Këshillime elektronike

10th July, 2012

    Durres 10.07.2012

     

    Këshillime  për mbrojtjen e bimëve  10 -20 Korrik, 2012

    Instituti  I Bujqësisë  Biologjike , Durrës  ka  ndjekur  në  vazhdimsi  ecurinë  e  sëmundjeve  dhe  insekteve  kryesor  dëmtues  në  bujqësi.

    Mjetet  e monitorimit  janë: Stacioni  elektronik i motit  dhe  feromonet monitoruese.

     

    Javët  e fundit   klima  është  karakterizuar  me  temperatrura  shumë  të  larta.

    Siç shikohet  në  grafikun e stacionit  elektronik të  motit  të  instaluar nga Instituti  në  fshatin ShenVlash, Durrës, temperaturat  kanë  qenë  mbi 32°C. Në  këto kushte  zhvillimi i insekteve  dhe  sëmundjeve  të tilla  si kroma  e mollës, vrugu i hardhisë, vrugu  i patates  dhe i domates  janë  frenuar. Megjithatë  në vendet ku ka shira lokalë  dhe  vesë  me orë  të zgjatura ka edhe  rrezik që infeksionet të  shpërthejnë (sidomos në mikrozonat më të freskëta)

    Në bimët  kryesore:

    Në Mollë:

    Kroma  e mollës  nuk do paraqesi  rrezik. Në këtotemperatura  sëmundja  frenohet. Në rast se do  ketë shira lokalë bëhen direkt  trajtime për mbullimin e  pjesëve  të  gjelbërta  të  pambuluara me fungicide.

    Krimbi i mollës  për zonën bregdetare

    Të dhëna  e  dy javëve  të  fundit  nga  monitorimi  në feromone  janë  sipas  grafikut të mëposhtëm.

    Nëse  ka  ngacmime  në  kokërr  ndërhyhet  me insekticide citotropik ose sistemik. Nuk lind nevoja për trajtime kundra  kromës. Vetëm  në  pemtoret me mbi 15 Këpusha për gjethe, ose me shenja të  breshkëzës në fruta (pikëza të kuqe)  mundet  të  përzgjidhen insekticide ose insekticido-akaride me një spektër më  të  gjërë.

    Në  zonën verilindore dhe juglidore  më problem do jetë breshkëza e Kalifornisë. Në  blloqet e mollëve me infeksion lind nevoja edhe për një trajtim të dytë që pëkon me maksimumin e çeljes larvave të  breshkëzës.

    Krimbi  i mollës  në  zonën e Korçës, Pogradecit, Dibrës  ende është  nën vrojtim dhe  për trajtimin tjetër  do tju mbajnë  në  korent  me  mesazhet  tona.

    Shënim:Krimbi mollës bën dëm në  këtë  kohe edhe në  arrë, ftua dhe  dardhat  e vonëshme.

    Kumbull

    Bëhen trajtime  kundra  krimbit të kumbullës (Cydia funebrana)

    Në Hardhi

    Hiri  hardhisë  ka qenë  më agresiv sesa  vrugu. Trajtimet  me produkte  sistemike, kurative  dhe  pastruese  të  shtresës  së  hirit  janë  të  rekomandueshme. Tregu jonë  I fitofarmacive  ka nga  keto produkte cilësore.

    Në vreshta kemi  vënë  re  mungesën e  krasitjes  së  gjelbërt. Largimi  i biomasës  nga  hardhia  dhe  lehtësimi i murit  të  gjelbërt  është   si një  trajtim  me  fungicide. Largimi vesës, dhe  depërtimi  i tretësirës  gjatë  spërkatjeve  rrisin  efektin e masave  mbrojtëse.

    Tenja  e  hardhise   për  zonën bregdetare  paraqitet  si më poshtë:

    Normalisht  trajtimet  për brezninë  e dytë  duhet  të  kenë përfunduar.  Mundet që  të  behet  një  trajtim i dytë  aty  ku në bistakët  e rrushit ka infeksion nga larvat e tenjës.

    Fiku

    Vitin e kaluar  ka pasur infeksion shumë  të  lartë  nga  breshkëza  e  fikut. Siç patëm paralajmëruar  ky vit  ka  bërë  një kthesë  të  menjëheshme  duke  rënë  infeksioni  gati  krejt në nivelet minimale. Insektet  e dobishëm gjatë  muajit Shtator -Tetor, 2011  dhe disa  ditë  me temperaturë  të ulta  nën zero  gjatë  dimrit  shkaktuan këtë  depresion në popullatën e breshkëzës. Përfundimi: nuk do lindi nevoja për trajtime me insecticide.

    Ulliri

    Ka  fluturime  të  mizës, por  në  këto temperaturë  çelja  e larvave  do jetë  e vështirë. Në  ullijtë  e tavolinës  dhe  nën  ujitje  mundet  të  bëhen trajtime  me  produktin SUKSES  024.

     

    Durres, 10.06.2011

     

     

    Prognoza   afatshkurtër për sëmundjet dhe insektet kryesor (15-25 Qërshor, 2012 )

    Ky  dhjetëditor parashikohet  me mot  të  nxehtë.  Lagështira  toksore   dhe  ajrore  do jetë  e mjaftueshme për të nxitur  sëmundjet kryesore prandaj  duhet  vepruar në kohën e duhur, dhe shpejt  për  të  mbuluar  bimët  me produkte  për  mbrojtjen e bimëve 

    Në Mollë.

    Kroma e mollës (Venturia inaqualis ) vazhdon të jetë agresive  si në  fruta  edhe  në  vegjetacionin e  ri. Shplarjet e kurorës së pëmës nga shiu, rritja e masës bimore dhe e frutit ka rritur sipërfaqen e pambuluar me fungicide e insekticide. Duhet të zbatojmë  parimin që  në  çdo rast që ka rënë  mbi 15 mm shi trajtimet  duhet të përsëriten. Do ishte  mirë  që edhe para reshjeve të  bëheshin trajtime, sepse parandalon shumë  rrezikun. Lipset  të  dëgjojmë  çdo natë  parashikimin e motit  si në  mediat televizive  ashtu edhe  në  internet.

    Krimbi i mollës  akoma  nuk ka rrezik. Trajtimet  e bëra për brezninë e parë mbajnë ende  efekt. Ne po e ndjekim me feromone  ecurinë  e fluturimit dhe do t’ju njoftojmë si për situatën në zonën bregdetare ashtu edhe  për zonat veri-lindore e jug-lindore.

    Në  Hardhi.

    Tenja  e rrushit   ka  një  rritje  të numrit të fluturave  por ështe  ende larg celja e larvave të breznisë  së  dytë.

    Hiri dhe vrugu ishte agresiv  në  disa  kultivar  si kabernet, merlot, sheshi  zi etj.  Më agresiv se sa viti kaluar. Trajtimet të  kryhen sipas  infeksioneve, sipas  kohës  së  zgjatjes  efektit produkteve , sipas  vetive  agronomike  të  prudukteve  etj

    Cilësia  trajtimeve për çdo rast  vendos mbi  fatin e frutëshmërisë  së produkteve.

    Në  Ullishte

    Miza  ullirit  do  filloi  fluturimin, por nuk do lindë nevoja për trajtime  me  insecticide.

    Tani  në tregun tonë  gjendet  një  produkt  që  përdoret për vrasjen e  mizës para  se  ato të  kopulohen dhe  të  lëshojnë  vezë mbi kokrrat  e ullirit.  Ky produkt  quhet  SUKSES 024.  Eshtë  produkt  ekologjik   dhe  përdoret  si për bujqësinë  konvencionale ashtu edhe  në ullishtet Bio. Vitin e kaluar  Instituti Bujqësisë  Biologjike  ka  bërë  prova  fushore  dhe  të  dhënat  janë  shumë pozitive  në  luftimin e mizës së ullirit.  Në  mesazhin e ardhshëm do t’ju flasim më në  hollësi  si për përbërjen ashtu edhe  për përdorimin e këtij produkti. Ulliri  ka pasur  lulëzim të  mirë  dhe  nuk duhet nxituar  për trajtimet pa vend  për pleshtin e luleve.

    Në Patate

    Vrugu  do  të jetë  i fuqishëm në dhe  trajtimet vazhdojnë  sipas  rasteve  konkrete. Bubureci patates në  zonën bregdetare  duhet  mbajtur  nën kontroll me trajtime.  Ai do ketë  zhvillim masiv të  larvave  ashtu  si  periudhën e mëparshme

    Në perime

    Janë  të vlefshme  edhe  rekomandimet  e  periudhës  së  mëparshme

    Trajtimet  e  rregullta   për  sëmundjet  dhe  trajtime të argumentuara  për insektet. Insektet  e dëmshëm duhet të  vrojtohen për  dëndësine  dhe  uniformitetin e përhapjes, ndryshe  bëhen trajtime të  lokalizuara. Higjena  brenda  dhe  jashte serave, brenda  dhe jashte parcelave  është  më  e rëndësishme  se  sa  vetë  mbrojtja  kimike. Për insekte  të  tillë  si krahëbardha, tuta absoluta, liriomiza, këpushat  etj masat higjenizuese  janë  shumë  të  frutëshme. (pastrimi nga  barërat e egra, largimi I pjesëve të bimëve prekura nga larva, vezë, pupa dhe  insekte   të  rritur kufizon shumë  infeksionet. Në serrat ku ne kemi zbatuar  praktikën e “Tolerancës ZERO”  për  bimët strehuese  këmi arritur  që të   kufizojmë  deri  në  80%  kimike të  trajtimet ndaj këtyre  dëmtuesëve .

    Këshilla  të  përgjithëshme, por parimore  në  në mbrojtjen e bimëve

    1.Kontrolloni vetë  gjendjen shëndetësore  të  bimëve, pastaj veproni. Kur  nuk jeni  në  gjendje  të vlerësoni vetë, merni  një  ekspert se do ju dale më lirë dhe  më  mire .

    2.Mbani kontakte  me  specialistët  e institucioneve  këshillë-dhënëse të vendit (QTTB,Shërbimi Këshillimor Publik, Institucionet private, specialistet  e  fitofarmacive  etj)

    3.Mbështeni punën  tuaj  edhe në   të  dhënat  e  motit

    4.Zgjdhni mirë  produktet  dhe  mundohuni  të  kuptoni këshillat e etiketave të  tyre

    5.Bëni këmbimin e lëndëve  vepruese  dhe  jo thjeshtë  të  emrave  të  produkteve.

    6.Cilësia  e  trajtimeve  është  me vlera  ekonomike  dhe  biologjike

    7.Masat  parandaluese  të  jenë  në  themel të  mbrojtjes  së  bimëve ;,më  shumë  besim tek ato.

    Koment:Gjysmën e dytë  të  muajt Qërshor  besohet  se  arrin maksimumi fluturimit.

    Kjo  do  të  thotë  që  ditët  nga  18-23  Qërshor  janë  ditët  për trajtime  me insecticide  kundra  krimbit të mollës (kjo për zonën e ulët dhe bregdetare )

    Koment:Numri  I fluturave  në feromon është  ende evogël. Kjo  do të  thotë  që  të paktën për një  javë  nuk do te lind  nevoja për trajtime  kundra tenjës  së rrushit.

       

    T. rrushi            K. Molles                               Flutura K. Molles                 Flutura e manit H. Cunea

     

     

    Prognoza  Rimpro per krimbin e molles, Durres

     

    Suksese  në  këtë  sezon !

     

    Enver Isufi ( 069.20.87 205)  

    Durres, 01.06.2012

    Këshillime  për Mbrojtjen e Bimëve  01-10  Qërshor, 2012

    Ky  dhjetëtor parashikohet  me mot  të  paqëndrueshëm dhe  me  reshje  lokale , prandaj  duhet   vepruar  shpejt  për  të  mbuluar  bimët  me produkte  për  mbrojtjen nga  sëmundjet  dhe insektet kryesore.

    Në Mollë.

    Kroma e mollës vazhdon të jetë agresive. Shplarjet e kurorës së pëmës  nga  shiu, rritja  e  masës bimore  dhe e frutit  ka rritur sipërfaqen e pambuluar me fungicide e insekticide. Pas çdo rasti që ka rënë  mbi 15 mm shi trajtimet  duhet të përsëriten. Do ishte  mirë  që edhe para reshjeve të  bëheshin trajtime, sepse parandalon shumë  rrezikun. Kjo realizohet nëse  dëgjojmë  çdo natë  parashikimin e motit   si në  mediat televizive  ashtu edhe  në  internet.

    Krimbi i mollës kaloi rrezikun e breznisë  së parë. Ne po e ndjekim me feromone  ecurinë  e fluturimit dhe  do  t’ju njoftojmë si për situatën në zonën bregdetare ashtu edhe  për zonat veri-lindore e jug-lindore.

    Në  Hardhi.

    Për tenjën e rrushit  iku  rreziku i breznisë  së  parë. Breznia e parë  këtë vit ishte  e  dobët.

    Hiri dhe vrugu do jetë  më agresiv se sa viti kaluar, sepse moti  i pasur me  shira  e  temperatura normale  e  nxit  rrezikun. Trajtimet të  kryhen sipas  infeksioneve, sipas  kohës  së  zgjatjes  efektit produkteve , sipas  vetive  agronomike  të  prudukteve  etj

    Cilësia  trajtimeve për çdo rast  vendos mbi  fatin e frutëshmërisë  së produkteve.

    Në  Ullishte

    Duhet  të përgatitemi  për  mbrojtjen nga  miza. Tani  në tregun tonë  gjendet  një  produkt  që  përdoret për vrasjen e  mizës para  se  ato të  kopulohen dhe  të  lëshojnë  vezë mbi kokrrat  e ullirit. Ky produkt  quhet  SUKSES 024.  Eshtë  produkt  ekologjik   dhe  përdoret  si për bujqësinë  konvencionale ashtu edhe  në ullishtet Bio. Vitin e kaluar  Instituti Bujqësisë  Biologjike  ka  bërë  prova  fushore  dhe  të  dhënat  janë  shumë positive  në  luftimin e mizës së ullirit.  Në  mesazhin e ardhëshëm do tju flasim më në  hollësi  si për përbërjen ashtu edhe  për përdorimin e këtij produkti. Ulliri  ka pasur  lulëzim të  mirë  dhe  nuk duhet nxituar  për trajtimet pa vend  për pleshtin e luleve.

    Në Patate

    Vrugu  do  të jetë  i fuqishëm në  rastet  ku do   të  nënvleftësohet. Bubureci patates në  zonën bregdetare  duhet  mbajtur  nën kontroll me trajtime.  Ai do ketë  zhvillim masiv të  larvave

    Në perime

    Trajtimet  e  rregullta   për  sëmundjet  dhe  trajtime me  arsyetim për insektet. Insektet  e dëmshëm duhet të  vrojtohen për  dëndësine  dhe  uniformitetin e përhapjes, ndryshe  bëhen trajtime të  lokalizuara. Higjena  brenda  dhe  jashte serave, brenda  dhe jashte parcelave  është  më  e rëndësishme  se  sa  vetë  mbrojtja  kimike. Për insekte  të  tillë  si krahëbardha, tuta absoluta, liriomiza, këpushat  etj masat higjenizuese  janë  shumë  të  frutëshme. (pastrimi nga  barërat e egra, largimi I pjesëve të bimëve prekura nga larva, vezë, pupa dhe  insekte   të  rritur kufizon shumë  infeksionet. Në serrat ku ne kemi zbatuar  praktikën e “Tolerancës ZERO”  për  bimët strehuese  këmi arritur  që të   kufizojmë  deri  në  80%  kimike të  trajtimet ndaj këtyre  dëmtuesëve .

    Këshilla  të  përgjithëshme, por parimore  në  në mbrojtjen e bimëve

    1.Kontrolloni vetë  gjendjen shëndetësore  të  bimëve, pastaj veproni. Kur  nuk jeni  në  gjendje  të vlerësoni vetë, merni  një  ekspert se do ju dale më lirë dhe  më  mire .

    2.Mbani kontakte  me  specialistët  e institucioneve  këshillë-dhënëse të vendit (QTTB,Shërbimi Këshillimor Publik, Institucionet private, specialistet  e  fitofarmacive  etj)

    3.Mbështeni punën  tuaj  edhe në   të  dhënat  e  motit

    4.Zgjdhni mirë  produktet  dhe  mundohuni  të  kuptoni këshillat e etiketave të  tyre

    5.Bëni këmbimin e lëndëve  vepruese  dhe  jo thjeshtë  të  emrave  të  produkteve.

    6.Cilësia  e  trajtimeve  është  me vlera  ekonomike  dhe  biologjike

    7.Masat  parandaluese  të  jenë  në  themel të  mbrojtjes  së  bimëve ;,më  shumë  besim tek ato.

     

    Suksese  në  këtë  sezon !

    Enver Isufi ( 069.20.87 205)  

     

    Durres, 16.05.2012

    Këshilla  për  mbrojtjen e  bimëve (  15-20 Maj, 2012 )

    Shirat   e rëna  gjatë dhjetëditorit të  dytë   të  muajit  Maj  kanë krijuar kushte  për përshpejtimin e masave  për mbrojtjen e bimëve. Rënia e temperaturave  ka frenuar pak  parazitët, por pritet ngritje e temperaturave që do  shoqërohet me zhvillim të shpejtë të  sëmundjeve.

    Në bimën e  Mollës, zona  bregdetare.

     Është  periudhë    delikate  sepse këtë  dhjetëditor  do  bashkohet  rreziku i krimbit  dhe   i  kromës.

    Trajtimet  për  kromën e mollës  dhe  dardhës  duhet  të  bëhen  sistematike,  jo  më  vonë  se 10  ditë   nga  trajtimi  në  trajtim kur  moti  ka  pasur  reshje  dhe  jo  më  vonë  se 15  ditë  nga  njëri tjetri kur  moti nuk ka reshje.

    Krimbi  i  mollës (Cydia pomonella) pritet  të  arrijë fluturimin  më  të  lartë  brenda  dates  20  Maj. Trajtimet  parashikohet  të  kryhen  brenda  datave  20-30  Maj. Në  katër pika  kontrolli  të  krimbit  të  mollës  në  Durrës  janë  kapur  me  datë 16 Maj 16 flutura. Gati  të  gjitha  fluturat  ishin të  gjalla  dhe  kjo  tregon se  fluturimi  këtë  vit  është  më  i   vonëshëm se  viti  kaluar. Freskia  e  motit  të  javës  së  fundit  e   ka  vonuar  daljen e  fluturave  që  lëshojnë  vezë  mbi frutat  e  mollës. (Molla  në  zonën bregdëtare  ka  një  madhësi  fruti  prej   20-25 mm  diametër).Kontrolli  i  frutave  për ngacmimin e larvave  ndihmon për  të  gjykuar  për nevojën ose  jo  të  trajtimeve  kimike.

     Kroma  e mollës (Venturia  inaqualis )  është  në  aktivitet.  Ende  ka  spore  dimërore  pa  shpërthyer në ajrin e pemtores. Lagështira  tokesore, ajrore  dhe  ajo  në  gjethe  është  e përshatëshme  për  mbirjen e  sporeve. Mbulimi  i sipërfaqës  së  gjethes  me  fungicide  shmang  infeksionin  e  pjesëve  të  gjelbërta  të  bimës.

    Parimet bazë: 

    • Për  kromën e mollës   trajtohet  para  se  fillojnë  shirat, 
    • Trajtohet  direkt pas  pushimit  të  shirave,
    •  Përsëritet trajtimi  me  fungicide  vetëm kur  ka  rënë  mbi 15mm  shi  I cili  shplan shtresën e  fungicideve  mbi pjesët  e  gjelbërta  të  mollës .
    • Për  bujqësinë  bio  trajtimet   realizohen  çdo  javë  me produkte  bakri  dhe  squfuri 
    • Në  bujqësinë  e integruar  dhe  të  zakonshme (konvencionale)  kryhen  me  fungicide  kontakti  kur  trajtimet  janë parandaluese  dhe  trajtime  kurative  kur  trajtimet  jënë  kryer  me  vonesë.
    • Në zonën verilindore  dhe  juglindore  trajtimet  për kromën kanë  të  njejtat  parime, ndërsa  trajtimet  për krimbin  do  kërkohet  të  kryhen  disa  ditë  më  vonë. Pasi  të  kemi  maksimumin e fluturimit të  fluturave  në  feromon( Korçë)  do tju  njoftojmë.

    Në  hardhi.

     Vendosen  feromonet  çorientuese  në  vreshat  bio.  Aty  ku vendosen  këto feromone  nuk lind  nevoja  për  trajtime  me insecticide  kundra  tenjës  për  të  gjithë  periudhën  bimore deri  në  vjelje.

    Monitorimi tregon se  trajtimet  këtë  vit  do  kryhen   më  vonë  se  viti kaluar  sepse    nuk  ka  shumë  flutura  në  fluturim.  Rënia  e  temperaturave  ka  ndikimin e  vet  në  këtë  vonesë.

    Vrugu  dhe  hiri  do  jenë  problem kryesor  direkt  pasi  do  rritet  tempratuar  mbi 20 gradë. Deri  në  fund  të  muajit Maj  pjesët  e gjelberta  gjithmonë duhet të  jenë  të  mbuluara  me  fungicide. Para  dhe  pas  shirave  duhet  të  kryhen trajtime me  fungicide.

    Parime  të pergjithëshm

    • Përdor  fungicide  sipas  sistemit  të  bujqësisë (Bio, integruar ose  konvencionale)
    • Përsërit trajtimet  sipas  kohëzgjatjes  së  veprimit  fungicideve
    • Përsërit trajtimet  pas çdo rasti kur bien mbi 15 mm shi.
    • Përdor produkte  kurative  kur  infeksioni  është  shfaqur ose  do  përsëritet  nga  mungesë  efektit të trajtimit të mëparshëm
    • Cilësia  e  trajtimit  duke mbuluar pjesët  e  gjelbërta  me  fungicide  në  të dy pjesët  ; sipër e poshtë gjethes  ka  rëndesi në efektëshmërinë  e produkteve.

    Në bimën e ullirit

    Syri palloit  është  sëmundja  kryesore. Trajtimet    për mbrojtjen e  gjelbërimit  të  ri   do kishe  një  farë  efekti. Jo të gjithë kultivarët  do kiushin rëndësi  për tu trajtuar( Kultivri Kalinjot  dhe  kultivarët  e tavolinës  janë më të prekëshëm )

    Bima  e ullirit ndodhet  në  fazën e butonizimit. Pleshti  ullirit  ose  ndryshe  pambukorja është insekti  që e shoqëron ullirin në  këtë  fazë.Trajtohet  me insecticide vëtëm nëse  në  100  lastarë  ulliri  në 10 prej tyre  ka  koloni  pleshti. Kujdes  bletën !!!.

    Të  nderuar  fermerë 

    Ndiqni në  medja  dhe  në  internet  informacionet  e klimës 

    Pyesni  specialistët  për  problet që  nuk I keni të qarta

    Kryeni  me  cilësi  punët  në  mbrojtjen e bimëve

    Pyesni  edhe  me telefon për prov blemet që  keni

    Të  nderuar  kolegë  agronomë

    Qëndroni  afër fermerëve  në  këto ditë   kur  shënderi  bimëve  kërkon kujdes  të  përditëshëm

    Mbani lidhje  me  pikat  e prognozës. Ndiqni  zhvillimet reale  të  parazitëve  dhe  jo  intuitën   e  hamendjen shumëvjeçare. Cdo vit  ka  karakteristikat  e  veta. Cdo produkt  ka  karakteristikat  e veta. Cdo kultivar ka  karakteristikat  e veta. Cdo zonë ka karakteristikat  e veta.

    Kembeni produket dhe  lendet vepruese  dhe  jo thjeshte  emrat  e produkteve

    Ju keni të  gjitha  njohuritë  të  ndihmoni  fermerët. Instituti    Bujqësisë  Biologjike  është  një  koleg  më  shumë  për  konsultim e informacion.

    Webi jonë:www..ibb.al

     Tel.Këshillues: 052.265265

    Faleminderit

     Enver Isufi,ibb, Durrës         

     

     

      

    Vrugu                                      Vrugu ne Kokerr                Veshuli ne formen “S” i

                                                                                                           prekur nga vrugu

      

    Hiri                                                                                              Tenja

      

    Programi   kromes  se  molles (Rimpro)

    Pjesa  kafe ne  grafik  jane  sporet  dimerore  qe  shkoje  drejte  perfundimit. Kollonat  e  kuqe  tregon  shperthimin r sporevr  ne  ajer.Brezat  blu    tregojne  lageshtiren  ne gjethe.

    Mesazhi nr.13 (01-10 Shtator 2011) 

     

    Nga  ndjekja  e  insekteve  në   feromonet  tërheqëse  situata  paraqitet  si më  poshtë.

     1.  Krimbi i  mollës (Cydia  pomonella) ka  patur  një  maksimum fluturimi  në  javën-20.27 Gusht.   Dhjetëditorin e parë  të  muajit Shtator në  zonën  bregdetare  dhe  në  kultivarët me pjekje  të  mesme  dhe  të  vonët  të  shikohet  mundësia  për  trajtime.Nëse  ka  ngacmime  të  cipës  së frutit  nga  larvat  e  reja  duhet  trajtuar.(Shikoni  grafikun me  poshtë)

    2.  Tenja  e  rrushit  (L.botrana) gjithashtu  vazhdon  fluturimin.Për kultivarët që  vilen në Shtator  vonë  si dhe  në  Tetor  mundet  të  shikohet  mundësia  për trajtime.Ky trajtim kufizon kalbëzimin (botrytis)

    3.  Edhe   krimbi  i  kumbullës (Cydia  phunebrana) vazhdon fluturimin  Në  kultivarët  me  pjekje të vonët dhe  në  zonat  e  freskëta  mundet  të  bëhen trajtime.

    Në  të  gjitha  rastet  trajtimet  duhen  paraprirë  nga  analizat   në  kokërr  ose  në bistakë  në  rastin e  rrushit.

    4.  Miza  ullirit   (Bractocera  oleae) në  këtë  fazë  ka  dominuar  faza  e  pupës.  Ka  qenë  shumë  më  agresive  se në të njëjtën  periudhë  të  vitit  të  kaluar.Pas  shirave  të  parë  të  Shtatorit     fillojnë  trajtimet  më  insecticide.

    Në  ullishtarinë  organike  përdoret produkti   ri   i quajtur  SUKSES  që  është  kombinim i  Audience (Spinosad)  një  bioprodukt dhe  proteinë.Spërkatet  vëtëm    gjysma  e   pjesës  lindore  të  kurorës.  Spërkatet një  bimë  po  dhe  një  jo.  Trajtimi përsëritet  çdo  21  ditë. Shpenzohet  300  mililitra  tretësirë  për çdo  bimë  ulliri.Në  100 litra  ujë  hidhën 3,3  litra  produkt  dhe  më  këto 100 litra  spërkaten  150-200  pemë ulliri.

    Edhe  Ekotrapet   natyrisht nëse  ato  janë  në  tregun tonë  të imputeve , vendosen në pemët e ullirit  me  fillimin e  Shtatorit.

      

    Ecuria e fluturimit te krimbit te molles ne feromon Shenvlash 2011

     

      

    Këshillë  e  posaçme:

    1.Meqenëse  produktet bujqesore  janë në  pjekje  ose  në  zbukurim frutash  të  respektohet  periudha  e  pritëshmërisë  nga  trajtimi  fundit  deri  në  vjelje.Të  zgjidhen insecticide  me  periudhë  sa  më  të  shkurtër  shpërbërje.

    2. Kontrolloni  gjendjen e  infeksionit para  trajtimit  dhe  konsultohuni me  specialistët  dhe  me  informacionet  si  ky  që shpërndajnë edhe    instituti bujqësisë  biologjike (ibb)

     

    Suksese  dhe  faleminderit  që  konsultoheni me  mesazhet  tona.

     

    Nga  Ibb, Durrës

     

    Mesazhi nr. 12 (10-20  Korrik, 2011)

    Krimbi  mollës:  në  datat  10-12  Korrik  ka  një  rritje  të  numrit  të  fluturave  të  krimbit  të  mollës(C.pomonella)  të  rëna  në  grackat  e  feromoneve.  Parashikohet  që  periudha  15-20 Korrik të  jetë  periudha  e  çeljes  së  larvave  të    të  reja  mbi fruta.

    Në  zonën  e  lartë    ka  një  periudhë  qetësie  për  krimbin. Kur  të  shtohet  numri  fluturave  aktive  për  lëshim vezësh  në  fruta  do  t’ju  njoftojmë.

    Tenja  e  rrushit  (L.botrana)

    Në  vreshta  ku  janë  përdorur  feromonet çorientuese  nuk lind  nevoja  për  trajtime kimike .Në  vreshtat  e  tjera  këto  ditë  nuk  do  lindë  nevoja  për  trajtimeme insekticide  konvencionale dhe  biologjike.

    Vrugu  në vreshta  ka  qenë  agresiv sidomos  në veshul, por ky  ka  qenë  vit  për  hirin. Trajtimet  me  produkte  bakri  dhe  squfuri    duhen  alternuar  me  produktet  sistemike.

    Tuta  absoluta  në  domate: Higjenizimi    mjedisit   bujqësor  të  vlerësohet  më  shumë  se  sa vetë  mbrojtja  kimike

    Diabrotika  në  misër:  Vaditjet  dhe  mbathja  bimeve  nxit  rrenjet e  reja   dhe  kufizon sadopak dëmin.  Të  bëhen  vrojtime  për  këtë  dëmtues  të  ri  dhe  të  njoftohet  për  praninë  e tij.

    Faleminderit  dhe  suksese

    Ibb, Durrës 

    Mesazhi Nr.11 (20-30 Qershor, 2011)

     

    Përshendetje  specialistë  dhe  fermerë.

    Po   shkruajmë  disa  këshillime  për  mbrojtjes  e  bimëve për  këtë  dhjetëditor

    • Në mollë :Në  fillim  të  kësaj  jave  në  zonën bredgdetare fillon  trajtimi  për  krimbin  mollës  (Cydia  pomanella)

    Trajtmet  për kromën kryhen  në  rastet  kur  bien shira  locale.

    Në  hardhi vazhdojnë  trajtimet  për  hirin dhe  vrugun  ,po  sipas  kushteve  të motit.

    Tenja  e  rrushit  po  shton numrin e fluturave të rëna  në  feromone,por  për  trajtime  mund  të  lind  nevoja   javën  që  vjen.

    Në  misër:  Ka  filluar ēelja  e  larvave  të  demtuesit  të  rrënjëve  të  misrit  (Diabrotika vigifera),një  dëntues  i  ri  ky  për  misrin. Me  datën 18 Qershor  kryem analiza  në  parcelat  e misrit  në  fshatin Qerret,Pukë, dhe  u  gjetën bimë  të  prekura  nga  larvat  e  dëmtuesit.(Shikoni fotot) Ky dëmtues u shfaq  për  herë  të  parë  ne  Shqipëri  , pikrisht  në  Qerret të  Pukës.(Lab.Mb.Bimëve, Durrës)

     Ky  dëntues    rrënjëve  të  misrit  po  ndiqet   në   bashkëpunim edhe  me  Laboratorin e Mbrojtjes  së  Bimëve, Durrës.

    Po  në  datën 18 Qërshor  në  fshatin Hajmel ,Shkodër  u  vendosën  në  fushë  feromone  monitoruese.

    Eshte  koha  për  kontrollin e parcelave  nga  ky dëmtues  i  ri  i  rrënjëve  të  misrit.

    Kur  ai  zbulohet,menjëherë  njoftohen këto institucione

    Drejtoritë  e Bujqësisë  në Rajonet përkatëse, Drejtoria  Mbrojtjes  së  Bimëve  në Ministrinë  e Bujqësisë, Shërbimi  Këshillimor  në  Ministrinë  e  Bujqësisë, Laboratori  i Mbrojtjes  së  Bimëve, Durrës  dhe  Ibb, Durrës.

             Ju faleminderit  dhe  suksese

                 Ibb, Durrës

       

    Mesazhi  Nr.10   (11-20 Qershor)

    Përshendetje    specialiste  dhe  fermere

    Sot  është  data  11 Qërshor. Po  japin keshillime  për mbrojtjen e  bimëve

    Në  bimën e mollës :Në zonën  bregdetare sëmundja  e kromës  është  active sepse kanë  rënë   gati kudo shira  lokale. Pas  ēdo shiu me sasi mbi 15mm trajtimet  përsëriten.

    Krimbi  mollës  nuk  do  jetë problem  këtë  10 ditor, Në  zonën e lartë  mbase  lind nevoja  për  trajtimin e  dytë  nëse   ka  pasur  fluturim të  zgjatur  të  fluturave  të  breznisë  së  parë.

    Në  hardhi. Tenja  e  rrushit  nuk do  jetë  problem, por  trajtimet  për  vrugun dhe  hirin nuk duhet  të  ndërpriten sidomos pas    shirave  me sasi mbi 15mm. Krasitjet  e gjelbërta  gjithashtu  nuk duhen nënvleftësuar.

    Në  misër : janë  aktiv dy speciet  e krimbit  të  misrit.

    Në patate : vrugu  dhe  bubureci  duhet  të  mbahen  nën vrojtim dhe  trajtim.

    Në   pemën e  fikut : Dhjeteditorin e kaluar  patëm ēeljen masive larvave nga  vezët dimëruese të  breshkëzës  . Eshtë  koha ideale  për  trajtime me insekticide   kundra  breshkëzës  së  fikut.

    Në  Domatet  e  fushës dhe  serrave : Afidet ,  të  jenë  problem  kryesor.

    Higjenizimet  në mjediset   e prodhimit ,metodat  bioteknike  me  feromone  tërheqëse, dhe  në  rast  nevoje  trajtimet    me insekticide  janë  masat  që kufizotjnë  dëmin ekonomik  në në  domate nga  këtë  bimë.

    Ibb, Durrës

     

    Analiza 12 qershor 2011

    Mesazhe  8 ( 1-10 Qërshor, 2011)

    Në Bimën   e mollës  kryhen trajtime me  fungicide direkt   mbasi bien  mbi  15 mm  shi . Frutat   kanë  madhesi    rreth  3  cm diametër  dhe  janë  ende  të  ndieshëm nga  kroma. Vegjatacioni  ri  duhet  të  mbulohet  me  fungicide.

    Në  zonën  bregdetare  ka  një  rritje  të  dytë  të  kurbës  së  fluturimit  të   krimbit të mollës.Nëse  shikoni shenja  prekjeje  dhe  nuk e  keni  kryer  në  kohë  trajtimin e parë, mundet  të bëni  një  trajtim  të  dytë.

    Për  zonen   veriore  dhe  Juglindore  nevoja  për  mbrojtjen e mollës  nga  krimbi  do  përkojë  me  fundin e këtij  dhjeteditori ose  edhe  pak me  vonë. Në  pikat  e  monitorimit me  feromone  vazhdon të  dalin  fluturat  dimëruese.

    Ju kujtojmë : krimbi  i mollës  prek edhe  dardhën, ftoin  dhe  arrën.

     

     

    Ecuria e fluturimit te krimbit te molles (C.Pomonella) ne Shen Vlash, Durres 2011

    Demtuesi i rrenjeve te misirit (Diabrotica vergifera) (pamja  nga  Interneti).Pamjet origjinale dhe insektet  e rritur  i ka Z.Ejup Cota.Ai se shpejti do te  shkruaj me gjate per te.
    1 .Veza 2.Larvat ne tre mosha 3. Nimfa
    4.Insekti rritur 5.Demi ne rrenjet  e misrit
    Demtuesi  karantinor  i rrenjeve  te misrit, tashme  gjendet  edhe  ne Shqiperi.(Puke, Korrik, 2010) Gjetur  ne  fushe  nga  Entomologu Prof.Ass.Ejup Cota, Laboratori Mbrojtjes se Bimeve  ,Durres ,
    Data  kontrollit  feromonit gracke. Fluturat  e kapura  ne  4 pika  kontrolli  (Shen.Vlash, Durres) Shenime  plotesuese
    04  .05, 2010 1 Varja  feromonit 2 Maj
    06.05. 1,5  
    10.05 3  
    15.05 4,6 Konsiderohet kapja maksimale. Trajtimi  duhet  bere  brenda  5-8 diteve nga  kjo date.
    17.05 1 Kapja  ka  renie  te forta
    20.05 Do behet  kontrolli Do tju informojme per  prirjet  sepse  dy  ditet e fundit  temperatura  ra(kujtojmeju kni  veshur  trikot  e xhaketet  pas  shirave  te  diteve te fundit)

     

    Shenim:Ne zonen  bregdetare  kokrrat  e molles  kane  nje  diameter 2,5 – 3 cm diameter. Eshte  koha  edhe  per rrallimin e frutave(rrallimi  i dyte  ne  Qershor)

     

    Shenim:Ne zonen  bregdetare  kokrrat  e molles  kane  nje  diameter 2,5 – 3 cm diameter. Eshte  koha  edhe  per rrallimin e frutave(rrallimi  i dyte  ne  Qershor)

    Ne  zonen verilindore  dhe jug-perendimore  maksimumi   fluturimit ende  nuk  ka  arritur. Do  tju mbajme ne  kontakt  pasi  te  marim te  dhenat  e Korçes, Ersekes, Devollit.

    Gjithashtu  kujdes: Feromonet  çorientuese per  luftimin e krimbit  te molles  jane  te  efekteshme  per zonen verilindore  dhe  jugperendimore  dhe  jemi  vone  per varjen e tyre   ne  mollen e  zonave  bregdetare.

    NE  HARDHI:

    Vrugu ka  qene  e vazhdon te  jete   me i rrezikshem, sepse  prek edhe  bistaket  ne  fazen e butonizimit  dhe  ne lulezim.

    Brenda  dy  diteve  te  jete  e mbuluar  siperfaqia  me tretesire  preparatesh.  Trajtoni  3edhe   nen shirat  e imta. Mos trajtoni  kur  bie mbi 15 mm  shi. Me mire  trajtimi  nen  shiun e lehte sesa  te pritet  3-4dite  sa  te  qetesohet  koha. Po  ra  nen 10mm  shi  pas trajtimit nuk lind  nevoja per trajtime.Respektoni   gjatesine  e kohes  se  ruajtjes  se  efektit  te  preparateve(Pas  trajtimeve  me preparate bakri  dhe  squfuri  trajtimet  perseriten   çdo 8-10  dite, me preparatet  e tjere  periudha  efektit  zgjat edhe  dy fishin e kesaj kohe.)  Krasitja  e  gjelbert  lehteson  tharjen e lageshtires  dhe  depertimin e tretesires  se  sperkatjes.Menjanimi i barerave  te  egra  ul lageshiren ajrore  ne vreshte.

    Tenja  e rrushit nuk  do  te  jete  problem  edhe  kete  jave. Breznia  e pare  zakonisht tolerohet: Larva  e tenjes do  haje ato lule  qe  ne  fakt  do  binin vete.Eshte  koha  per  te varur feromonet çorientuese  per  mbrojtjen e rrushit  nga  tenja.

    Kujtoni trekendeshin e arte  te  fruteshmerise se trajtimeve:

    1.NE KOHEN E DUHUR

    2.ME PRODUKTIN E DUHUR

    3. ME CILESINE  E DUHUR TE TEKNIKES TAJTIMIT.

    Kundra  vrugut gjithmone poshte  gjethes.Respektoni  sasine  e tretesires per ha,

    Kombinimet     e preparateve  kundra  hirit dhe  vrugut  jane  te  domozdoshme.

    NE ULLINJ: Ja vlen edhe  nje trajtim me  produkte  bakri kundra  semundjesw se syrit  te palloit  sidomos  ne  blloqet  qe jane  nenvleftesuar trajtime  e  para  dy muajve.

    NE PERIME: Masa  komplekse  kundra  tenjes se  domates.(Tuta  absoluta)Vetem  insekticidet  nuk jane   strategjia  me e suksesehsme.

    Te dashur  specialiste  dhe  fermere, e baçevane.

    Nese  keni pyetje  i beni  ato  me telefon ose  me e-mail

    • enver_isufi@yahoo.com tel cel 069.20.87.205  (per mbrojtjen e bimeve)
    • Veis Selami, ekspert  i pemeve  , vreshtave  e ullishteve (0682322740)
    • Florenc Kutrolli ( ekspert  i perimeve)0682123960)
    • Mendim Baçaj(zyra ibb, Vlore) 0682209469
    • Tofik Fugarini (zyra ibb, Shkoder) 0682228176

     

    MESAZHI NR. 2

    Informacion mbi situaten ne  semundjet  dhe  demtuesit  kryesor ne Molle, Vreshta, Ullishte dhe  keshilla  per masat mbrojtese.

    Pershendtje  te  dashur kolege

    Institutim i Bjqesise Biologjike  po ndjek  me vemendje  gjendjen  fitosanitare  per  objektet  kryesore  fitosanitare.

    Ne MOLLE:

    Dy dite me pare  jane  kapur  njollat  e para  te kromes  se molles ne zonen bregdetare.

    Eshte  koha per trajtime kimike  kundra  kromes  te  cilat dobesojne   infeksionin  e breznive     te kromes qe shumohen me vone me konide.Zgjedhje  e produktit, sasia  e tretesires  per  ha  dhe  mbulimi i mire  i  mases  vegjetative me tretsiren e sperkatjes  jane me rendesi per   fruteshmerine  e mases  mbrojtese.

     Edhe  ne  zonen verilindore  e Jug-lindore  vazhdojne trajtimet  per parandalin e infeksionit  nga askosporet dimerore  te kromes.

    Krimbi  i molles po monitorohet  me feromone  ne 5 pika. Der  tani nuk ka arritur maksimumi  i  fluturimit  dhe  nuk ka rrezik    per infeksion.Duhet pritur  edhe disa  dite.

    Ne VRESHTA.

    Trajtimet  per hirin u  bene pothuajse  ne kohe  dhe  nuk kemi shenja, por  me agresiv do   paraqitet  vrugu. Javen e kaluar  kemi kapur  njollat  e vajit  e  madje  ne dy vreshta  qe monitorojme  ka  edhe sporifikim  te vrugut. Duhet  qe  te mbulohen vreshtat  me trajtime per te parandaluar infeksionet  nga konidet. Muaj Maj  eshte  vendimtar  per parandalimin ose kufizimin e demit  nga vrugu i hardhise.

    Tenja  e rrushit  po ndiqet  me feromone, Te  pakten edhe  per  10  dite  nuk lind nevoja per trajtime  kundra  tenjes. Ende  nuk ka arritur fluturimi masiv i flutures pra  insektit  te tenjes  se rrushit.Tek ne  eshte  e pranishme  specia (Lobesia  botrana)

    Ne PRIME:

     Kemi varur   feromone per ndjekjen e demtuesit te ri  ne domate :tenja  domates (Tuta absoluta)

     Nese  shikojme vatra infeksioni  do tju njoftojme.

    Nese keni pyetje  na  i dergoni:Ne do tju sjellim pergjigje  nese  jemi  te sigurte  per saktesine  e  e tyre.

    Ne ULLISHTE

    Ka  ende  kohe per kufizimin e  infeksioneve  nga syri i palloit  ne ullishte.Ky vit me pranvere te laget  eshte  shoqeruar me infeksione  te larta.

    Shikoni  ullishtet  e pa trajtuara  .Ato nga larg  kane  sfond gri  dhe jo jeshile.Gjethet e prekyra  kane  rene. Rigjelberimi  dobeson bimen.

    Me interes  jane trajtimet  ne ullishtet  e reja   dhe fidanishte.Preparatet  me baze bakri jane te efekteshme.

    Keshilla  te pergjitheshme:

    –Kembeni jo emrat  e produkteve, per kembeni lendet  vepruese. Kjo shmang  fenomenin e fitimit te rezistences  se insekteve  dhe semundjeve  nga  produkteve te mbrojtjes se  bimeve.

    Suksesi  masave  mbrojtese  mbeshtetet  ne tre pika: Ne kohen e duhur,Me produktin e duhur, Me tekniken e duhur te trajtimeve. Ju lutemi shperndani kete informacionJeni te lire  qe  me kete adrese   te  dergoni edhe pyetje per çeshtje qe juve ju   shqetesojne .

    Faleminderit per bashkepunimin

    Enver Isufi  dhe  ekipi i eksperteve  te IBB, Durres.

    MESAZHI NR. 1

     

    KESHILLA 2 PRILL,2010

    PER  KROMEN E MOLLES (VENTURIA INAQUALIS)

    TE  NDERUAR  PRODHUES  TE  FRUTAVE  DHE  KRYESISHT  TE  MOLLES

    INSTITUTI  I BUJQESISE  BIOLOGJIKE   KA  INSTALUAR  STACIONIN  ELETRONIK  TE  MOTIT DIREKT  NE BLLOKUN E MOLLEVE  NE  FSHATIN SHEN-VLASH, DHE  NE  ZYRE  KEMI INSTALUAR  NE  KOMPJUTER PROGRAMIN   PER   NDJEKJEN E PROGNOZIMIT  TE  KROMES SE  MOLLES .

    TE  DHENAT  E KLIMES  TREGOJNE  SE JANE PJEKUR ASKOSPORET  DIMERUESE  DHE  JANE  GATI PER  TU SHPERNDARE  NE  AJER.

    FAZA  E  MOLLES  NE  KULTIVARET  E HERSHEM SI GALA  ESHTE  NE  FAZEN E VESHEVE  TE  MIUT  DHE  PO DALIN  BUTONAT  ROZE. BRENDA  PAK DITEVE  PRESIM INFEKSIONET  E PARA  TE  KROMES  NE  GJETHE(DIREKT PAS  SHIUT  TE PARE)

    TE JEMI   NE GADISHMERI PER  TRJATIMIN E PARE.PER  KROMEN TRAJTIMI I PARE  NE  KOHE  LUAN ROL  NE KUFIZIMIN  E  SEMUNDJES.

    KUR  APARATI FUSHOR  TE   KAPI ASKOSPORET  E  PARA  QE  SHKAKTOJNE  INFEKSIONIN  NE GJETHE ,DO TJU  NJOFTOJME     ME INTERNET, TELEFON SEMINARE  E BURIME  TE  TJERA INFORMACIONI.EDHE  PER  FUNGICIDET  NE SISTEMIN E BUJQESISE BIO,BUJQESISE  INTEGRUAR  DHE  PER BUJQESINE  E ZAKONSHME GJITHASHTU  DO TJU JAPIM PROGRAMET PERKATESE.

    PUNE  TE  MBARE DHE  BASHKEPUNIM  TE  PERHERSHEM.

    NESE  KENI PYETJE     MOS  HEZITONI TI  BENI. PERDORNI  KETE  ADRESE.

    ENVER ISUFI, (DREJTOR)

    DHE AGRONOM  I MBROJTJES   BIMEVE   NE IBB

    Shenim:Ne zonen  bregdetare  kokrrat  e molles  kane  nje  diameter 2,5 – 3 cm diameter. Eshte  koha  edhe  per rrallimin e frutave(rrallimi  i dyte  ne  Qershor)

    Ecuria e fluturimit te krimbit te molles ne feromon ne Korce 2011

     Në  Hardhi. Asnjë  rrezik për  tenjën e rrushit. Kurba  e  fluturimit  për  brezninë  e parë pas  arritjes  së  maksimumit  tani   është  në  minimum. Kujdesi përqëndrohet në  trajtimet për  mbrojtjen nga  vrugu  dhe  hiri.Hardhia  ndodhet  në  një  fazë  të  ndieshme  për  këto sëmundje.

    Në  patate  pritet  bubureci patates. Në patatet  e mbjella  herët, shpëtojnë  nga  breznia  parë e buburecit, por  vrugu  është  në  kulmin   e  rrezikut.

    Në  domate  tenja Tuta  absoluta  kërkon monitorim dhe  masa  komplekse mbrojtëse. Aty  ku  nuk  ka  shenja    ska  pse  të  bëhen trajtime  parandaluese.

    Në  bimën e misrit  bëhën analiza  dhe  trajtime  për  krimbat  e misrit.

    Eshtë  koha  e  vendosjes  së  feromoneve  për  dëmtuesin e rrënjëve  të  misrit  (Diabrotica  vergifera) .Pika  te  tilla monitorimi me  feromone kemi  në  Shkodër  dhe  Puke. Për  herë  të  parë   në  vendin tonë  ky  dëmtues  u  gjet vitin e  kaluar  në parcelat  e misrit  të  rrethit të Pukës (nga    entomolog E.Cota  ,   Laboratori Mbrojtjes  së  Bimëve  , Durrës. )

    Të  nderuar  këshilltarë  të  bujqësisë  dhe  fermerë !

    Masat  parandaluese  janë   të  frutëshme: krasitjet  e  gjelbërta, rrallimi  frutave, higjenizimi  parcelave   brenda  në  serra  dhe  në  fushë, ujitjet  e  plehërimet  e  balancuara,  rregullimi  numrit  barërave  të  egra)

    Dëgjoni  çdo  natë   në  media  parashikimin e motit, kjo na  ndihmon për  organizimin e  masave  mbrojtëse.

    Konsultohuni  me  spev cialistët  dhe  me  botoimet  përkatëse

    Monitoroni   bimët  para  trajtimeve  .

    Shrytëzoni  të  gjitha  kanalet  e  informacioneve  që  falë  teknikave  moderne  janë  shtuar  shumë ( tel .celular, telefoni  këshillues (052.265.265 ) internetin, ëebsitet,   Televizionet  etj)

    • “LEXONI  ETIKETAT  E  PRODUKTEVE,KU  SHKRUHEN CILËSITË  E  INSEKTICIDEVE  DHE  FUNGICIDEVE “

    Suksese  dhe  faleminderit !

    Instituti  Bujqësisë  Biologjike , Durrës  falenderon Drejtorine  e  Shërbimit  Këshillimor  pranë  Ministriasë  së  Bujqësisë  e  cila  i përcjellë  këto  mesazhe  rretheve.(ditët  e  fundit  instituti  zhvilloi  seminare  për  pemtarine   në  Dvoran, Korçe, Zdojan, Dibër, Has, Kukës)  dhe  këto mesazhe  i  gjetëm të  printuara  nga  shërbimi  këshillimor  në  Qarqe.Le  të  vazhdojmë  të  japim mesazhe  për lektësimin e  punës  së  prodhuesëve.

    Faleminderit

    Enver Isufi, ibb, Durrës

    www.ibb.al

     

    Mesazhi  Nr.7  (periudha  20-31Maj, 2011)

     

    Punët   ku  duhet  përqëndrohet  vëmendja  gjatë dhjetëditorit të  fundit  të  muajit  Maj  janë.

    Mbulimi    me  trajtime  me fungicide  të  mollës dhe  dardhës  ndaj kromës, i vreshtave  ndaj vrugut  dhe  hirit, i patates  ndaj vrugut,  i domates  ndaj  vrugut.

    Krimbi  I  mollës ne zonen bredgetare  do jetë  në  fazën e larvës. Të  parandalohet  futja  e larvave  në kokërr.Ne  zonen  veriore  dhe  juglindore  nuk do  linde  nevoje  per  trajtime  per  krimbin e molles.Në  mollë  dhe  hardhi  vazhdojnë  krasitjet  e  gjelbërta  dhe  rrallimi  frutave  dhe  bistakëve  kur  ka  mbingarkesë prodhimi.

    Ky  dhjetëditor  është  shumë i favorshem  për  këto sëmundje  sepse vegjetacioni  i   ri, është  i ndieshëm  ,  rritet  shpejt  duke  lëne  pjesë  të  zbuluara    nga  trajtimet  e  mëparshme.  Lagështira    ajrore  është   e mjaftueshme   dhe  temperaturat  gjithashtu.Pra  bashkohen disa  kushte    mjedisore  dhe  biologjike  që  favorizojnë  parazitët.

    Trajtimi  me  cilësi, këmbimi  i  produkteve  për  të  shmangur  rezistencën  janë praktika  që duhen  arsyetuar  para  zbatimit.

    Për  mbrojtjen nga  insektet bëhen analiza  dhe  për  trajtime meren parasysh  kufijtë  e  dëmit  ekonomik.Kur  mumri  I insekteve  në  mostrat  e  analizuara është nën këto kufij trajtimet  tolerohen.  Tenja  domates

    ( Tuta  absoluta ) do jetë  insekti që  do të kërkojë  vemëmndje  dhe  trajtime  të  diferencuara.

    Faleminderit  dhe   suksese.

    E.Isufi

    Ibb, Durrës

    Mesazhe  keshillimi  Nr.6 (10-20 Maj)

    Te  nderuar  specialiste  dhe  fermere

    Bazuar  ne  pikat  tona  te monitorimit  te insekteve me  feromone   ju  formulojme  keto  keshilla  orientuese.

    Krimbi molles (zona  bregdetare)

    Ka  filluar çelja  e larvave  te  krimbit te  molles(Cydia  pomonella).

    Kete  jave  eshte  koha  per  trajtimin e  molles  me  insekticide.Mjafton  nje  trajtim  kur  ai  behet  ne  kohen e duhur.Meqenese  ne  keto moment pema  e molles  ka  shume  fruta mjafton nje  trajtim.Per  breznine  e  dyte  mundet  te  pranohen dy trajtime   me  distance  10  dite  nga  njeri tjetri, sidomos  kur  infeksioni  eshte  i  larte  dhe  kur  nuk  kemi  qene  te  sakte  me  kohen e trajtimeve.

    Per zonat  veriore  dhe  juglindore  kete  jave  nuk do  linde  nevoja  per  trajtimin e  molles  per mbrojtjen  nga  krimbi.

    Trajtimet  per  kromen  e  molles:  kryhen  sipas  kushteve  te  motit. Pak  para  shiut  dhe  direkt  pasi  kane  rene  mbi  15 mm  shi  kryhen trajtime. Kjo  praktike  eshte  e vlefshme  per  te  dy  zonat  kryesore klimatike.

    Tenja   e  rrushit (Lobesia  botrana):(zona bregdetare)

    Gjithashtu  ka  filluar  çelja  e  larvave, por  trajtime  kryhen  vetem nese  gjenden  mbi  25  larva  ne  100  bistake .Kjo  brezni nuk  ben shume  dem.

    Kursimet  e  trajtimeve  per  kete  brezni  mund  ti  shpenzojme  per breznine  e  dyte  qe  eshte  me  demprurese.Vreshta  bio  qe  kane  perdorur feromone  çorientuese  nuk kane   nevoje  te  kryejne  trajtime as  per  kete  brezni  dhe  as  per  breznite  e tjera

    Per zonat  veriore  dhe  juglindore  kete  jave  nuk do  linde  nevoja  per  trajtimin e  hardhise   per mbrojtjen   nga  tenja.

    Trajtimet  per  hirin dhe  vrugun e hardhise  kryhen    ne  prag  te  renies  se  shiut  dhe  perseriten nese  ka  rene  mbi 15  mm  shi, sepse  lahet  tretesira  dhe  duhen mbuluar  rritjet  e reja  te  hardhise.

    Keshille e  zakonshme :  Degjoni prognozen    ditore  dhe  javore  te  motit.

    Kryeni rrallimin e  frutave   ne  molle dhe  krasitjet  e  gjelberta  ne  molle  dhe  hardhi.

    Ju  lutem shperndani  kete informacion kujdo qe  e  shikoni  te  arsyeshme.

    Faleminderit  per  bashkepunimin

    Suksese

    Enver Isufi, ibb, Durres

    MESAZHI Nr. 5 (1-10 MAJ)

    Mesazh  per  periudhen  1  deri  10  Maj, 2011-04-29

    Shirat  e  rëna  në  datën  30  Prill  krijuan kushte  për  të  reaguar  ndaj disa  sëmundjeve .

    Në  Mollë : Bima  e  mollës  ndodhet  në  fazën  me  të ndieshme  ndaj  sëmundjes  së  kromës.  Shirat  e  rëna  dhe  tempeturat  në  rritje  shtojnë  rrezikun e  sëmundjes.Kur  do  që  të  jenë  bërë  trajtimet  me  fungicide , brenda  dy  ditëve  duhet  të  kryhen trajtime  me  fungicide. Trajtimet  përsëriten  në rastëse  bien mbi  12-15 mm shi.

    Do vazhdoi  dalja  e  fluturave  te  krimbit të mollës  , por  nuk  do   ketë  kushte  për  vezëlëshim dhe  çeljen e larvave, pra  nuk do  lindë   nevoja  për  trajtime kimike.

    Në  Hardhi : duhet  të  kryhen trajtime  të  kombinuara    për  vrugun dhe  hirin.

    Nuk  do lindë  ende  nevoja  për  trajtime për  tenjën.

    Në  Ullinj: Në    ullishtet  e patrajtuara  kryhen trajtime  për  sëmundjen e  syrit palloit.

    Në  Perimet në  serra:  Kujdesi  për  mbrojtjen e  domates  ndaj  tenjës  (Tuta  absoluta.)

    Varen  në  çdo dynym 2-3  feromone  të  shoqëruara  me  ena  me  ujë, kjo për kapjen në  masë  të  mikrofluturave. Feromanet  për  kapjen  në  masë  të  insekteve  të  tenjës justifikohet te  varen në  ato  serra kur    në  feromonet  monitoruese   kapen  mbi  10  insekte te tenjes   në  javë.

    Në  serrat  me  popullata të  mëdha, kapjet   me  feromone kombinohen edhe  me  indekticide (në  bujqësine  bio përdoret   Bacillus  thuringiesis)

    Në  Patate  do  duken insektet  e para  të  buburecit  patates, por nuk  do  të  ketë  larva  këtë  dhjetditor.

    Këshilla  të  përgjithëshme

    Dëgjoni çdo  darkë në media parashikimin e kohës

    Përsërisni trajtimin  kur  pas  spërkatjes nëse  bie  mbi 15 mm  shi.

    Trajtoni me cilësi:Volumi  tretësirës,doza  produktit,cilësia  mbulimit  të  pjesëve të  gjelbërta  të  bimës  me pikëla sa me  të  imta.

    Mbroni bimët  nga  barërat  e egra .

    Kryeni  krasitjet  e  gjelbërta  në  vreshta  e  në pemë  frutore

    Kryeni  vrojtime   mbi bimët  për  të  parë  nivelin e prekjes nga  sëmundjet  dhe  dëmtuesit. Orintohuni  në trajtimet kimike tek  kufijtë kritik ekonomik të parazitëve   e dëmit

    Mbani kontakte me  specialistet   dhe  burimet  e  tjera  te  informacionit.

    E.Isufi

    Kroma  mollesne  gjethe  dhe  ne  frutat  e  rinj.

    Kroma e molles ne frutat e rinj

     

     MESAZHI NR. 11

    - Javën e fundit kemi kapur ne feromonet e zonës bregdetare shume flutura te tenjës se rrushit.

    Edhe për disa dite kane vlere trajtimet me insekticide. Kjo vlen për kultivarët e rrushit qe do te vilen pas 15 Shtatorit. Ne trajtime te respektohet periudha e pritshmërisë se degradimit te insekticideve ne kohen e vjeljes.

    E. Isufi

    MESAZHI NR. 10

    Përshëndetje kolege,

    (shikoni grafikun bashkëngjitur)

    Po ju njoftojmë për ecurinë e fluturimit te krimbit te mollës (Cydia pomonella) javën e fundit.

    Ne datën 9 Gusht u kapen ne feromonet monitoruese 41 flutura dhe kjo do te ishte maksimumi i fluturimit dhe 3 dite me pas u kapen vetëm 7 flutura.

    Kjo bën, qe ne 2-5 ditët e ardhshme te jete  periudhe trajtimesh.

    Mënjanohet trajtimi për kultivarët e hershem si Gala ose ndonjë tjetër, por për kultivarët me pjekje ne shtator, tetor e me vone breznia e gushtit shkakton dem dhe nuk duhet nënvleftësuar aspak.

    Grafiku (12 Gusht)

    Instituti i Bujqësisë Biologjike, Durrës

    MESAZHI NR. 9

    Tenja e rrushit (Lobesia  botrana)

    IBB e ndjek tenjën e rrushit me feromone monitoruese ne tre zona:

    Shkodër (2 pika), Vlore (2 pika), Durrës (4 pika)

    Tre ditët e fundit kemi shtim te fuqishëm te fluturave ne grackat e feromoneve. Sot vrojtimet ne Vlore raportuan maksimumin e fluturimit.

    Koment:  Ne javën e pare te muajit gusht fillojnë trajtimet.

    Përjashtohen nga trajtimet kultivarët, qe vilen brenda datës 15 gusht, si edhe vreshtat e trajtuara me feromone çorientuese.

    … Bëhen pastrime te biomasës se tepërt te hardhisë dhe largohen nga vreshti, sepse kane infeksion te vonshëm nga vrugu.

    … Ne vreshtat qe kane pasur plagosje te kokrrave nga hiri, bashke me insekticidet për tenjën treten edhe fungicidet botriticide. Nëse bistakët janë te pastër mund te shmangen trajtimet për kalbëzimin.

    … Respektoni periudhën e pritshmërisë se produkteve kimike para vjeljes. Nuk lejohet te dërgohen produkte ne treg me mbetje pesticidesh.

    Grafiku (për Korçën)

    E. Isufi

    MESAZHI NR. 8

    Bashkëngjitur keni grafiket e fluturimit te krimbit te mollës ne zonën e ulet bregdetare (Durrës) dhe ne zonën e Korçës.

    Keni edhe informacion për disa parazite te bimëve te tjera.

    Koment:

    Ne zonën bregdetare periudha e trajtimeve ishte 20-25 Korrik, kjo ndodhi sepse brenda 10 ditëve patëm dy maksimume fluturimi (22 flutura me 9 korrik dhe 41 flutura me 19 korrik. Grafiku paraqet mesataren për feromon ne jave).

    Periudha e trajtimeve për brezninë e dyte ne zonën e Korçës do te përkoje me javën e pare te muajit gusht.

    Fluturimi  i krimbit  te  molles  edhe  ne Korçe  ka  pasur  lekundje  nga  ecuria   shumevjeçare  sepse pati dite   me temperatuara  te  ulta e shira lokale.

    Eshte  gjithmone  e keshillueshme  qe  keto sinjalizime plotesohen  me  kontrollin e kokrrave te molles per  te  zbuluar   per çeljen e  larvave  te  reja  te  krimbit.

    MOS  HARRONI !

    Zona  bregdetare  pret  edhe  nje  brezni  te  trete, kjo  do te  thote  se  nga  fundi  dhjeteditorit  te  dyte  te  Gushtit  pritet  te  behet  trajtimi  per breznine  e trete, e cila  nuk zhvillohet  ne  zonen e Korçes  dhe Dibres.

    Kur  te  vij koha  do tju  freskojme    informacionin.Kjo brezni ende  nenvleftesohet  sepse  me fillimin e vjeljes  se  kultivarit  te  hershem GALA, krijohet ideja  se  molla  u poq  dhe  krimbi s’ka  me  force.Per  kultivaret  e  voneshem nese nenvleftesohet ,krimbi  i molles  ben nje  dem  nga  10-35 %  te  frutave  .

    Ne ULLINJ

    Eshte  koha  e  fillimit  te monitorimit  te  mizes.

    Tek kultivari kokerrmadh   nen uje  fillon infeksioni  nga  miza.Mbi  10 %  te  frutave  me larva  te reja  ja  vlen nje trajtim  me insekticide.

    NE AGRUME

    Tenja  minuse  do jete  ne maksimumin e zhvillimit.Nevojiten trajtime  me  insekticide specifike,Jo çdo  lende  vepruese  jep efekt per te.

    DOMATE

    Tenja  minuese (Tuta  absoluta)  duhet  te  monitorohet. Higjenizimi  i  bimeve  dhe   mjedisit  nga  bimet strehuese  jane me  te efekteshme  se  vete  mbrojtja  kimike.

    MISER

    Me shaqjen  e  krimbit  te  rrenjeve  te  misrit(Diabrotica) ne zonen e Pukes  para  gati 1 muaj me pare,krahas  mbrojtjes  nga  krimbat e misrit shtohet  kujdesi  edhe  per monitorimin e  ketij demtusi  te  ri.Nese  ka  bime  te  vyshkura, te  rrezuara  ose  te  thara  lipset  te  kontrollohen rrenjet per larvat  e demtuesit.Edhe  nese  dyshoni njoftoni  Laboratorin e Mbrojtjes  se  Bimeve,  Durres  si  dhe  Institutin e Bujqesise  Biologjike  per tju ardhur  ne  ndihme  ne   diagnostikimin e  sakte  te  dyshimeve  tuaja.

    Faleminderit per bashkepunimin

    Grafiku (Krimbi molles, Korçe, Korrik)

    Enver Isufi, ibb, Durres

    MESAZHI NR. 7

    K.Molles   21  Korrik

    Ky  dhjeteditor  nje  e pa pritur

    per  ngritjen e menjehershme  e  fluturave  ne gracken e feromonit ne zonen e ulet  dhe   bregdetare.Shikoni  grafikun

    bashkengjitur

    Data pare:9/7 =  22 flutura

    Data dyte.: 12/=8 flutura

    Data  trete:16/7=0  flutura

    Data  katert:19/7=41  flutura

    Pra    ndonese  menduam se  kaloi  maksimumi,data  19 korrik  na  detyron    brenda  ketij  dhjeteditori  duhet  te  behet  nje trajtim i dyte  ne  zonen bregdetare per  mbrojtjen e molles  nga  krimbi(C.pomonella)

    Instituti Bujqesise  Biologjike

    Durres

    MESAZHI NR. 6

    Keshilla  per  muajin Qershor, 2010:

    20 Qershor.’10

    Prognoza afat shkurter  e sëmundjeve  dhe  e insekteve  dëmtues   për dhjetëditorin e  tretë  të muajit Qërshor, 2010.

    Përgaditi ,Enver Isufi, ibb, Durrës

    Dhjetë ditori i tretë  i mujajit Qërshor  pritet  të shoqërohet  me  mot  të pa-qëndrueshëm dhe me shira  lokalë. Kjo do ta sjellë një situstë fitosanitare  komplekse.Të dashur kolegë specialitë  e fermerë!

    Instituti Bujqësisë Biologjike po ngre  për mbrojtjen e bimëve një system monitorimi dhe sinjalizimi  modern ,i cili  gradualisht do mbulojë gjithë vendin.

    Kemi  ngritur  një qëndër  për prognozimin elektronik të kromës se  mollës  dhe   feromone monitoruese  për disa  dëmtues si më poshtë:

    Për krimbin e mollës:  Në Durrës    ndiqet me feromone  në  8 pika, në Korçe  në 8 pika,Në Shkodër  në 2 pika,Në Vlorë në  2 pika

    Për tenjën e rrushit:Në Durrës  në 4 pika, Në Shkodër  në  2 pika në Vlorë  në 2 pika në Lusnje  në 1 pikë kontrolli.

    Për tenjën e domates ( Tuta absoluta ): Në Durrës 1 pikë, Në Llakatund Vlorë 1 pikënë Lushnje 1pikë.

    Për mizën mesdhetare (Ceratitis capitata)Në Durrës 2 pika, në  Vlorë I pikë

    Për Brumbullin e misrit (Diabrotica vergifera ): Në Rrinas Aeroport  1 pikë

    Për  drungrenësin e  faroreve (Zeuzera pyrina) 2 pika në Durrës

    Për  një dëmtues  trungu që ndiqet për herë të parë(Synonthedon spp.)

    Shpresojmë  ta bëjmë më të dendur këtë  monitorim  dhe  më korrekt marjen e të  dhënave, ndonse pas çdogracke monitoruese ka vrojtues që Instituti   i paguan që të marim  një informacion sa  më të saktë.

    (Ne  jemi e do  jemi fushave, rrugëve e laboratorëve për  ju  dhe për  prodhuesit tanë

    Nuk kemi berë ende   më të mirën për ju

    NE HARDHI

    Zona  e ulët  dhe  bregdetare

    Vrugu  i hardhisë  në bistak  dhe  gjethe  do  jetë përsëri aktiv,prandaj duhen vazhduar trajtimet, sodomos pas  çdo  shiu dhe vegjetacioni të ri.Edhe kur bie  shi i lehtë  të  bëhen trajtime .Të mos pritet  disa ditë  deri  sa të qetësohet  koha, sepse  kjo pritëshmëri është  me  rrezik.Pritet  shtimi i hirit, prandaj duhen kombinuar trajtimet.

    Tenja  e rrushit  pritet që  të  shfaqi larvat e breznisë së dytë.Java  e fundit  e Qërshorit    dhe  ditet e para  të korrikut  do jenë perudhë trajtimesh me insekticide .Popullata  e fluturave  në feromone nuk duket agresive,por  përseri trajtimet  do kryhen.

    Në vreshta  nuk duhen nënvleftësuar  krasitjet e gjelbërta që lehtësojnë ajrosjen dhe depërtimin e tretësirës së spërkatjes.

    Në vreshtat  bio,që kanë trajtuar me feromone çorientuese nuk lind nevoja për  trajtimeme insekticide  kundër tenjes (Lobesia  botrana).

    Në  këto vreshta trajtimet me  preparate bakri dhe squfuri  nuk duhet  të kalojë periudha   mbi  8-9 ditë pa u trajtuar ;nëse moti vazhdon i thatë  perudha  nga trajtimi në trajtimlargohet  më tepër.

    Në zonën e lartë  veriure dhe jug-lindore

    Vrugu dhe hiri hardhisë  duan të njëtin kujdes, ndërsa   tenja  jo kudo është problem.

    NE MOLLE

    (Zona  e ulët dhe bregdetare)

    Krimbi i mollës filloi  fluturimin e breznisë së dytë  nga 15 Qërshori.Periudha  20-30 Qërshor  do jetë periudhë trajtimesh.Meqenëse  popullata  e fluturave  është  e fuqishme  rekomandojmë që për këtë brezni  të  bëhen një  deri dy trajtime.

    Trajtimi i parë mund të filloi nga 19 Qërshori  dhe trajtimi i dytë  nga  fundi muajit Qërshor    java parë  e Korrikut.Kjo strategji kap  të  gjithë periudhën me fluturim e  vezëlëshimin  nga flutërat e krimbit të mollës.

    Për mbrojtjen nga krimbi i mollës në të njëjtën kohë të trajtohen edhe arrat  ftojntë  dhe  dardhat.

    Kroma  e mollës në zonat që do kenë reshje lokale  pritet  të  jetë  agresive,prandaj kurora  e  pemëve  duhet të jetë  e mbuluar  me  fungicide.

    Krasitjet e gjelbërta  dhe rrallimi i fundit  i frutave  shëndoshin bimën , forcojnë  cipën e frutit ,  rrisin qëndrushmërinë  ndaj kromës.

    Në zonën  veriore e jug-lindore të vendit

    Krimbi  i mollës e ka humbur forcën e infeksionit.Deri  në datat  18-20  kanë vazhduar trajtimet  dhe për krimbin fillon  qetësia  e kalimit  në brezninë  e dytë.

    Kroma  e mollës,përkundrazi  do të  jetë  me rrezik,prandaj nuk duhen nënvleftësuar trajtime me fungicide

    Afidet nuk  do kenë force dëmi ndonëse pas shirave  do shfaqen koloni të morrit jeshil.

    Këpusha  e kuqe do shfaqet  me vatra  dhe  trajtimet  të bëhen me pëmë  e vatra  dhe  jo  krejt blloku.Teprimi i trajtimeve varfëron faunën e dobishme të këpushave  dhe  në vend të bëjë mirë  ato bëjnë dëm.

    Flutura  e bardhë  e manit (H.cynea)

    Pritet të ketë një  rritje  të  pemëve  dhe  shkurrave të prekura. Larvat e breznisë  së re kanë  çelur  me fillimin e muajit.Tani  larvat ndodhen  në qeska. Ka ende  edhe pak ditë  që  larvat të  jenë   në grupe, ku mund të largohen lehtë  edhe me prerjen e djegjen e qëskave  që kanë  nga  100-300 larva, nga fundi muajit ato përhapen individualisht  në kurorën e pemëve  dhe  në këto kushte lind nevoja më trajtime me insekticide.

    Në pemtarinë dhe vreshtarinë bio përdoret  Bacillus thuringiensis.

    Breshkëza  e kalifornisë(A.perniciosus)

    Në blloqet me shenja  në fruta  e degë  të  bëhen trajtimetë kombinuara  për kromën dhe krimbin.

    DOMATE

    Në fushë  pas shirave  duhet të kryhen trajtime  kundar  vrugut.

    Javën e tretë  të  Qërshorit  do  ketë rritje  të infeksionit nga  tënja minuese  me emërin latinisht (Tuta absoluta) Nga  vrojtimet tona  në Durres, Lushnje  dhe Llakatund , Vlorë,dëmtuesi gati po haset  kudo. Masat  për  higjenizimin e mjedisit brenda dhe jasht serreve  është  më i efektëshëm se  vetë trajtimi me insekticidin Audience (Spinosad)

    Lipset  një strategji  zonale  dhe individuale  për  kufizimin e këtij dëmtuesi rreth të  cilit  po flitet gati kudo  në  Europe  e sidomos  në vendet Mesdhetare.

    Ky dëmtues për nga mast mbrojtëse ngjason me krahëbardhën e cila  më me sukses luftohet me masa  hygjenosanitare se sa  me insecticide.Largimi i bimëve strehuese dhe pjesëve të prekura të bimës  kufizon shumë  shkallën e prekjes së bimëve  nga  kjo tenjë.

    ULLINJ

    Do të jetë një periudhë  e qetë.  Miza  ka  filluar fluturimet  e para, por temperaturat e korrikut  nuk do  nxisin infeksionin e frutit.Vetëm ullishtet nën ujë  duhen   kontrolluar  dhe sidomos kultivarët për tavolinë ku trashësia e frutit është më  e trashë dhe e mirëpret  larvën e mizës,por   për  këtë  do komunikojmë  në mesazhet e muajit Korrik.

    =======================================

    Këshilla  të përgjithëshme  dhe  të përhershme , standarte

    1.Këmbeni lëndët active (vepruese)  dhe  jo emrat  e produkteve  për mbrojtjen e bimëve.Kjo shmang  fitimin e rezistencës parazitëve.( fermerë: kur  bleni  produktet tregoni  fitofarmacistëve  se kur  dhe me çfar  produkti  e keni  bërë  trajtimin e fundit)

    2.Vrojtoni  bimët  për  ti marë masat  në kohë. Jo çdo lloj infeksioni në  fushë justifikon  masat  mbrojtëse. Merni parasysh  kufijtë e dëmit ekonomik.

    Kufiri kritik duhet interpretuar para  vendimarrjes për trajtime.

    3. Teknika  trajtimeve    ka  në  dorë  një pjesë të madhe të rezultatit  të  masave mbrojtëse.Sasia tretësirës, doza  produktit,shpejtëseia  ecjes mjeteve, përzieresit e pompave, diametrat  e sprucatorëve  spërkatës , shpejtësia  ecjes  se mjeteve ;  të  gjitha  duhen pasur parasysh e duhen harmonizuar sa  me mire.

    4. Konsultohuni kurdoherë  me  specialistët e shërbimit këshillimor dhe  me fitofarmacistët.

    =========================================

    Pyetjet  e bëra në adresën tonë.

    Cilat janë të mirat  dhe të metat e fungicideve  me bazë bakri dhe squfuri ?

    Të mirat:

    1.Nuk fitojnë rezistencë  sëmundjet e hirit dhe vrugut.

    2.Nuk skadojnë lehtë

    3.Janë më të lirë

    4.Jane  më  ekologjik,për shëndetin dhe faunën e dobishme

    5. Kanë veprim pozitiv anësor  për kepushat  dhe sëmundjet  bakteriale si dhe  si  mikroushqyes  që bima i thith  nga gjethet.

    Të metat:

    1.Duan cilësi në spërkatje sepse janë vetëm  me  veprim kontakti

    2.Nuk mbajnë  efekt të  gjatë (8-9 ditë), pra  përsëriten shpesh trajtimet

    3.Bakri po kaloi  mbi 4 kg ha  në vit dëmton gjallesat e tokës

    4.Duhen përdorur si trajtimeparandaluese sepse nuk kanë cilësi sistemike,pra   kurative .

    Shpesh  dëgjojmë  se Produktet për mbrojtjen e bimëve  janë të skaduara ,a është ky një përfundim i   vërtetë?

    Nuk ka probleme për cilësinë e produkteve nga origjina ku ato blihen,por  kalimi kohes skadencës  mundet të jetë në ndonjë rast  problem. Nga përvoja     del se   mungesa  e rezultateve të dëshirueshme në mbrojtjen kimike  duhet ta kërkojmë  tek përdoruesi dhe jo tek tregtarët e inputeve.

    Përdoruesi  ka në dorë 66% të efektit të produktit(33% koha  kur e kryen trajtimin  dhe 33%  teknika spërkatjes),pra  të metat  më të shumta unë mendoj së  duhen kërkuar  tek përdoruesi  dhe  ne na lind detyra ti trajnojme fermerët dhe këshilltarët e bujqësisë  që ta kuptojnë  e ta ndijenë  këtë  që  ndodh  në fakt.Mos  këmbimi i produkteve  dhe fitimi  i rezistencës  duhet verifikuar gjithashtu , sepse ky fenomen krijon konfuzion tek specialistët, tregtarët dhe  përdoruesit. Këto difekte  duhet ti  gjenë institucionet shkencore.Kjo nuk është punë komunash.

    ( Të nderuar  kolegë specialistë të bujqësisë  e prodhues e fitofarmacistë !.

    Ne  jemi e do  jemi fushave, rrugëve e laboratorëve për  ju .

    Nuk kemi berë ende   më të mirën për ju,por  të gjithë së bashkë do  ti   afrohemi  më të mirës së mundëshme.)

    Nëse  keni pyetje  i bëni  ato  me telefon ose  me e-mail

    enver_isufi@yahoo.com tel cel 069.20.87.205  (për mbrojtjen e bimëve)

    Veis Selami, ekspert  i pemëve  , vreshtave  e ullishteve (0682322740)

    Florenc Kutrolli ( ekspert  i perimeve)0682123960)

    Mendim Baçaj(zyra ibb, zyra rajonale Vlore) 0682209469

    Tofik Fugarini (zyra ibb,  zyra rajonale Shkoder) 0682228176

    MESHAZHI NR. 5

    Njoftim:

    “Një ngjarje  e veçantë  Entomologjike”: (for the first time in Albanian territory  a new insect pest  in mais is founded)

    Demtuesi  i rrenjëve të misrit (Diabrotica vergifera ) ndiqet  nga  e  gjithë  Europa  për përhapjen  e tij, Shumë  ekipe shkencore  europiane janë  angazhuar  brenda projekteve  Europiane  dhe kombëtare për të  zbuluar  përhapjen e këtij dëmtuesi.Ai gjindet  ne  disa  vende  europiane ,por ende  nuk ka  qene raportuar   prezenca e tij   ne vendin tone.

    Më poshtë   njoftim  i shkurter mbi pamjet  e  këtij dëmtuese  dhe  shenjat në dëmet ne  rrënjët e bimes  se misrit.

    Përshëndetje kolege,Bashkëngjitur gjeni te dhëna për tenjën minuese te domates (Tuta absoluta)

    Ecuria e fluturimit te krimbit te molles ne feromon ne Korce 2011

     

    Ecuria e fluturimit te krimbit te molles (Cydia Pomonella) ne feromon, Shenvlash 2011