
Rrjeti Zh. R. Sh
8th March, 2013
Krijohet Rrjeti Zhvillimit Rural Shqiptar (Rr.ZH.R.SH )
Me datën 29 Dhjetor 2012 me inisiativën e disa shoqatave jo qeveritare u themelua Rrjeti Zhvillimit Rural Shqiptar. Qellimi i ngritjes së këtij rrjeti është të kontribojë në zhvillimin e zonave rurale si në fushën e bujqësisë, blegtorise, pylltarisë dhe agroturizmit. Grupi inisiator nën drejtimin e Prof.Ass. Alban Ibraliu, petagog ne UB dhe ekspert i mjedisit dhe biodiversitetit i cili ishte dhe inisiatori i krijimit të kësaj ideje. Janë të lutura edhe shoqata të tjera serioze që kanë kapacitete të kontribojnë në këtë lëvizje . Kërkesa për anëtarsim mund të dërgohet në adresën e Prof. Ass. Alban Ibraliu ( “alzhama”[email protected]) i cili kërkesën e shtron në grupin inisiator dhe pasi miratohet shoqata informohet si anëtare e Rrjetit. Lipset një profil i shkurtër i shoqatës kandidate.
E Shtunë 05.01.2013
Takimi II i Rrjetit të Zhvillimit Rural Shqiptar
Përfaqësuesit e shoqatave partnere që tashmë i kanë dhëne jetë rrjetit më të ri zhvilluan takimin e dytë i cili u fokusua tek prioritetet e projektit të mundëshëm si dhe në formën e organizimit të një rrjeti serioz dhe afatgjatë.
U analizuan dokumentat bazë të projektit dhe u qartësuan partnerët për plotësimin e tyre, konform kërkesave të donatorëve të mundëshëm.
Diskutimet konstruktive mes përfaqësuesëve të shoqatave partnere i hapën rrugën hartimit të një projekti me një titull të madh, brenda të cilit do zhvillohen dhjetra veprimtari sipas fushave kryesore që do bëjnë të mundur zbatimin e tij në nivel ferme dhe në çdo njësi tjetër prodhimi, përpunimi, sociale, demonstrative, kërkimi në fermë, promovimesh etj.
Takimi u drejtua nga kordinatori Rrjetit Zh.R.Sh, z.Prof.Ass.Dr.Alban Ibraliu