Instituti

14th May, 2011

Instituti Bujqësisë Biologjike ofron këto shërbime:


1. Rezultatet e kërkimeve në fermë realizuar nga Instituti

2. Këshillime për operatorët e bujqësisë bio dhe të integruar

3. Trajnime të specialistëve të bujqësisë dhe fermerëve.

4. Zbatim projektesh ofruar nga donatore të ndryshëm.

5. Botime në fushën e bujqësisë së qëndrueshme.

6. Prognozë – sinjalizimin për sëmundjet dhe dëmtuesit kryesor të bujqësisë.

Sipas grupeve të interesit shërbimet e ofruara përshkruhen si më poshtë:

1. Fermerëve bio të organizuar në shoqata, grupe fermerësh ose kooperativa prodhimi u ofrojmë:

rezultatet e kërkimeve, këshillime për praktikat e bujqësisë bio (organike, ekologjike) më formë individuale, me grupe fermerësh, ose në nivel kooperativash prodhimi.

Ofrojmë trajnime me të njëjtat metoda si më sipër.

2. Shërbimit Këshillimor Publik i ofrojmë:

- Demonstrimin e rezultateve të kërkimit për rrjetin e shërbimit këshillimor publik.

- Trajnime për praktikat e prodhimit të produkteve biologjike dhe praktikat e certifikimit te tyre.

- Botim literature , udhëzues praktik për bujqësinë bio,

- Prognozën dhe sinjalizimin për sëmundjet dhe dëmtuesit e bimëve bujqësore nëpërmjet medias elektronike dhe botimeve.

- Shërbimin për përgatitjen e vjetarit statistikor për bujqësinë bio në Shqipëri.

- Konsulencë teknike për politikat bujqësore që mund të kërkojë Ministria e BUMK.

- Institucioneve shkencore si QTTB-ve u ofrojmë bashkëpunim në kryerjen e studimeve të përbashkëta në fushën e bujqësisë bio.

- Asistencë teknike për ngritjen e sistemit të prodhimit, etiketimit dhe certifikimit të produkteve të Bujqësisë së Integruar në kuadrin e bujqësisë së qëndrueshme.

- Ngritjen e grupit të fermerëve, bashkësive dhe kooperativave të prodhimit.

3. Fermerëve të mëdhenj individuale të vendit ose të huaj, përpunuesve dhe tregtarëve të inputeve u ofrojmë:

Këshillime dhe asistence gjithëvjetore për prodhimin e perimeve, frutave, ullirit, agrumeve bimëve mjekësore për përpunimin e vajit të ullirit ose verës bio, djathit, mishit, mjaltit bio si dhe prognozë-sinjalizimin në mbrojtjen e bimëve, testimin e inputeve dhe teknikave të tjera të prodhimit, etj.

4. Agjensive të zhvillimit që operojnë në fushën e bujqësisë së qëndrueshme (SDC, Kooperimi Italian, PNUD (GEF), GTZ, SNV, USAID, Kooperimi spanjoll, kooperimi Turk etj).

Instituti është në gjendje të zbatojë projekte të cilat këto agjensi kanë vendosur të zbatojnë në Shqipëri në fushën e bujqësisë së qëndrueshme e sidomos për prodhimin e produkteve bio, (organike, ekologjike) Me shumicën e këtyre agjencive Instituti ka kryer ose vazhdon të kryeje projekte të përbashkëta.

5. Universitetit Bujqësor te Tiranes i ofrojmë:

- Si deri më sot udhëheqje shkencore për studentët ose doktorantët që dëshirojnë të thellohen në bujqësinë biologjike, ofrojmë demonstrimet fushore dhe praktika mësimore, etj.

- Mësimdhënie në fakultetet e universitetit siç kemi bërë deri më sot. Përgatisim për studentët dhe laboratorët koleksione insektesh dhe sëmundjesh të ekosistemeve bujqësore.

6. Ministrive (Ministria e Mjedisit) ose pushtetit vendor u ofrojmë:

Studime dhe zbatojmë projekte në mbrojtjen e mjedisit, liqeneve, burimeve të ujit të pijshëm duke zbatuar përreth këtyre objekteve një bujqësi bio ose të integruar për të shmangur ndotjet kimike.

7. Shkollave te mesme me profil bujqësor u ofrojmë:

Programe për pasurimin e kurikulave, demonstrime, leksione, praktika mësimore, botime dhe koleksione për insektet dhe sëmundjet në bujqësi.

8. Institucioneve jashtë vendit

Instituti i Bujqësisë Biologjike në Zvicër (FiBL), partneri shkencor për 10 vitet e fundit është i mirëpritur ta vazhdojë bashkëpunimin me Institutin tonë edhe në vitet në vijim.

Instituti Mesdhetar në Bari, Itali, ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga partnerët kryesore të Institutit të Bujqësisë Biologjike. Studimet e përbashkëta që kemi bërë me këtë institut kanë qenë shtysë për punën tonë kërkimore dhe këshilluese.

9. Mediave të shkruara dhe elektronike

Përgatisim emisione televizive për prodhimin e produkteve bio dhe edukimin e konsumatorit, reklama, postera, DVD, botime në gazeta e revista në fushën e bujqësisë bio dhe asaj të integruar.

Ne jemi një ekip i vogël, por bashkë me ju bëjmë punë të mëdha!