Rrjeti Bio Ballkanik (BON)

2nd March, 2013

    Sarajevë  

    26 Shkurt – 01 Mars 2013

     Në  qytetin e Sarajevës, kryeqyteti  i Bosnje -Hercegovinës  u zhvillua takimi   operatorëve nga Ballkani që merren me bujqësinë biologjike/organike/ekologjike

    Takimi u organizua  dhe u financua  nga SWG /RRD (Standing  Working Group for  Regional Rural Development)

    Pjesmarrës  nga Shqipëria:  Znj. Merita  Petushi nga MBUMK dhe Z. Enver Isufi, Instituti Bujqësisë Biologjike, përfaqësues i (OJQ-ve) dhe anëtarë  i rrjetit BON(Ballkan Organic Network ) 

    Programi  i takimit

    Takimi pati si objekt diskutimin e tre problemeve te mëposhtme.

    1. Promovimi i bujqësisë biologjike në vendet Ballkanike dhe  mes rajonit të Ballkanit. (Në grupin e punës ekspertë  nga: Maqedonia, Serbia, Mali Zi)
    2. Harmonizimi i ligjeve të bujqësisë biologjike të vendeve ballkanike  me Regulloret e reja të Komunitetit Europian. Kapërcimi barrierave ligjore për eksportin mes vendeve ballkanike. Në grupin e punës ekspertë nga: Kroacia, Bullgaria, Bosnja /Hercegovina.
    3. Nxitja e  marketingut  të produkteve biologjike mes vendeve ballkanike dhe mes rajonit të Ballkanit dhe tregut të vendeve të tjera të Europës  perendimore. Në grupin e punës ekspertë  nga: Shqipëria, Maqedonia ,Kosova.

    Pas diskutimeve u hartua edhe skeleti i një projekti të ardhshëm mbi të cilët do punojnë grupet  e punës përkatëse.

    Pasi këto çeshtje të  marrin një formë  do të  diskutohen në një takim tjetër që mendohet  të zhvillohet në muajin Qërshor në IAM Bari, Itali. Pas këtij takimi mendohet se projekti  do të jetë gati për aplikim. Mendohet që projekti  i ardhshëm të ketë të integruara të tre çeshtjet e mësipërme.

    Në këto ditë  grupi i punës  së  Shqipërisë  duhet të punpojë  në dy drejtime:

    Përafrimi  i ligjit të bujqësisë biologjike i cili është ende si draft. Grupi i punës i angazhuar për përmiresimine ligjit duhet të aktivizohet sa më shpejt  që  është  e mundur   dhe drafti duhet të shikohet  edhe nga grupi i punës së SWG,i cili do ti shikojë të gjitha ligjet  e Ballkanit për bujqësinë biologjike në  krahasim me Rregulloret  në fuqi te BE-s

    Gjithashtu me operatorët e marketingut duhet përgatitet  problematika shqiptare për tregëtimin  e produkteve biologjike brenda Ballkanit  dhe  në tregun e BE-s

    Në takim munguan specialistët nga Kosova.

    Moderatorja  e takimit  Znj. Irena  argumentoi  se megjithe përpjekjet e bëra  për të marrë viza  për kolegët nga Kosova nuk u arrit  të mereshin me pretekstin që koha ishte  e shkurtër.  Irena paraqiti shqetësim për mungesën e specialistëve nga Kosova.

    Takime të ardhëshme :

    Në takim nga pjesmarrësit  u prezantuan  veprimtaritë që do zhvillohen

    1. Kroacia do zhvillojë  një Panair  për produktet biologjike (ndoshta  nga muaji Shtator)
    2. Mali i Zi nga mesi muajit Prill do  zhvillojë një Panair me produktet biologjike  si  dhe konferencë për bujqësinë biologjike.
    3. Takimi tretë  siç e thamë më sipër do të zhvillohet në  IAM, Bari, Itali (ndoshta në Qërshor, 2013)
        

    Subotica

    30 Tetor – 02 Nëntor 2012

    Në  Subotica të Sërbisë  nga  shoqata bujqësisë  Biolologjike “TERRAS” u zhvillua  një  aktivitet   me tre  objektiva  kryesore:

    1.Forcimi  i rrjetit  Ballkanik të bujqësisë  biologjike

    2.Panairi  i produkteve  Bio

    3.Mbledhja e Asamblesë  së  Rrjetit Ballkanik të Bujqësisë Bio (BON)

    Në  këtë  veprimtari morën pjesë  aktorët  e  bujqësisë biologjike në Ballkan si dhe nga  një përfaqësues  nga Ministritë  e Bujqësisë  së  vendeve  Ballkanike.

    Veprimtaria u zhvillua me  mbështetjen e GiZ dhe  si agjensi zbatimi ishte SËG.

    Në  këtë  veprimtari  u theksua  mundësia e  thellimit të  bashkëpunimit mes vendeve  ballkanike, mes të  gjitha  hallkave  kryesore  mes  prodhuesëve,  tregtarëve, shkencëtarëve,  këshilltarëve,  trupave  të  çertifikimit , dhe  qeverive  përkatëse në  fushën e bujqësisë  biologjike.

    Në  këtë  veprimtari  mori  pjesë  Merita  Petushi, Drejtoreshë  e sektorit te Prodhimit Bujqësor pranë  Ministrisë  së  Bujqësisë dhe Enver Isufi, drejtor  i Institutit të Bujqësisë  Biologjike  në Durrës.

    Morën pjesë  edhe  dy kolegë  nga  Kosova,  që  punojnë  në  fondacionin IADK, Mitrovicë  (Shikoni fotot  në ëeb)

    Zonja  M.Petushi  dhe E.Isufi mbajtën edhe  referime  në këtë takim.

    Referimet i bënin jehonë përvojës  shqiptare  në bujqësinë bio dhe  masat që ka marë dhe  po merr Qeveria në mbështetje  të bujqësisë  biologjike.

    Shënim:

    Në  muajin Nëntor  në Shqipëri vjen një ekspert nga Austria  për  të studiuar tegun bio   në Shqipëri dhe si  mundet  ai  të integrohet me tregun  Ballkanik Bio.

        

     

    Sarajevė

    13-14  Mars 2012

    Kongresi  Nderkombetar i  Bujqėsisė  Biologjike. Nė  takim  morėn  pjesė    tė  gjithė   aktorėt    ballkanik  qė  merėn me  bujqėsinė  biologjike. 1.Shqipėria 2.  Bosnje-Hercegovinė, 3.Maqedoni, 4.Serbi,5.Kroaci, 6.Turqi,7.Mali Zi,  etj  operator  jasht Ballkanit. Nė  ditėn e parė  u bėnė  referime  mbi  gjendjen aktuale tė  bujqėsinė  biologjike  tė  Ballkanit  dhe bashkėpunimi  pėr projekte  tė  pėrbashkėta. Prezantimi  mbi gjendjen   e  Bujqėsisė  Biologjike  nė  Shqipėri   u paraqet  nga z. Enver Isufi.

    Nė  ditėn dytė  u  diskutua  mbi  mundėsinė  e   bashkepunimit  nė  zbatimin e  projekteve. Kete  dite  u mbajt  edhe  mbledhja  e  Bordit  te  Rrjetit te Bujqesise  Organike (BON)  (Ballkan  Organic  Network), ku  nje  anetar bordi  eshte edhe  nga  ibb, Durres.

      

     

     Herceg Novi

     15-18 Nëntor 2011

    Takimi  rrjetit të  bujqësisë  biologjike  në Malin e Zi (Herceg – Novi)

    Në  takim morën pjesë  disa institucione  jo qeveritare  dhe  përfaqësues  nga  Ministritë  e  Bujqësisë  së vendeve  Ballkanike  si Shqipëria,Bosnja -Hercegovina,Serbia, Maqedonia, Kosova,  Mali  i Zi.Në takim  çdo vend  balkanik  prezantoi   situatën e bujqësisë biologjike  dhe mundësitë  e  bashkëpunimit  mes  vendeve    të  rajonit.  Z.Enver Isufi mbajti prezantiomin “Situata  e  bujqësisë  biologjike në  Shqipëri  dhe  prirjet  e  saj  europiane”  Në  seminar  morëm pjesë  rreth 35  persona.Takimi u  organizua  nga  organizata  maqedonese SWG    e  financuar  nga  giz )Gjermani)Zyra  giz  në  Tiranë  e  përfaqësuar  në  takim nga z-sha Anila Lipe  dha  shpresa  mbështetje  për  rajonin edhe  në  veprimtari  të  tjera   të  këtij  lloji e sidomos  për  projekte  të  përbashkëta.Në fund  të  takimit  u  hartuan  përfundimet e seminarit , të  cilat  do tu  shperndahen  elektronikisht  disa institucioneve  me  rëndësi  për  mbështetjen e bujqësisë  biologjike.

     

          

     

    Shkup

    01-03  Shtator 2011

    Zhvillohet  takimi    i  dytë  i  rrjetit  bujqësisë  organike  ballkanike (BON). Takimi  u organizua  ne  Shkup, Maqedoni. Në  qëndër  të  takimit  ishte  miratimi  i statutit  dhe  i   funksionimit  të  rrjetit  dhe  organizimi   e  funksionimi  i  rrjetin  në  të  ardhmen. Statuti  pas   vrejtjeve që  do  vazhdojnë  edhe  këtë  javë    do  të  mori  formën e plotë. Në  fund  të  takimit  u  miratuan edhe  institucionet    e  çdo  vendi  që  do  përfaqësojnë  rrjetin ballkanik BON (Ballkan Organic Network) Për  Shqipërinë  institucioni  përfaqësues    do  të  jetë  Instituti i Bujqësisë  Biologjike  (ibb)

    Takimi  nuk  u  finacua, por  secili  përfaqësues  erdhi  ne  takim  me  shpenzimet  e  veta.Takimi  parë  u  finacuan  nga  zyrat TASCO  të  çdo  vendi  ballkanik.

       

     

    Bosnje Hercegovine

    07-08  Korrik 2011

    Ngrihet  rrjeti  Ballkanik  për  Bujqësinë  Biologjike

    Në  data  07 dhe  08  Korrik  në  Bosnje –  Hercegovinë  (qyteti Novi Travnik) u  organizua  takimi    me personat  e  përfshirë  në  bujqësinë  biologjike  me  synimin për  të  formalizuar  inisiativën e  krijimit  të  rrjetit  të  Bujqësisë  Biologjike  Ballkanike. Kjo inisiative  nisi  në  takimin  e  Brukselit (Parlamentin Europian dhe  në  Komisionin Europian  17-21  Janar, 2011)

    Në  këtë rrjet  tashmë  bëjnë  pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali Zi, Kosova,  dhe Bosnje – Hercegovina. Në seminar  u  mbajtën edhe  prezantime    mbi  nevojën e  rrjetit  dhe  bazat  teorike  dhe  legale  të  funksionimit  të  tij. Cdo  vit  për  bujqësinë  bio  do organizohen veprimtari  me  sistem  qarkullimi mbledhjesh;  një  vit  në  një  shtet  dhe vitet e  tjera  në  shtetet  e  tjera. Ky  organizim  do  kompaktësojë  bashkëpunimin dhe  shkëmbimin e informacionit  mes vendeve  ballkanike  për   fushat  si  kërkimi  e  këshillimi, prodhimi  bio,   marketingu  dhe  çertifikimi.

    Shënim: Dy  speciualistë  të  ftuar  nga  Kosova  nuk erdhën sepse  nuk  kishin viza per  pjesën Sërbe  të  Bosnjës  ku  u  zhvillua  takimi. U mendua  që  takimet  e  tjera  të  zhvillohen  në  vende  ku  nuk ka  probleme  të  tilla