Lista e kërkimeve

3rd January, 2012


Të  nderuar   ekspertë  të  bujqësisë !  

Instituti Bujqësisë  Biologjike  në  Durrës  ju uron për  vitin 2012  një  vit  të  mbarë per  shëndetin, punet e  bashkëpunimin.

Kartolina  jonë  për  ju   në  këtë  fillim viti  është  “Paketa  e  botimeve  për  Bujqësinë  Biologjike/organike.”

 Nga  botimi  kanë  dalë  këto  tituj:

 

Nr

Titulli  i  botimit

Numri   kopjeve

Numri  faqeve

1

Raporti veprimtarisë  së  Institutit për kërkimin  në  fermë  dhe  këshillimin për   2010

( në  shqip  dhe  anglisht)

300

56

2

Prodhimi  i  domates  biologjike

300

23

3

Prodhimi  i  patates biologjike

300

15

4

Prodhimi  i  mollës  biologjike

300

31

5

Prodhimi  i  ullirit   biologjik

300

19

6

Prodhimi  i  rrushit   biologjik

300

27

7

Përshkrimi i kultivarëve të  mollës  dhe  rrushit  rezistent  ndaj sëmundjeve  kryesore

300

24

 

Presim porosite  tuaja  per  titujt  qe  ju interesojne!

 

Me  respekt

Enver Isufi

 

1.Testimi i kultivarëve të mollës dhe rrushit nga sëmundjet kryesore (kultivarë vendas, rezistentë dhe të mbjellë kudo masivisht) Blloku i testimit Shën-Vlash, Durrës, Kavajë, Korçë

2. Prognozimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve kryesore të mollës dhe te hardhisë me programin kompjuterik RIMpro ne Durrës, Rrashbull

3. Pjelloria e tokës dhe mikroflora në sistemin organik dhe konvencional

4. Pjelloria e tokës në ullishte, vreshta, agrume dhe pemë frutore ne sistemin organik dhe konvencional

5. Prova fushore për testimin e produktit B5A, si përmirësues i cilësive të tokës dhe i të ushqyerit të bimëve

6. Përmirësimi i kompostimit të mbetjeve bimore me ndihmën e krimbit të shiut (Lumbricus sp.)

7. Prova fushore me materiale të ndryshme për mulçërimin e bimëve në vreshta, ullishte dhe pemë frutore

8. Frutshmëria e disa bimëve te përdorura si plehërim i gjelbër

9. Prova me distance të ndryshme mbjelljeje për mekanizimin mes rreshtave për lehtësimin e rregullimit te barërave të egra

10. Testimi i praktikave të reja në rritjen e luleshtrydhes

11. Prova fushore me produktin Hidrogel si ruajtës i lagështirës në tokë në periudha thatësire

12. Prova fushore me produktin Baktofil për të rritur veprimtarinë biologjike të tokës në hardhi, ullinj dhe perime.

13. Prova fushore me metoda mekanike dhe preparate kimike biologjike për rrallimin e frutave të mollës

14. Prerja e bimëve pas vjeljes për të rigjeneruar prodhime të dyta

15. Testimi i kultivarëve të hardhisë për sëmundjet kryesore (kultivare vendas, rezistentë dhe të mbjellë kudo masivisht)

16. Testimi i kultivarëve të perimeve për rezistencën ndaj sëmundjeve te ndryshme.

17. Monitorimi i dëmtuesve te trungjeve dhe degeve ne peme (Grape moth, Zeuzera pyrina)

18. Testimi i metodave agronomike për kufizimin e dëmit të krahë-bardhës së serrave (Trialeorodes vaporariorum)

19. Monitorimi i mizës së ullirit (Bractocera olea)

20. Monitorimi me feromone i mizës mesdhetare (Ceratitis capitata)

21. Monitorimi me feromone i tenjës së domates (Tuta absoluta)

22. Monitorimi i dendësisë se insekteve te dobishme (këpushë-ngrënësi) pas përdorimit te pesticideve konvencionale dhe organike ne vreshta dhe peme frutore

23. Prova fushore me bio-insekticidin Neem kundër morrit të kuq të mollës (Dysaphis plantaginea)

24. Monitorimi i dru-ngrënësit të pemëve frutore (Synonthedon)

25. Testimi i feromoneve te reja ne mbrojtjen e frutave te ullirit nga miza e ullirit (Bractocera olea)

26. Monitorimi i tenjes se rrushit (Lobesia botrana) me ndihmen e feromoneve.

27. Monitorimi i krimbit te mollës (Cydia pomonela) me feromone ne Durrës, Shkodër, Korçe dhe Vlore.