u diskutua mbi kultivarët e rinj të mollës që janë mbjellë dhe të tjerë që po shumohen në fidanishtet që mbështen nga SNV. Referatin kryesor mbi mollën e mbajti eksperti i pemtarisë z. Hafuz Domi. Veprimtaria u zhvillua në bashkëpunim me shoqatën ADAD. Pjesmarës në takim ishin specialitë, prodhues të fidanave dhe të frutave të mollës. Të ftuar në takim ishin edhe specialistët e ibb-s Enver Isufi dhe Veis Selami
Data 17.11.2012
Në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit mes shoqatave të fermerëve dhe rritjes së veprimtarisë së gruas në jetën prodhuese dhe sociale, Fondacioni “Agrinet “ Dega Elbasan me një grup zonjash, organizoi një vizitë në Institutin e Bujqësisë Biologjike , Durrës. Në takim u mbajt tema mbi veprimtarinë e Institutit dhe mundësia e integrimit të grave në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bio. U fol mbi mundësinë e zgjerimit të guzhinës bio në familjet fermere. Disa gra fermere u interesuan për teknikat e prodhimit bio. U mendua që të filloj prodhimi i vezëve bio në pulari të vogla. Grupi i grave u shoqëruan nga ekspertët e Agrinet Z. Andon Rrapokushi dhe Këshilltari agronomi Dritan Kolleshi
Programi i mbledhjes:
1. Prezantimi i veprimtarive te kryera si 9-mujor.
2. Prezantimi i gjendjes financiare te IBB-se.
3. Plani i veprimtarive te planifikuara për vitin 2011.
4. Diskutimi i draftit te rregullores se brendshme te IBB-se.
U vendos, qe mbledhja e radhës, e treta për këtë vit, te zhvillohet ne Dhjetor 2010.
Objekti kryesor i mbledhjes se ardhshme do te jete:
1. Miratimi i veprimtarive dhe i buxhetit për vitin 2011.
2. Miratimi i rregullores se brendshme te IBB-se.
3. Strategjia për te fituar projekte për te siguruar qëndrueshmërinë e IBB-se.
Nën drejtimin e ekspertit të Institutit Kërkimor për Bujqësinë Organike (FiBL) ne Zvicër, z. Andi Haeseli, stafi i IBB organizoi një panel testimi.
Në këtë panel u demonstruan edhe disa metoda të reja (matja e diametrit të frutave, matja e fortësisë së frutave me një aparat special, matja e përmbajtjes së sheqerit dhe e amidonit, etj.). Këto metoda na ndihmojnë në dy drejtime:
a) ne parashikimin e reagimit te konsumatorëve ndaj kultivarëve të mollës,
b) ne përcaktimin e kohës së vjeljes për varietetet e konsumit të freskët dhe
për ata, qe do te ruhen në frigorifer.
Katër ekspertë shqiptarë u ftuan në Bruksel për të marrë mesazhin e mbështetjes së bujqësisë biologjike.
Në këto ditë 6 vende të Ballkanit dhe Islanda u ftuan për t’u njohur me politikat e Këshillit të Evropës për bujqësinë biologjike si dhe me rrugët për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Bosnja-Hercegovina) në këtë sektor. Nga secili vend u ftuan nga 4 specialistë.
Nga Shqipëria morën pjesë kolegët: Ardian Maçi (President i shoqatës “BioAdria”, Enver Isufi (Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Bujqësisë Biologjike, Durrës, Lavdosh Ferrunaj (Drejtor i Shoqatës se Bujqësisë Organike)
U zhvillua në zyrat e IBB mbledhja e radhës e Bordit Drejtues të IBB.
Ne këtë mbledhje morën pjese:
1. Anëtarët e Bordit: Ardian Maçi (kryetar), Martin Lichtenhahn (anëtar) dhe Festim Shytaj (anëtar).
2. Nga stafi i IBB: Enver Isufi, Veis Selami, Florenc Kutrolli, Luljeta Seferasi dhe Ermira Kthupi Hoxha.
Mbledhja pati këtë plan diskutimi:
1. Raporti mbi veprimtarinë e IBB për vitin 2010 dhe plani i veprimtarive për vitin 2011 (prezantoi Enver Isufi, Drejtor Ekzekutiv).
2. Gjendja financiare e vitit 2010 dhe parashikimi për vitin 2011 (prezantoi Luljeta Seferasi, Eksperte e Financës).
3. Miratimi i Rregullores së Brendshme të IBB.
4. Diskutime, propozime, vendime.
5. Mbledhja e ardhshme u planifikua te zhvillohet në muajt maj ose qershor 2011.