
Lista e kërkimeve
3rd January, 2012
Të nderuar ekspertë të bujqësisë !
Instituti Bujqësisë Biologjike në Durrës ju uron për vitin 2012 një vit të mbarë per shëndetin, punet e bashkëpunimin.
Kartolina jonë për ju në këtë fillim viti është “Paketa e botimeve për Bujqësinë Biologjike/organike.”
Nga botimi kanë dalë këto tituj:
Nr |
Titulli i botimit |
Numri kopjeve |
Numri faqeve |
1 |
Raporti veprimtarisë së Institutit për kërkimin në fermë dhe këshillimin për 2010 ( në shqip dhe anglisht) |
300 |
56 |
2 |
Prodhimi i domates biologjike |
300 |
23 |
3 |
Prodhimi i patates biologjike |
300 |
15 |
4 |
Prodhimi i mollës biologjike |
300 |
31 |
5 |
Prodhimi i ullirit biologjik |
300 |
19 |
6 |
Prodhimi i rrushit biologjik |
300 |
27 |
7 |
Përshkrimi i kultivarëve të mollës dhe rrushit rezistent ndaj sëmundjeve kryesore |
300 |
24 |
Presim porosite tuaja per titujt qe ju interesojne!
Me respekt
Enver Isufi
1.Testimi i kultivarëve të mollës dhe rrushit nga sëmundjet kryesore (kultivarë vendas, rezistentë dhe të mbjellë kudo masivisht) Blloku i testimit Shën-Vlash, Durrës, Kavajë, Korçë
2. Prognozimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve kryesore të mollës dhe te hardhisë me programin kompjuterik RIMpro ne Durrës, Rrashbull
3. Pjelloria e tokës dhe mikroflora në sistemin organik dhe konvencional
4. Pjelloria e tokës në ullishte, vreshta, agrume dhe pemë frutore ne sistemin organik dhe konvencional
5. Prova fushore për testimin e produktit B5A, si përmirësues i cilësive të tokës dhe i të ushqyerit të bimëve
6. Përmirësimi i kompostimit të mbetjeve bimore me ndihmën e krimbit të shiut (Lumbricus sp.)
7. Prova fushore me materiale të ndryshme për mulçërimin e bimëve në vreshta, ullishte dhe pemë frutore
8. Frutshmëria e disa bimëve te përdorura si plehërim i gjelbër
9. Prova me distance të ndryshme mbjelljeje për mekanizimin mes rreshtave për lehtësimin e rregullimit te barërave të egra
10. Testimi i praktikave të reja në rritjen e luleshtrydhes
11. Prova fushore me produktin Hidrogel si ruajtës i lagështirës në tokë në periudha thatësire
12. Prova fushore me produktin Baktofil për të rritur veprimtarinë biologjike të tokës në hardhi, ullinj dhe perime.
13. Prova fushore me metoda mekanike dhe preparate kimike biologjike për rrallimin e frutave të mollës
14. Prerja e bimëve pas vjeljes për të rigjeneruar prodhime të dyta
15. Testimi i kultivarëve të hardhisë për sëmundjet kryesore (kultivare vendas, rezistentë dhe të mbjellë kudo masivisht)
16. Testimi i kultivarëve të perimeve për rezistencën ndaj sëmundjeve te ndryshme.
17. Monitorimi i dëmtuesve te trungjeve dhe degeve ne peme (Grape moth, Zeuzera pyrina)
18. Testimi i metodave agronomike për kufizimin e dëmit të krahë-bardhës së serrave (Trialeorodes vaporariorum)
19. Monitorimi i mizës së ullirit (Bractocera olea)
20. Monitorimi me feromone i mizës mesdhetare (Ceratitis capitata)
21. Monitorimi me feromone i tenjës së domates (Tuta absoluta)
22. Monitorimi i dendësisë se insekteve te dobishme (këpushë-ngrënësi) pas përdorimit te pesticideve konvencionale dhe organike ne vreshta dhe peme frutore
23. Prova fushore me bio-insekticidin Neem kundër morrit të kuq të mollës (Dysaphis plantaginea)
24. Monitorimi i dru-ngrënësit të pemëve frutore (Synonthedon)
25. Testimi i feromoneve te reja ne mbrojtjen e frutave te ullirit nga miza e ullirit (Bractocera olea)
26. Monitorimi i tenjes se rrushit (Lobesia botrana) me ndihmen e feromoneve.
27. Monitorimi i krimbit te mollës (Cydia pomonela) me feromone ne Durrës, Shkodër, Korçe dhe Vlore.