

global $options; foreach ($options as $value) { if (get_settings( $value['id'] ) === FALSE) { $$value['id'] = $value['std']; } else { $$value['id'] = get_settings( $value['id'] ); } } ?>
15th June, 2013
Grupet e fermerëve që mbështen nga Fondacioni IADK, një fondacion që mbështet prodhuesit e produkteve bujqësore,blegtorale dhe përpunimin e tyre.
Instituti Bujqësisë Biologjike ka një marëveshje bashkëpunimi me fondacionin IADK për shkëmbimin e përvojave praktike dhe shkencore mes dy institucioneve.
Në muajin Maj një grup i prodhuesëve të perimeve të sistemit të Integruar vizituan ferma shqiptare nga zonat Durrës dhe Lushnja,Kavajë.
Prodhuesit u njohën me praktikat e prodhimit të perimeve në serra dhe mundësia e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me teknologjitë,farërat e fidanat, marketingun etj
Në muajin Qërshor erdhi për vizitë pune grupi i fermerëve prodhues të frutave siapas sistemit të bujqësisë së Integruar.Ishim16 persona dhe vizituan blloqe mollësh, fidanishte të mollës , blloqe kumbullash dhe vreshti në rrethet Durrës, dhe Kavajë.
U vizituan qendrat e prognozimit të krimbit dhe kromës së mollës të kumbullës dhe tenjës së rrushit që drejtohen nga Instituti Bujqëisë Biologjike në Durrës.Fermerët nga kolegët kosovarë vizituan edhe Institutin dhe koleksionin e e mollëve dhe hardhive rezistente nga sëmundjet kryesore që ndodhen në fshatin Fllakë
Ditët e vizitave u përcollën me plot kënaqësi profesionale ,shkencore dhe vëllazërore.
Fermerët dhe specialistët përfituan shumë nga njeri tjetri dhe u gjetën edhe disa pika bashkëpunimi sidomos mbi praktikat moderne të prognozë –sinjalizimit dhe të shkëmbimit të materialit biologjik për kultivarët rezistent ndaj sëmundjeve kryesore në mollë dhe hardhi.
Emisioni “Drejtperdrejt” ku i ftuar mbi bujqesine Biologjike ishte Dr. Prof. Ass. Enver Isufi
Bujqësia Biologjike në Shqipëri dhe pritëshmeria për vitin 2013
( Përshkrim në Dhjetor, 2012) Enver Isufi, ibb, Durrës
(Bujqësia Biologjike si term është i barazvlefshëm me Bujqësi Organike dhe Bujqësi Ekologjike )
Ngjarjet më të rëndësishme në historikun e shkurtër të Bujqësisë bio në Shqipëri rreshtohen si më poshtë:
Ku është shtrirë Bujqësia Biologjike në Shqipëri dhe çfare produktesh prodhohen ?
Fermat bio më shumë janë shtrirë në rrethet pranë tregut të madh si Tirana, Durrësi, Vlora, Lushnja dhe Shkodra. Produktet kryesore që prodhohen janë perimet, rrushi për tavolinë dhe vaji ullirit, erëzat e freskëta, bimët mjeksore, gështenjat dhe këpurdhat e pyllit. Shumica e fermave bio janë anëtare të shoqatës së bujqësisë biologjike „BioAdria“
Sot në mënyrë organike menaxhohem 250 ferma, por vetëm gjysma e tyre janë më shumë aktive në treg.
Po përpunimi i produkteve bio?
Janë çerifikuar dy kantina vere dhe kater fabrika vaji të cilat prodhojnë verë dhe vaj ulliri biologjik.
Si është Organizuar tregu bio në Shqipëri ?
Janë tre deri ne katër pika shitje të produkteve biologjike, por kanë probleme të infrastruktures, grumbullimit dhe furnizimit sistematik dhe vazhdimsisë dhe llojshmërisë gjithëvjetore të tregut, ndonese kërkesat e tregut janë të paktën 10 herë më të mëdha se sa ne ofrojme ato në treg.
Si është situata e eksportit të produkteve bio në Shqipëri ?
Eksportohen disa produkte si vaji ullirit, erëzat e freskëta, gështenjat. Shqipëria është eksportuesi më i madh i erëzave të fresktëta në Ballkan, janë 6 ha serra të mbjella me rreth 20 specie nga erëzat e freskëta.
I blenë prej 15 vitesh tregu zviceran. Cilësia e produkteve tona janë të larta, por sasia ende e vogël po bëhet pengesë për eksporte me volume të mëdha.
Cili është objektivi i bujqësisë bio në Shqipëri ?
Qeveria Shqiptare këto vitet e fundit ka mbështetur konkretisht bujqëinë biologjike, por është ende larg objektivit të marë i cili është që deri në fund të vitit 2013 të ishte 5% e sipërfaqes bujqësore të menaxhohet me bujqësi biologjike. Ajo sot është nën 1% të sipërfaqes totale bujqësore.
Si paraqitet sot Bujqësia bio në Botë ?
Sot menaxhohet si bujqësi biologjike 37 Milion hekatar.
Në vende të ndryshme bujqësia bio zënë nga 3-25 % të sipërfaqes totale të bujqësisë bio.
Kërkesat e tregut bio sot në botë rritet 25 % çdo vit.
Dhjetë vendet më të vogla janë në majë të prodhimit biologjike, si Austria, Zvicra, Suedia, Italia Jugut, Izmiri Turqisë etj ku bujqësia bio zë përqindje të lart. Kjo thjeshtë si reagim ndaj tregëtisë së hapur në luftën e fermerëve për mbijetesë dhe nga kërkesat në rritje për pastërtinë e mjedisit, ku bujqësia bio është një shanc më shumë.
Si paraqitet zhvillimi bujqësisë biologjike në rajonin e Ballkanit?
Tab.1
Vendet | Toka totale bujqësore | Sipërfaqja menaxhuar bio | % e sipërfaqes menaxhuar si bujqësi biologjike prodhimi |
Shqipëria |
700.000 |
3500 |
0,5 |
B/Hercekovina |
1.099.000 |
681 |
00,6 |
Kroacia |
957.000 |
32035 |
3.3 |
Maqedonia |
455.000 |
35164 |
7.7 |
Mali Zi |
189.000 |
3561 |
1.9 |
Serbia |
3.596.000 |
11000 |
0,3 |
Kosova |
? |
5 |
? |
Table 2: Prodhimi I Brendshem Bruto (PBP) per njeri
(PBP) |
(PBP) ne € (2011) |
Kontributi Bujqesor ne PBP |
Albania |
5,460 |
20.40 |
Bosnia and Herzegovina |
5,740 |
8.30 |
Croatia |
12,880 |
5.10 |
FYR Macedonia |
7,350 |
11.10 |
Kosovo |
4,550 |
12.90 |
Montenegro |
7,560 |
11.00 |
Serbia |
7,560 |
11.00 |
Të dhënat e tabelave të mësipërme 1 dhe 2 autori studimit Dr. Martin MAUTNER MARKHOF i ka marë nga burimi (Source: CIA The World Factbook )
Ajo që mund të thuhet është fakti që në Shqipëri bujqësia kontribon në GDP mesatarisht mbi dyfishin që kontribojnë vendet e tjera ballkanike ne GDP përkatëse dhe për pasojë pritëshmëria e kontributit në bujqësinë biologjike nga bujqësia shqiptare duhet të jetë më e lartë se deri më sot.
Cilat do të ishin disa nga problemet që duhej të shtroheshin për zgjidhje gjatë vitit 2013 ?
Prof.Ass.Dr. Enver Isufi
Instituti Bujqësisë Biologjike, Durrës (www.ibb.al)
KOMUNIKATE PER SHTYP
Tiranë, 28 Qershor 2012
Çertifikimi organik nga Albinspekt i njohur nga Bashkimi Europian
Albinspekt është trupa e parë shqiptare e listuar nga Bashkimi Europian
në Listën e Trupave inspektuese dhe çertifikuese të njohura nga BE
Albinspekt njofton arritjen e tij të radhës si Trupa e parë shqiptare e njohur nga
Bashkimi Europian për të kryer inspektimin dhe çertifikimin e produkteve organike sipas standarteve ndërkombëtare të BE-së. Albinspekt operon në rajon që prej vitit 2006 dhe sot është lideri kombëtar për Çertifikim Bio të produkteve shqiptare për tregun evropian e më gjerë. Falë stafit të tij tepër të specializuar dhe përpjekjeve të vazhdueshme, kjo trupë është përfshirë në publikimin e parë të ‘Listës së trupave të kontrollit që njihen nga Bashkimi Evropian për të zbatuar masat e kontrollit sipas kërkesave të standartit ekuivalent me Rregulloren e BE-së për bujqësinë organike. Kjo listë përfshin rreth 30 trupa çertifikimi nga e gjithë bota, ndërkohë që numri i aplikimeve për tu përfshirë në të ishte mbi 70 aplikime.
Albinspekt është njohur për të ushtruar aktivitetin e tij në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëpërmjet kësaj njohjeje të gjitha kompanitë e çertifikuara nga Albinspekt në bazë të standarteve ekuivalente, mund ti eksportojnë produktet e tyre në vendet e Bashkimit Europian pa nevojën për të pasur një çertifikatë eksporti, që prej 1 Korrik 2012. Këto produkte, në bazë njohjes së përbashkët të SHBA-së dhe BE-së, mund të tregtohen si organike dhe në SHBA dhe Kanada pa nevojën e një çertifikimi shtesë për standartin amerikan për bujqësinë organike-NOP.
Rreth Albinspekt:
Albinspekt është Trupa e vetme shqiptare që ofron shërbime çertifikimi për standartet organike me destinacion tregjet evropiane dhe amerikane.
Kjo trupë si një OJF vepron dhe ofron shërbimet e saj në Shqipëri dhe Kosovë, prej disa vitesh tashmë. Trupa gëzon një ekip tepër të specializuar inspektorësh që janë njohur ndërkombëtarisht. Duke qenë pjesë e platformës ndërkombëtare të inspektorëve, ata I mundësojnë Albinspekt-it shkëmbimin e ekspertizës për të mbuluar një gamë të gjerë shërbimesh çertifikimi. Gjithashtu, Albinspekt është përfaqësues i Trupave të kontrollit lider në Zvicër, Austri dhe Gjermani. Ky përfaqësim i mundëson Albinspekt-it të ofrojë një gamë të gjerë çertifikimi sipas standardeve të sigurisë ushqimore evropiane si Global Gap, NOP, Bio Suisse, familja ISO 9000. Duke qenë anëtar me të drejta të plota në organizatën më të madhe ndërkombëtare të Lëvizjes organike në botë IFOAM, Albinspekt përfaqëson denjësisht strukturat kontrolluese shqiptare në nivel ndërkombëtar.
Nëpërmjet akreditimit ndërkombëtar marrë nga institucioni shtetëror prestigjioz Dakks, Gjermani, çertifikata e produkteve lëshuar nga Albinspekt njihet në mbarë botën.
Për më tepër informacion ju lutem kontaktoni:
Albinspekt
Adresa: Sheshi Hari Trumen’, Nd.1, Hy.25, Ap.10, 1016 Tiranë, Shqipëri
Tel / Fax: + 355 4 223 8554
Cel: + 355 68 20 62 262
E-mail: [email protected]
Web: www.albinspekt.com
19/09/2012
Produktet ushqimore nga bujqësia organike – dmth me përdorimin e vetëm përbërësit natyral, pa ngjyra sintetike dhe aditivë ose përbërësit që rrjedhin nga OMGJ – kanë shumë më pak pesticide se ato tradicionale, por ato jane më shumë ushqyesve. Të paktën sipas hulumtimit të fundit, botuar në Annais e Mjekësisë të Brendshme, e udhëhequr nga Dena Bravata i Stanford University, Kaliforni. “Midis organike dhe konvencionale nuk ka dallim, nëse marrim parasysh efektet shëndetësore”, thotë studiuesi. Kështu që çdo gjë na kanë thënë deri këtu në lidhje me “ushqim organik”, me sa duket, është e gjitha false. “Asnjë vitaminë apo më shumë përqëndrime të larta të proteinave,” ajo gjithmonë lexon raportin e Kolegjit Amerikan. avantazhet e produkteve organike, kur krahasohen me ato tradicionale, jane: rreziku i ndotjes nga pesticidet është reduktuar me 30 për qind. Por prania e baktereve, megjithatë, është e barabartë në të dy kategoritë, mikrobet që gjenden në pula bio pak të prekura nga fenomeni i rezistencës antibiotik. Një nga rregullat e vërejtura në bujqësinë organike, në fakt, është shumë e kufizuar përdorimi i kësaj klase te barnave. Në fakt, rezultatet e të ngjashme tashmë jane arritur edhe nga hetimet në Evropë. Në vitin 2009, Agjencia e Standardeve të Ushqimit studimi i gjuhës angleze, për shembull, nuk kanë regjistruar ndonjë përfitim nga pikëpamja ushqyese e parë, me përjashtim për një prani më të madhe të fosforit në prodhimet organike. Duke marrë parasysh, megjithatë, se trupi i njeriut kurrë nuk ka praktikisht një mungesë të fosforit zgjatur gjate jetës se një personi, “nga pikëpamja klinike ky rezultat ka asnjë vlerë”, sipas studimit të Universitetit Amerikan.
Dhe hulumtuesit në Kaliforni, për të siguruar një bazë statistikore për studimet e tyre të rëndësishme shkencore e kanë konsideruar edhe 237 studimeve të kryera në vitet e kaluara dhe gjeti, me kusht që efektet e dobishme të ushqimeve organike në shëndetin e njeriut nuk mund të demonstrohet. E mjaftueshme, megjithatë, se një grup i fëmijëve të vendosur nën hetim për pesë ditë duke ndjekur një dietë organike zhduku pothuajse tërësisht mbetjeve të pesticideve në urinë e tyre.
Mendime të ndryshme. Në fakt, studimet e lidhura me ushqimin rritur sipas diktatit biologjike janë shumë kontradiktore me njëri-tjetrin. Një studim i botuar në qershor pesë vjet më parë, për shembull, nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë Davis, theksoi se si ushqime organike janë me më shumë kalori dhe te pasur me antioksidantë, si dhe përmbajnë substanca toksike më pak. Hulumtimi, në veçanti, ka pasur matur përqendrimin e flavonoids (antioksidantë) në domate organike ose jo, të mbledhura në mes të 1994 dhe 2004, më shumë se dhjetë vjet në një studim krahasimin e sistemeve të ndryshme prodhues. Dhe në këtë rast
Epërsia biologjike kishte dalë pa ndonjë pro dhe kunder. Mesatarisht, domate organike kishin 97 për qind më shumë kaempferol, Quercetin 79 për qind më shumë dhe 31 për qind më shumë se naringin. Por jo vetëm, cilësia bio rritet me kalimin e kohës, si produktet e saj. Ne mbështetje te kësaj teze, në vitet e fundit, studime të tjera, të gjitha botuar, tregoi se pjeshkët, mollët dhe kiwi organike kane një qëndrueshmëri të madhe te ushqyesve më shumë dhe antioksidantë të tilla si sheqerna, vitaminë C, carotene beta dhe polyphenols. Të gjitha konfirmohet nga Instituti i Kërkimeve Kombëtare për Ushqimin dhe Ushqyerjen në vitin 2002 i cili gjeti se superioriteti ushqyes të pjeshkë, dardhes, kumbulles dhe portokall organik. Problemi, në vend, është i lidhur me shpërndarjen e ushqimit organik. Në biznes të përditshme, nga njëra anë janë transportit dhe magazinimit dhe ulje të tjera në tregjet, me manipulimin konsekuent. Produktet organike, në thelb, ka të ngjarë më shumë se ato tradicionale të ndryshohen në zinxhirin që sjell mallra në tryezat tona. Jo për të përmendur se fruta, perime dhe mish të prodhuara dhe të kultivuar me metoda natyrale jane më te shtrenjtë. Arsyeja kryesore është e lidhur me teknikat e prodhimit: Kultivimi pa ndihmën e kimikateve në një kosto, në fakt, më të larta. Çmimet variojnë nga 10 deri në 100% më shumë, mesatarisht, per ushqime organike duhet të paguajë rreth 30% më shumë. Megjithatë organike është e gjitha bujë dhe nuk mund të dëgjojnë krizën. Shitje, në mbarë botën, duke prekur 45000000000 € në vit, nga të cilat 1,5 vetëm në Itali. Ndërsa konsumi ushqimit janë ne gjendje te njejte, ai bio ka rritje. Numri i përgjithshëm i operatorëve në Itali është 48 mijë e 269 të punësuar në fund të vitit 2011, një rritje prej 1, 3% gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të fundit të ofruara nga organet e kontrollit (CBS). “Tregu organik vazhdon të rritet në Itali – tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit, Mario Catania – dhe është një nga sektorët e ushqimit tonë e cila gëzon shëndet të mirë, besimi i konsumatorit në drejtim të faktit biologjik vazhdon të shpërblejë cilësinë dhe masat mbrojtëse mjedisore që ka kjo metodë e prodhimit. “