



global $options; foreach ($options as $value) { if (get_settings( $value['id'] ) === FALSE) { $$value['id'] = $value['std']; } else { $$value['id'] = get_settings( $value['id'] ); } } ?>
10th July, 2012
Këshillime për mbrojtjen e bimëve 10 -20 Korrik, 2012
Instituti I Bujqësisë Biologjike , Durrës ka ndjekur në vazhdimsi ecurinë e sëmundjeve dhe insekteve kryesor dëmtues në bujqësi.
Mjetet e monitorimit janë: Stacioni elektronik i motit dhe feromonet monitoruese.
Javët e fundit klima është karakterizuar me temperatrura shumë të larta.
Siç shikohet në grafikun e stacionit elektronik të motit të instaluar nga Instituti në fshatin ShenVlash, Durrës, temperaturat kanë qenë mbi 32°C. Në këto kushte zhvillimi i insekteve dhe sëmundjeve të tilla si kroma e mollës, vrugu i hardhisë, vrugu i patates dhe i domates janë frenuar. Megjithatë në vendet ku ka shira lokalë dhe vesë me orë të zgjatura ka edhe rrezik që infeksionet të shpërthejnë (sidomos në mikrozonat më të freskëta)
Në bimët kryesore:
Në Mollë:
Kroma e mollës nuk do paraqesi rrezik. Në këtotemperatura sëmundja frenohet. Në rast se do ketë shira lokalë bëhen direkt trajtime për mbullimin e pjesëve të gjelbërta të pambuluara me fungicide.
Krimbi i mollës për zonën bregdetare
Të dhëna e dy javëve të fundit nga monitorimi në feromone janë sipas grafikut të mëposhtëm.
Nëse ka ngacmime në kokërr ndërhyhet me insekticide citotropik ose sistemik. Nuk lind nevoja për trajtime kundra kromës. Vetëm në pemtoret me mbi 15 Këpusha për gjethe, ose me shenja të breshkëzës në fruta (pikëza të kuqe) mundet të përzgjidhen insekticide ose insekticido-akaride me një spektër më të gjërë.
Në zonën verilindore dhe juglidore më problem do jetë breshkëza e Kalifornisë. Në blloqet e mollëve me infeksion lind nevoja edhe për një trajtim të dytë që pëkon me maksimumin e çeljes larvave të breshkëzës.
Krimbi i mollës në zonën e Korçës, Pogradecit, Dibrës ende është nën vrojtim dhe për trajtimin tjetër do tju mbajnë në korent me mesazhet tona.
Shënim:Krimbi mollës bën dëm në këtë kohe edhe në arrë, ftua dhe dardhat e vonëshme.
Kumbull
Bëhen trajtime kundra krimbit të kumbullës (Cydia funebrana)
Në Hardhi
Hiri hardhisë ka qenë më agresiv sesa vrugu. Trajtimet me produkte sistemike, kurative dhe pastruese të shtresës së hirit janë të rekomandueshme. Tregu jonë I fitofarmacive ka nga keto produkte cilësore.
Në vreshta kemi vënë re mungesën e krasitjes së gjelbërt. Largimi i biomasës nga hardhia dhe lehtësimi i murit të gjelbërt është si një trajtim me fungicide. Largimi vesës, dhe depërtimi i tretësirës gjatë spërkatjeve rrisin efektin e masave mbrojtëse.
Tenja e hardhise për zonën bregdetare paraqitet si më poshtë:
Normalisht trajtimet për brezninë e dytë duhet të kenë përfunduar. Mundet që të behet një trajtim i dytë aty ku në bistakët e rrushit ka infeksion nga larvat e tenjës.
Fiku
Vitin e kaluar ka pasur infeksion shumë të lartë nga breshkëza e fikut. Siç patëm paralajmëruar ky vit ka bërë një kthesë të menjëheshme duke rënë infeksioni gati krejt në nivelet minimale. Insektet e dobishëm gjatë muajit Shtator -Tetor, 2011 dhe disa ditë me temperaturë të ulta nën zero gjatë dimrit shkaktuan këtë depresion në popullatën e breshkëzës. Përfundimi: nuk do lindi nevoja për trajtime me insecticide.
Ulliri
Ka fluturime të mizës, por në këto temperaturë çelja e larvave do jetë e vështirë. Në ullijtë e tavolinës dhe nën ujitje mundet të bëhen trajtime me produktin SUKSES 024.
Prognoza afatshkurtër për sëmundjet dhe insektet kryesor (15-25 Qërshor, 2012 )
Ky dhjetëditor parashikohet me mot të nxehtë. Lagështira toksore dhe ajrore do jetë e mjaftueshme për të nxitur sëmundjet kryesore prandaj duhet vepruar në kohën e duhur, dhe shpejt për të mbuluar bimët me produkte për mbrojtjen e bimëve
Në Mollë.
Kroma e mollës (Venturia inaqualis ) vazhdon të jetë agresive si në fruta edhe në vegjetacionin e ri. Shplarjet e kurorës së pëmës nga shiu, rritja e masës bimore dhe e frutit ka rritur sipërfaqen e pambuluar me fungicide e insekticide. Duhet të zbatojmë parimin që në çdo rast që ka rënë mbi 15 mm shi trajtimet duhet të përsëriten. Do ishte mirë që edhe para reshjeve të bëheshin trajtime, sepse parandalon shumë rrezikun. Lipset të dëgjojmë çdo natë parashikimin e motit si në mediat televizive ashtu edhe në internet.
Krimbi i mollës akoma nuk ka rrezik. Trajtimet e bëra për brezninë e parë mbajnë ende efekt. Ne po e ndjekim me feromone ecurinë e fluturimit dhe do t’ju njoftojmë si për situatën në zonën bregdetare ashtu edhe për zonat veri-lindore e jug-lindore.
Në Hardhi.
Tenja e rrushit ka një rritje të numrit të fluturave por ështe ende larg celja e larvave të breznisë së dytë.
Hiri dhe vrugu ishte agresiv në disa kultivar si kabernet, merlot, sheshi zi etj. Më agresiv se sa viti kaluar. Trajtimet të kryhen sipas infeksioneve, sipas kohës së zgjatjes efektit produkteve , sipas vetive agronomike të prudukteve etj
Cilësia trajtimeve për çdo rast vendos mbi fatin e frutëshmërisë së produkteve.
Në Ullishte
Miza ullirit do filloi fluturimin, por nuk do lindë nevoja për trajtime me insecticide.
Tani në tregun tonë gjendet një produkt që përdoret për vrasjen e mizës para se ato të kopulohen dhe të lëshojnë vezë mbi kokrrat e ullirit. Ky produkt quhet SUKSES 024. Eshtë produkt ekologjik dhe përdoret si për bujqësinë konvencionale ashtu edhe në ullishtet Bio. Vitin e kaluar Instituti Bujqësisë Biologjike ka bërë prova fushore dhe të dhënat janë shumë pozitive në luftimin e mizës së ullirit. Në mesazhin e ardhshëm do t’ju flasim më në hollësi si për përbërjen ashtu edhe për përdorimin e këtij produkti. Ulliri ka pasur lulëzim të mirë dhe nuk duhet nxituar për trajtimet pa vend për pleshtin e luleve.
Në Patate
Vrugu do të jetë i fuqishëm në dhe trajtimet vazhdojnë sipas rasteve konkrete. Bubureci patates në zonën bregdetare duhet mbajtur nën kontroll me trajtime. Ai do ketë zhvillim masiv të larvave ashtu si periudhën e mëparshme
Në perime
Janë të vlefshme edhe rekomandimet e periudhës së mëparshme
Trajtimet e rregullta për sëmundjet dhe trajtime të argumentuara për insektet. Insektet e dëmshëm duhet të vrojtohen për dëndësine dhe uniformitetin e përhapjes, ndryshe bëhen trajtime të lokalizuara. Higjena brenda dhe jashte serave, brenda dhe jashte parcelave është më e rëndësishme se sa vetë mbrojtja kimike. Për insekte të tillë si krahëbardha, tuta absoluta, liriomiza, këpushat etj masat higjenizuese janë shumë të frutëshme. (pastrimi nga barërat e egra, largimi I pjesëve të bimëve prekura nga larva, vezë, pupa dhe insekte të rritur kufizon shumë infeksionet. Në serrat ku ne kemi zbatuar praktikën e “Tolerancës ZERO” për bimët strehuese këmi arritur që të kufizojmë deri në 80% kimike të trajtimet ndaj këtyre dëmtuesëve .
Këshilla të përgjithëshme, por parimore në në mbrojtjen e bimëve
1.Kontrolloni vetë gjendjen shëndetësore të bimëve, pastaj veproni. Kur nuk jeni në gjendje të vlerësoni vetë, merni një ekspert se do ju dale më lirë dhe më mire .
2.Mbani kontakte me specialistët e institucioneve këshillë-dhënëse të vendit (QTTB,Shërbimi Këshillimor Publik, Institucionet private, specialistet e fitofarmacive etj)
3.Mbështeni punën tuaj edhe në të dhënat e motit
4.Zgjdhni mirë produktet dhe mundohuni të kuptoni këshillat e etiketave të tyre
5.Bëni këmbimin e lëndëve vepruese dhe jo thjeshtë të emrave të produkteve.
6.Cilësia e trajtimeve është me vlera ekonomike dhe biologjike
7.Masat parandaluese të jenë në themel të mbrojtjes së bimëve ;,më shumë besim tek ato.
Koment:Gjysmën e dytë të muajt Qërshor besohet se arrin maksimumi fluturimit.
Kjo do të thotë që ditët nga 18-23 Qërshor janë ditët për trajtime me insecticide kundra krimbit të mollës (kjo për zonën e ulët dhe bregdetare )
Koment:Numri I fluturave në feromon është ende evogël. Kjo do të thotë që të paktën për një javë nuk do te lind nevoja për trajtime kundra tenjës së rrushit.
T. rrushi K. Molles Flutura K. Molles Flutura e manit H. Cunea
Prognoza Rimpro per krimbin e molles, Durres
Suksese në këtë sezon !
Enver Isufi ( 069.20.87 205)
Këshillime për Mbrojtjen e Bimëve 01-10 Qërshor, 2012
Ky dhjetëtor parashikohet me mot të paqëndrueshëm dhe me reshje lokale , prandaj duhet vepruar shpejt për të mbuluar bimët me produkte për mbrojtjen nga sëmundjet dhe insektet kryesore.
Në Mollë.
Kroma e mollës vazhdon të jetë agresive. Shplarjet e kurorës së pëmës nga shiu, rritja e masës bimore dhe e frutit ka rritur sipërfaqen e pambuluar me fungicide e insekticide. Pas çdo rasti që ka rënë mbi 15 mm shi trajtimet duhet të përsëriten. Do ishte mirë që edhe para reshjeve të bëheshin trajtime, sepse parandalon shumë rrezikun. Kjo realizohet nëse dëgjojmë çdo natë parashikimin e motit si në mediat televizive ashtu edhe në internet.
Krimbi i mollës kaloi rrezikun e breznisë së parë. Ne po e ndjekim me feromone ecurinë e fluturimit dhe do t’ju njoftojmë si për situatën në zonën bregdetare ashtu edhe për zonat veri-lindore e jug-lindore.
Në Hardhi.
Për tenjën e rrushit iku rreziku i breznisë së parë. Breznia e parë këtë vit ishte e dobët.
Hiri dhe vrugu do jetë më agresiv se sa viti kaluar, sepse moti i pasur me shira e temperatura normale e nxit rrezikun. Trajtimet të kryhen sipas infeksioneve, sipas kohës së zgjatjes efektit produkteve , sipas vetive agronomike të prudukteve etj
Cilësia trajtimeve për çdo rast vendos mbi fatin e frutëshmërisë së produkteve.
Në Ullishte
Duhet të përgatitemi për mbrojtjen nga miza. Tani në tregun tonë gjendet një produkt që përdoret për vrasjen e mizës para se ato të kopulohen dhe të lëshojnë vezë mbi kokrrat e ullirit. Ky produkt quhet SUKSES 024. Eshtë produkt ekologjik dhe përdoret si për bujqësinë konvencionale ashtu edhe në ullishtet Bio. Vitin e kaluar Instituti Bujqësisë Biologjike ka bërë prova fushore dhe të dhënat janë shumë positive në luftimin e mizës së ullirit. Në mesazhin e ardhëshëm do tju flasim më në hollësi si për përbërjen ashtu edhe për përdorimin e këtij produkti. Ulliri ka pasur lulëzim të mirë dhe nuk duhet nxituar për trajtimet pa vend për pleshtin e luleve.
Në Patate
Vrugu do të jetë i fuqishëm në rastet ku do të nënvleftësohet. Bubureci patates në zonën bregdetare duhet mbajtur nën kontroll me trajtime. Ai do ketë zhvillim masiv të larvave
Në perime
Trajtimet e rregullta për sëmundjet dhe trajtime me arsyetim për insektet. Insektet e dëmshëm duhet të vrojtohen për dëndësine dhe uniformitetin e përhapjes, ndryshe bëhen trajtime të lokalizuara. Higjena brenda dhe jashte serave, brenda dhe jashte parcelave është më e rëndësishme se sa vetë mbrojtja kimike. Për insekte të tillë si krahëbardha, tuta absoluta, liriomiza, këpushat etj masat higjenizuese janë shumë të frutëshme. (pastrimi nga barërat e egra, largimi I pjesëve të bimëve prekura nga larva, vezë, pupa dhe insekte të rritur kufizon shumë infeksionet. Në serrat ku ne kemi zbatuar praktikën e “Tolerancës ZERO” për bimët strehuese këmi arritur që të kufizojmë deri në 80% kimike të trajtimet ndaj këtyre dëmtuesëve .
Këshilla të përgjithëshme, por parimore në në mbrojtjen e bimëve
1.Kontrolloni vetë gjendjen shëndetësore të bimëve, pastaj veproni. Kur nuk jeni në gjendje të vlerësoni vetë, merni një ekspert se do ju dale më lirë dhe më mire .
2.Mbani kontakte me specialistët e institucioneve këshillë-dhënëse të vendit (QTTB,Shërbimi Këshillimor Publik, Institucionet private, specialistet e fitofarmacive etj)
3.Mbështeni punën tuaj edhe në të dhënat e motit
4.Zgjdhni mirë produktet dhe mundohuni të kuptoni këshillat e etiketave të tyre
5.Bëni këmbimin e lëndëve vepruese dhe jo thjeshtë të emrave të produkteve.
6.Cilësia e trajtimeve është me vlera ekonomike dhe biologjike
7.Masat parandaluese të jenë në themel të mbrojtjes së bimëve ;,më shumë besim tek ato.
Suksese në këtë sezon !
Enver Isufi ( 069.20.87 205)
Këshilla për mbrojtjen e bimëve ( 15-20 Maj, 2012 )
Shirat e rëna gjatë dhjetëditorit të dytë të muajit Maj kanë krijuar kushte për përshpejtimin e masave për mbrojtjen e bimëve. Rënia e temperaturave ka frenuar pak parazitët, por pritet ngritje e temperaturave që do shoqërohet me zhvillim të shpejtë të sëmundjeve.
Në bimën e Mollës, zona bregdetare.
Është periudhë delikate sepse këtë dhjetëditor do bashkohet rreziku i krimbit dhe i kromës.
Trajtimet për kromën e mollës dhe dardhës duhet të bëhen sistematike, jo më vonë se 10 ditë nga trajtimi në trajtim kur moti ka pasur reshje dhe jo më vonë se 15 ditë nga njëri tjetri kur moti nuk ka reshje.
Krimbi i mollës (Cydia pomonella) pritet të arrijë fluturimin më të lartë brenda dates 20 Maj. Trajtimet parashikohet të kryhen brenda datave 20-30 Maj. Në katër pika kontrolli të krimbit të mollës në Durrës janë kapur me datë 16 Maj 16 flutura. Gati të gjitha fluturat ishin të gjalla dhe kjo tregon se fluturimi këtë vit është më i vonëshëm se viti kaluar. Freskia e motit të javës së fundit e ka vonuar daljen e fluturave që lëshojnë vezë mbi frutat e mollës. (Molla në zonën bregdëtare ka një madhësi fruti prej 20-25 mm diametër).Kontrolli i frutave për ngacmimin e larvave ndihmon për të gjykuar për nevojën ose jo të trajtimeve kimike.
Kroma e mollës (Venturia inaqualis ) është në aktivitet. Ende ka spore dimërore pa shpërthyer në ajrin e pemtores. Lagështira tokesore, ajrore dhe ajo në gjethe është e përshatëshme për mbirjen e sporeve. Mbulimi i sipërfaqës së gjethes me fungicide shmang infeksionin e pjesëve të gjelbërta të bimës.
Parimet bazë:
Në hardhi.
Vendosen feromonet çorientuese në vreshat bio. Aty ku vendosen këto feromone nuk lind nevoja për trajtime me insecticide kundra tenjës për të gjithë periudhën bimore deri në vjelje.
Monitorimi tregon se trajtimet këtë vit do kryhen më vonë se viti kaluar sepse nuk ka shumë flutura në fluturim. Rënia e temperaturave ka ndikimin e vet në këtë vonesë.
Vrugu dhe hiri do jenë problem kryesor direkt pasi do rritet tempratuar mbi 20 gradë. Deri në fund të muajit Maj pjesët e gjelberta gjithmonë duhet të jenë të mbuluara me fungicide. Para dhe pas shirave duhet të kryhen trajtime me fungicide.
Parime të pergjithëshm
Në bimën e ullirit
Syri palloit është sëmundja kryesore. Trajtimet për mbrojtjen e gjelbërimit të ri do kishe një farë efekti. Jo të gjithë kultivarët do kiushin rëndësi për tu trajtuar( Kultivri Kalinjot dhe kultivarët e tavolinës janë më të prekëshëm )
Bima e ullirit ndodhet në fazën e butonizimit. Pleshti ullirit ose ndryshe pambukorja është insekti që e shoqëron ullirin në këtë fazë.Trajtohet me insecticide vëtëm nëse në 100 lastarë ulliri në 10 prej tyre ka koloni pleshti. Kujdes bletën !!!.
Të nderuar fermerë
Ndiqni në medja dhe në internet informacionet e klimës
Pyesni specialistët për problet që nuk I keni të qarta
Kryeni me cilësi punët në mbrojtjen e bimëve
Pyesni edhe me telefon për prov blemet që keni
Të nderuar kolegë agronomë
Qëndroni afër fermerëve në këto ditë kur shënderi bimëve kërkon kujdes të përditëshëm
Mbani lidhje me pikat e prognozës. Ndiqni zhvillimet reale të parazitëve dhe jo intuitën e hamendjen shumëvjeçare. Cdo vit ka karakteristikat e veta. Cdo produkt ka karakteristikat e veta. Cdo kultivar ka karakteristikat e veta. Cdo zonë ka karakteristikat e veta.
Kembeni produket dhe lendet vepruese dhe jo thjeshte emrat e produkteve
Ju keni të gjitha njohuritë të ndihmoni fermerët. Instituti Bujqësisë Biologjike është një koleg më shumë për konsultim e informacion.
Webi jonë:www..ibb.al
Tel.Këshillues: 052.265265
Faleminderit
Enver Isufi,ibb, Durrës
Vrugu Vrugu ne Kokerr Veshuli ne formen “S” i
prekur nga vrugu
Hiri Tenja
Programi kromes se molles (Rimpro)
Pjesa kafe ne grafik jane sporet dimerore qe shkoje drejte perfundimit. Kollonat e kuqe tregon shperthimin r sporevr ne ajer.Brezat blu tregojne lageshtiren ne gjethe.
Nga ndjekja e insekteve në feromonet tërheqëse situata paraqitet si më poshtë.
1. Krimbi i mollës (Cydia pomonella) ka patur një maksimum fluturimi në javën-20.27 Gusht. Dhjetëditorin e parë të muajit Shtator në zonën bregdetare dhe në kultivarët me pjekje të mesme dhe të vonët të shikohet mundësia për trajtime.Nëse ka ngacmime të cipës së frutit nga larvat e reja duhet trajtuar.(Shikoni grafikun me poshtë)
2. Tenja e rrushit (L.botrana) gjithashtu vazhdon fluturimin.Për kultivarët që vilen në Shtator vonë si dhe në Tetor mundet të shikohet mundësia për trajtime.Ky trajtim kufizon kalbëzimin (botrytis)
3. Edhe krimbi i kumbullës (Cydia phunebrana) vazhdon fluturimin Në kultivarët me pjekje të vonët dhe në zonat e freskëta mundet të bëhen trajtime.
Në të gjitha rastet trajtimet duhen paraprirë nga analizat në kokërr ose në bistakë në rastin e rrushit.
4. Miza ullirit (Bractocera oleae) në këtë fazë ka dominuar faza e pupës. Ka qenë shumë më agresive se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Pas shirave të parë të Shtatorit fillojnë trajtimet më insecticide.
Në ullishtarinë organike përdoret produkti ri i quajtur SUKSES që është kombinim i Audience (Spinosad) një bioprodukt dhe proteinë.Spërkatet vëtëm gjysma e pjesës lindore të kurorës. Spërkatet një bimë po dhe një jo. Trajtimi përsëritet çdo 21 ditë. Shpenzohet 300 mililitra tretësirë për çdo bimë ulliri.Në 100 litra ujë hidhën 3,3 litra produkt dhe më këto 100 litra spërkaten 150-200 pemë ulliri.
Edhe Ekotrapet natyrisht nëse ato janë në tregun tonë të imputeve , vendosen në pemët e ullirit me fillimin e Shtatorit.
Këshillë e posaçme:
1.Meqenëse produktet bujqesore janë në pjekje ose në zbukurim frutash të respektohet periudha e pritëshmërisë nga trajtimi fundit deri në vjelje.Të zgjidhen insecticide me periudhë sa më të shkurtër shpërbërje.
2. Kontrolloni gjendjen e infeksionit para trajtimit dhe konsultohuni me specialistët dhe me informacionet si ky që shpërndajnë edhe instituti bujqësisë biologjike (ibb)
Suksese dhe faleminderit që konsultoheni me mesazhet tona.
Nga Ibb, Durrës
Krimbi mollës: në datat 10-12 Korrik ka një rritje të numrit të fluturave të krimbit të mollës(C.pomonella) të rëna në grackat e feromoneve. Parashikohet që periudha 15-20 Korrik të jetë periudha e çeljes së larvave të të reja mbi fruta.
Në zonën e lartë ka një periudhë qetësie për krimbin. Kur të shtohet numri fluturave aktive për lëshim vezësh në fruta do t’ju njoftojmë.
Tenja e rrushit (L.botrana)
Në vreshta ku janë përdorur feromonet çorientuese nuk lind nevoja për trajtime kimike .Në vreshtat e tjera këto ditë nuk do lindë nevoja për trajtimeme insekticide konvencionale dhe biologjike.
Vrugu në vreshta ka qenë agresiv sidomos në veshul, por ky ka qenë vit për hirin. Trajtimet me produkte bakri dhe squfuri duhen alternuar me produktet sistemike.
Tuta absoluta në domate: Higjenizimi mjedisit bujqësor të vlerësohet më shumë se sa vetë mbrojtja kimike
Diabrotika në misër: Vaditjet dhe mbathja bimeve nxit rrenjet e reja dhe kufizon sadopak dëmin. Të bëhen vrojtime për këtë dëmtues të ri dhe të njoftohet për praninë e tij.
Faleminderit dhe suksese
Ibb, Durrës
Përshendetje specialiste dhe fermere
Sot është data 11 Qërshor. Po japin keshillime për mbrojtjen e bimëve
Në bimën e mollës :Në zonën bregdetare sëmundja e kromës është active sepse kanë rënë gati kudo shira lokale. Pas ēdo shiu me sasi mbi 15mm trajtimet përsëriten.
Krimbi mollës nuk do jetë problem këtë 10 ditor, Në zonën e lartë mbase lind nevoja për trajtimin e dytë nëse ka pasur fluturim të zgjatur të fluturave të breznisë së parë.
Në hardhi. Tenja e rrushit nuk do jetë problem, por trajtimet për vrugun dhe hirin nuk duhet të ndërpriten sidomos pas shirave me sasi mbi 15mm. Krasitjet e gjelbërta gjithashtu nuk duhen nënvleftësuar.
Në misër : janë aktiv dy speciet e krimbit të misrit.
Në patate : vrugu dhe bubureci duhet të mbahen nën vrojtim dhe trajtim.
Në pemën e fikut : Dhjeteditorin e kaluar patëm ēeljen masive larvave nga vezët dimëruese të breshkëzës . Eshtë koha ideale për trajtime me insekticide kundra breshkëzës së fikut.
Në Domatet e fushës dhe serrave : Afidet , të jenë problem kryesor.
Higjenizimet në mjediset e prodhimit ,metodat bioteknike me feromone tërheqëse, dhe në rast nevoje trajtimet me insekticide janë masat që kufizotjnë dëmin ekonomik në në domate nga këtë bimë.
Ibb, Durrës
Në Bimën e mollës kryhen trajtime me fungicide direkt mbasi bien mbi 15 mm shi . Frutat kanë madhesi rreth 3 cm diametër dhe janë ende të ndieshëm nga kroma. Vegjatacioni ri duhet të mbulohet me fungicide.
Në zonën bregdetare ka një rritje të dytë të kurbës së fluturimit të krimbit të mollës.Nëse shikoni shenja prekjeje dhe nuk e keni kryer në kohë trajtimin e parë, mundet të bëni një trajtim të dytë.
Për zonen veriore dhe Juglindore nevoja për mbrojtjen e mollës nga krimbi do përkojë me fundin e këtij dhjeteditori ose edhe pak me vonë. Në pikat e monitorimit me feromone vazhdon të dalin fluturat dimëruese.
Ju kujtojmë : krimbi i mollës prek edhe dardhën, ftoin dhe arrën.
Data kontrollit feromonit gracke. | Fluturat e kapura ne 4 pika kontrolli (Shen.Vlash, Durres) | Shenime plotesuese |
04 .05, 2010 | 1 | Varja feromonit 2 Maj |
06.05. | 1,5 | |
10.05 | 3 | |
15.05 | 4,6 | Konsiderohet kapja maksimale. Trajtimi duhet bere brenda 5-8 diteve nga kjo date. |
17.05 | 1 | Kapja ka renie te forta |
20.05 | Do behet kontrolli | Do tju informojme per prirjet sepse dy ditet e fundit temperatura ra(kujtojmeju kni veshur trikot e xhaketet pas shirave te diteve te fundit) |
Shenim:Ne zonen bregdetare kokrrat e molles kane nje diameter 2,5 – 3 cm diameter. Eshte koha edhe per rrallimin e frutave(rrallimi i dyte ne Qershor)
Shenim:Ne zonen bregdetare kokrrat e molles kane nje diameter 2,5 – 3 cm diameter. Eshte koha edhe per rrallimin e frutave(rrallimi i dyte ne Qershor)
Ne zonen verilindore dhe jug-perendimore maksimumi fluturimit ende nuk ka arritur. Do tju mbajme ne kontakt pasi te marim te dhenat e Korçes, Ersekes, Devollit.
Gjithashtu kujdes: Feromonet çorientuese per luftimin e krimbit te molles jane te efekteshme per zonen verilindore dhe jugperendimore dhe jemi vone per varjen e tyre ne mollen e zonave bregdetare.
Vrugu ka qene e vazhdon te jete me i rrezikshem, sepse prek edhe bistaket ne fazen e butonizimit dhe ne lulezim.
Brenda dy diteve te jete e mbuluar siperfaqia me tretesire preparatesh. Trajtoni 3edhe nen shirat e imta. Mos trajtoni kur bie mbi 15 mm shi. Me mire trajtimi nen shiun e lehte sesa te pritet 3-4dite sa te qetesohet koha. Po ra nen 10mm shi pas trajtimit nuk lind nevoja per trajtime.Respektoni gjatesine e kohes se ruajtjes se efektit te preparateve(Pas trajtimeve me preparate bakri dhe squfuri trajtimet perseriten çdo 8-10 dite, me preparatet e tjere periudha efektit zgjat edhe dy fishin e kesaj kohe.) Krasitja e gjelbert lehteson tharjen e lageshtires dhe depertimin e tretesires se sperkatjes.Menjanimi i barerave te egra ul lageshiren ajrore ne vreshte.
Tenja e rrushit nuk do te jete problem edhe kete jave. Breznia e pare zakonisht tolerohet: Larva e tenjes do haje ato lule qe ne fakt do binin vete.Eshte koha per te varur feromonet çorientuese per mbrojtjen e rrushit nga tenja.
Kujtoni trekendeshin e arte te fruteshmerise se trajtimeve:
Kundra vrugut gjithmone poshte gjethes.Respektoni sasine e tretesires per ha,
Kombinimet e preparateve kundra hirit dhe vrugut jane te domozdoshme.
NE ULLINJ: Ja vlen edhe nje trajtim me produkte bakri kundra semundjesw se syrit te palloit sidomos ne blloqet qe jane nenvleftesuar trajtime e para dy muajve.
NE PERIME: Masa komplekse kundra tenjes se domates.(Tuta absoluta)Vetem insekticidet nuk jane strategjia me e suksesehsme.
Te dashur specialiste dhe fermere, e baçevane.
Nese keni pyetje i beni ato me telefon ose me e-mail
Informacion mbi situaten ne semundjet dhe demtuesit kryesor ne Molle, Vreshta, Ullishte dhe keshilla per masat mbrojtese.
Pershendtje te dashur kolege
Institutim i Bjqesise Biologjike po ndjek me vemendje gjendjen fitosanitare per objektet kryesore fitosanitare.
Dy dite me pare jane kapur njollat e para te kromes se molles ne zonen bregdetare.
Eshte koha per trajtime kimike kundra kromes te cilat dobesojne infeksionin e breznive te kromes qe shumohen me vone me konide.Zgjedhje e produktit, sasia e tretesires per ha dhe mbulimi i mire i mases vegjetative me tretsiren e sperkatjes jane me rendesi per fruteshmerine e mases mbrojtese.
Edhe ne zonen verilindore e Jug-lindore vazhdojne trajtimet per parandalin e infeksionit nga askosporet dimerore te kromes.
Krimbi i molles po monitorohet me feromone ne 5 pika. Der tani nuk ka arritur maksimumi i fluturimit dhe nuk ka rrezik per infeksion.Duhet pritur edhe disa dite.
Trajtimet per hirin u bene pothuajse ne kohe dhe nuk kemi shenja, por me agresiv do paraqitet vrugu. Javen e kaluar kemi kapur njollat e vajit e madje ne dy vreshta qe monitorojme ka edhe sporifikim te vrugut. Duhet qe te mbulohen vreshtat me trajtime per te parandaluar infeksionet nga konidet. Muaj Maj eshte vendimtar per parandalimin ose kufizimin e demit nga vrugu i hardhise.
Tenja e rrushit po ndiqet me feromone, Te pakten edhe per 10 dite nuk lind nevoja per trajtime kundra tenjes. Ende nuk ka arritur fluturimi masiv i flutures pra insektit te tenjes se rrushit.Tek ne eshte e pranishme specia (Lobesia botrana)
Kemi varur feromone per ndjekjen e demtuesit te ri ne domate :tenja domates (Tuta absoluta)
Nese shikojme vatra infeksioni do tju njoftojme.
Nese keni pyetje na i dergoni:Ne do tju sjellim pergjigje nese jemi te sigurte per saktesine e e tyre.
Ne ULLISHTE
Ka ende kohe per kufizimin e infeksioneve nga syri i palloit ne ullishte.Ky vit me pranvere te laget eshte shoqeruar me infeksione te larta.
Shikoni ullishtet e pa trajtuara .Ato nga larg kane sfond gri dhe jo jeshile.Gjethet e prekyra kane rene. Rigjelberimi dobeson bimen.
Me interes jane trajtimet ne ullishtet e reja dhe fidanishte.Preparatet me baze bakri jane te efekteshme.
–Kembeni jo emrat e produkteve, per kembeni lendet vepruese. Kjo shmang fenomenin e fitimit te rezistences se insekteve dhe semundjeve nga produkteve te mbrojtjes se bimeve.
Suksesi masave mbrojtese mbeshtetet ne tre pika: Ne kohen e duhur,Me produktin e duhur, Me tekniken e duhur te trajtimeve. Ju lutemi shperndani kete informacionJeni te lire qe me kete adrese te dergoni edhe pyetje per çeshtje qe juve ju shqetesojne .
Faleminderit per bashkepunimin
Enver Isufi dhe ekipi i eksperteve te IBB, Durres.
KESHILLA 2 PRILL,2010
PER KROMEN E MOLLES (VENTURIA INAQUALIS)
TE NDERUAR PRODHUES TE FRUTAVE DHE KRYESISHT TE MOLLES
INSTITUTI I BUJQESISE BIOLOGJIKE KA INSTALUAR STACIONIN ELETRONIK TE MOTIT DIREKT NE BLLOKUN E MOLLEVE NE FSHATIN SHEN-VLASH, DHE NE ZYRE KEMI INSTALUAR NE KOMPJUTER PROGRAMIN PER NDJEKJEN E PROGNOZIMIT TE KROMES SE MOLLES .
TE DHENAT E KLIMES TREGOJNE SE JANE PJEKUR ASKOSPORET DIMERUESE DHE JANE GATI PER TU SHPERNDARE NE AJER.
FAZA E MOLLES NE KULTIVARET E HERSHEM SI GALA ESHTE NE FAZEN E VESHEVE TE MIUT DHE PO DALIN BUTONAT ROZE. BRENDA PAK DITEVE PRESIM INFEKSIONET E PARA TE KROMES NE GJETHE(DIREKT PAS SHIUT TE PARE)
TE JEMI NE GADISHMERI PER TRJATIMIN E PARE.PER KROMEN TRAJTIMI I PARE NE KOHE LUAN ROL NE KUFIZIMIN E SEMUNDJES.
KUR APARATI FUSHOR TE KAPI ASKOSPORET E PARA QE SHKAKTOJNE INFEKSIONIN NE GJETHE ,DO TJU NJOFTOJME ME INTERNET, TELEFON SEMINARE E BURIME TE TJERA INFORMACIONI.EDHE PER FUNGICIDET NE SISTEMIN E BUJQESISE BIO,BUJQESISE INTEGRUAR DHE PER BUJQESINE E ZAKONSHME GJITHASHTU DO TJU JAPIM PROGRAMET PERKATESE.
PUNE TE MBARE DHE BASHKEPUNIM TE PERHERSHEM.
NESE KENI PYETJE MOS HEZITONI TI BENI. PERDORNI KETE ADRESE.
ENVER ISUFI, (DREJTOR)
DHE AGRONOM I MBROJTJES BIMEVE NE IBB
Shenim:Ne zonen bregdetare kokrrat e molles kane nje diameter 2,5 – 3 cm diameter. Eshte koha edhe per rrallimin e frutave(rrallimi i dyte ne Qershor)
Në patate pritet bubureci patates. Në patatet e mbjella herët, shpëtojnë nga breznia parë e buburecit, por vrugu është në kulmin e rrezikut.
Në domate tenja Tuta absoluta kërkon monitorim dhe masa komplekse mbrojtëse. Aty ku nuk ka shenja ska pse të bëhen trajtime parandaluese.
Në bimën e misrit bëhën analiza dhe trajtime për krimbat e misrit.
Eshtë koha e vendosjes së feromoneve për dëmtuesin e rrënjëve të misrit (Diabrotica vergifera) .Pika te tilla monitorimi me feromone kemi në Shkodër dhe Puke. Për herë të parë në vendin tonë ky dëmtues u gjet vitin e kaluar në parcelat e misrit të rrethit të Pukës (nga entomolog E.Cota , Laboratori Mbrojtjes së Bimëve , Durrës. )
Të nderuar këshilltarë të bujqësisë dhe fermerë !
Masat parandaluese janë të frutëshme: krasitjet e gjelbërta, rrallimi frutave, higjenizimi parcelave brenda në serra dhe në fushë, ujitjet e plehërimet e balancuara, rregullimi numrit barërave të egra)
Dëgjoni çdo natë në media parashikimin e motit, kjo na ndihmon për organizimin e masave mbrojtëse.
Konsultohuni me spev cialistët dhe me botoimet përkatëse
Monitoroni bimët para trajtimeve .
Shrytëzoni të gjitha kanalet e informacioneve që falë teknikave moderne janë shtuar shumë ( tel .celular, telefoni këshillues (052.265.265 ) internetin, ëebsitet, Televizionet etj)
Suksese dhe faleminderit !
Instituti Bujqësisë Biologjike , Durrës falenderon Drejtorine e Shërbimit Këshillimor pranë Ministriasë së Bujqësisë e cila i përcjellë këto mesazhe rretheve.(ditët e fundit instituti zhvilloi seminare për pemtarine në Dvoran, Korçe, Zdojan, Dibër, Has, Kukës) dhe këto mesazhe i gjetëm të printuara nga shërbimi këshillimor në Qarqe.Le të vazhdojmë të japim mesazhe për lektësimin e punës së prodhuesëve.
Faleminderit
Enver Isufi, ibb, Durrës
www.ibb.al
Punët ku duhet përqëndrohet vëmendja gjatë dhjetëditorit të fundit të muajit Maj janë.
Mbulimi me trajtime me fungicide të mollës dhe dardhës ndaj kromës, i vreshtave ndaj vrugut dhe hirit, i patates ndaj vrugut, i domates ndaj vrugut.
Krimbi I mollës ne zonen bredgetare do jetë në fazën e larvës. Të parandalohet futja e larvave në kokërr.Ne zonen veriore dhe juglindore nuk do linde nevoje per trajtime per krimbin e molles.Në mollë dhe hardhi vazhdojnë krasitjet e gjelbërta dhe rrallimi frutave dhe bistakëve kur ka mbingarkesë prodhimi.
Ky dhjetëditor është shumë i favorshem për këto sëmundje sepse vegjetacioni i ri, është i ndieshëm , rritet shpejt duke lëne pjesë të zbuluara nga trajtimet e mëparshme. Lagështira ajrore është e mjaftueshme dhe temperaturat gjithashtu.Pra bashkohen disa kushte mjedisore dhe biologjike që favorizojnë parazitët.
Trajtimi me cilësi, këmbimi i produkteve për të shmangur rezistencën janë praktika që duhen arsyetuar para zbatimit.
Për mbrojtjen nga insektet bëhen analiza dhe për trajtime meren parasysh kufijtë e dëmit ekonomik.Kur mumri I insekteve në mostrat e analizuara është nën këto kufij trajtimet tolerohen. Tenja domates
( Tuta absoluta ) do jetë insekti që do të kërkojë vemëmndje dhe trajtime të diferencuara.
Faleminderit dhe suksese.
E.Isufi
Ibb, Durrës
Te nderuar specialiste dhe fermere
Bazuar ne pikat tona te monitorimit te insekteve me feromone ju formulojme keto keshilla orientuese.
Krimbi molles (zona bregdetare)
Ka filluar çelja e larvave te krimbit te molles(Cydia pomonella).
Kete jave eshte koha per trajtimin e molles me insekticide.Mjafton nje trajtim kur ai behet ne kohen e duhur.Meqenese ne keto moment pema e molles ka shume fruta mjafton nje trajtim.Per breznine e dyte mundet te pranohen dy trajtime me distance 10 dite nga njeri tjetri, sidomos kur infeksioni eshte i larte dhe kur nuk kemi qene te sakte me kohen e trajtimeve.
Per zonat veriore dhe juglindore kete jave nuk do linde nevoja per trajtimin e molles per mbrojtjen nga krimbi.
Trajtimet per kromen e molles: kryhen sipas kushteve te motit. Pak para shiut dhe direkt pasi kane rene mbi 15 mm shi kryhen trajtime. Kjo praktike eshte e vlefshme per te dy zonat kryesore klimatike.
Tenja e rrushit (Lobesia botrana):(zona bregdetare)
Gjithashtu ka filluar çelja e larvave, por trajtime kryhen vetem nese gjenden mbi 25 larva ne 100 bistake .Kjo brezni nuk ben shume dem.
Kursimet e trajtimeve per kete brezni mund ti shpenzojme per breznine e dyte qe eshte me demprurese.Vreshta bio qe kane perdorur feromone çorientuese nuk kane nevoje te kryejne trajtime as per kete brezni dhe as per breznite e tjera
Per zonat veriore dhe juglindore kete jave nuk do linde nevoja per trajtimin e hardhise per mbrojtjen nga tenja.
Trajtimet per hirin dhe vrugun e hardhise kryhen ne prag te renies se shiut dhe perseriten nese ka rene mbi 15 mm shi, sepse lahet tretesira dhe duhen mbuluar rritjet e reja te hardhise.
Keshille e zakonshme : Degjoni prognozen ditore dhe javore te motit.
Kryeni rrallimin e frutave ne molle dhe krasitjet e gjelberta ne molle dhe hardhi.
Ju lutem shperndani kete informacion kujdo qe e shikoni te arsyeshme.
Faleminderit per bashkepunimin
Suksese
Enver Isufi, ibb, Durres
Mesazh per periudhen 1 deri 10 Maj, 2011-04-29
Shirat e rëna në datën 30 Prill krijuan kushte për të reaguar ndaj disa sëmundjeve .
Në Mollë : Bima e mollës ndodhet në fazën me të ndieshme ndaj sëmundjes së kromës. Shirat e rëna dhe tempeturat në rritje shtojnë rrezikun e sëmundjes.Kur do që të jenë bërë trajtimet me fungicide , brenda dy ditëve duhet të kryhen trajtime me fungicide. Trajtimet përsëriten në rastëse bien mbi 12-15 mm shi.
Do vazhdoi dalja e fluturave te krimbit të mollës , por nuk do ketë kushte për vezëlëshim dhe çeljen e larvave, pra nuk do lindë nevoja për trajtime kimike.
Në Hardhi : duhet të kryhen trajtime të kombinuara për vrugun dhe hirin.
Nuk do lindë ende nevoja për trajtime për tenjën.
Në Ullinj: Në ullishtet e patrajtuara kryhen trajtime për sëmundjen e syrit palloit.
Në Perimet në serra: Kujdesi për mbrojtjen e domates ndaj tenjës (Tuta absoluta.)
Varen në çdo dynym 2-3 feromone të shoqëruara me ena me ujë, kjo për kapjen në masë të mikrofluturave. Feromanet për kapjen në masë të insekteve të tenjës justifikohet te varen në ato serra kur në feromonet monitoruese kapen mbi 10 insekte te tenjes në javë.
Në serrat me popullata të mëdha, kapjet me feromone kombinohen edhe me indekticide (në bujqësine bio përdoret Bacillus thuringiesis)
Në Patate do duken insektet e para të buburecit patates, por nuk do të ketë larva këtë dhjetditor.
Këshilla të përgjithëshme
Dëgjoni çdo darkë në media parashikimin e kohës
Përsërisni trajtimin kur pas spërkatjes nëse bie mbi 15 mm shi.
Trajtoni me cilësi:Volumi tretësirës,doza produktit,cilësia mbulimit të pjesëve të gjelbërta të bimës me pikëla sa me të imta.
Mbroni bimët nga barërat e egra .
Kryeni krasitjet e gjelbërta në vreshta e në pemë frutore
Kryeni vrojtime mbi bimët për të parë nivelin e prekjes nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Orintohuni në trajtimet kimike tek kufijtë kritik ekonomik të parazitëve e dëmit
Mbani kontakte me specialistet dhe burimet e tjera te informacionit.
E.Isufi
Kroma mollesne gjethe dhe ne frutat e rinj.
– Javën e fundit kemi kapur ne feromonet e zonës bregdetare shume flutura te tenjës se rrushit.
Edhe për disa dite kane vlere trajtimet me insekticide. Kjo vlen për kultivarët e rrushit qe do te vilen pas 15 Shtatorit. Ne trajtime te respektohet periudha e pritshmërisë se degradimit te insekticideve ne kohen e vjeljes.
E. Isufi
Përshëndetje kolege,
(shikoni grafikun bashkëngjitur)
Po ju njoftojmë për ecurinë e fluturimit te krimbit te mollës (Cydia pomonella) javën e fundit.
Ne datën 9 Gusht u kapen ne feromonet monitoruese 41 flutura dhe kjo do te ishte maksimumi i fluturimit dhe 3 dite me pas u kapen vetëm 7 flutura.
Kjo bën, qe ne 2-5 ditët e ardhshme te jete periudhe trajtimesh.
Mënjanohet trajtimi për kultivarët e hershem si Gala ose ndonjë tjetër, por për kultivarët me pjekje ne shtator, tetor e me vone breznia e gushtit shkakton dem dhe nuk duhet nënvleftësuar aspak.
Instituti i Bujqësisë Biologjike, Durrës
Tenja e rrushit (Lobesia botrana)
IBB e ndjek tenjën e rrushit me feromone monitoruese ne tre zona:
Shkodër (2 pika), Vlore (2 pika), Durrës (4 pika)
Tre ditët e fundit kemi shtim te fuqishëm te fluturave ne grackat e feromoneve. Sot vrojtimet ne Vlore raportuan maksimumin e fluturimit.
Koment: Ne javën e pare te muajit gusht fillojnë trajtimet.
Përjashtohen nga trajtimet kultivarët, qe vilen brenda datës 15 gusht, si edhe vreshtat e trajtuara me feromone çorientuese.
… Bëhen pastrime te biomasës se tepërt te hardhisë dhe largohen nga vreshti, sepse kane infeksion te vonshëm nga vrugu.
… Ne vreshtat qe kane pasur plagosje te kokrrave nga hiri, bashke me insekticidet për tenjën treten edhe fungicidet botriticide. Nëse bistakët janë te pastër mund te shmangen trajtimet për kalbëzimin.
… Respektoni periudhën e pritshmërisë se produkteve kimike para vjeljes. Nuk lejohet te dërgohen produkte ne treg me mbetje pesticidesh.
E. Isufi
Bashkëngjitur keni grafiket e fluturimit te krimbit te mollës ne zonën e ulet bregdetare (Durrës) dhe ne zonën e Korçës.
Keni edhe informacion për disa parazite te bimëve te tjera.
Koment:
Ne zonën bregdetare periudha e trajtimeve ishte 20-25 Korrik, kjo ndodhi sepse brenda 10 ditëve patëm dy maksimume fluturimi (22 flutura me 9 korrik dhe 41 flutura me 19 korrik. Grafiku paraqet mesataren për feromon ne jave).
Periudha e trajtimeve për brezninë e dyte ne zonën e Korçës do te përkoje me javën e pare te muajit gusht.
Fluturimi i krimbit te molles edhe ne Korçe ka pasur lekundje nga ecuria shumevjeçare sepse pati dite me temperatuara te ulta e shira lokale.
Eshte gjithmone e keshillueshme qe keto sinjalizime plotesohen me kontrollin e kokrrave te molles per te zbuluar per çeljen e larvave te reja te krimbit.
MOS HARRONI !
Zona bregdetare pret edhe nje brezni te trete, kjo do te thote se nga fundi dhjeteditorit te dyte te Gushtit pritet te behet trajtimi per breznine e trete, e cila nuk zhvillohet ne zonen e Korçes dhe Dibres.
Kur te vij koha do tju freskojme informacionin.Kjo brezni ende nenvleftesohet sepse me fillimin e vjeljes se kultivarit te hershem GALA, krijohet ideja se molla u poq dhe krimbi s’ka me force.Per kultivaret e voneshem nese nenvleftesohet ,krimbi i molles ben nje dem nga 10-35 % te frutave .
Ne ULLINJ
Eshte koha e fillimit te monitorimit te mizes.
Tek kultivari kokerrmadh nen uje fillon infeksioni nga miza.Mbi 10 % te frutave me larva te reja ja vlen nje trajtim me insekticide.
NE AGRUME
Tenja minuse do jete ne maksimumin e zhvillimit.Nevojiten trajtime me insekticide specifike,Jo çdo lende vepruese jep efekt per te.
DOMATE
Tenja minuese (Tuta absoluta) duhet te monitorohet. Higjenizimi i bimeve dhe mjedisit nga bimet strehuese jane me te efekteshme se vete mbrojtja kimike.
MISER
Me shaqjen e krimbit te rrenjeve te misrit(Diabrotica) ne zonen e Pukes para gati 1 muaj me pare,krahas mbrojtjes nga krimbat e misrit shtohet kujdesi edhe per monitorimin e ketij demtusi te ri.Nese ka bime te vyshkura, te rrezuara ose te thara lipset te kontrollohen rrenjet per larvat e demtuesit.Edhe nese dyshoni njoftoni Laboratorin e Mbrojtjes se Bimeve, Durres si dhe Institutin e Bujqesise Biologjike per tju ardhur ne ndihme ne diagnostikimin e sakte te dyshimeve tuaja.
Faleminderit per bashkepunimin
Grafiku (Krimbi molles, Korçe, Korrik)
Enver Isufi, ibb, Durres
K.Molles 21 Korrik
Ky dhjeteditor nje e pa pritur
per ngritjen e menjehershme e fluturave ne gracken e feromonit ne zonen e ulet dhe bregdetare.Shikoni grafikun
bashkengjitur
Data pare:9/7 = 22 flutura
Data dyte.: 12/=8 flutura
Data trete:16/7=0 flutura
Data katert:19/7=41 flutura
Pra ndonese menduam se kaloi maksimumi,data 19 korrik na detyron brenda ketij dhjeteditori duhet te behet nje trajtim i dyte ne zonen bregdetare per mbrojtjen e molles nga krimbi(C.pomonella)
Instituti Bujqesise Biologjike
Durres
MESAZHI NR. 6
Keshilla per muajin Qershor, 2010:
20 Qershor.’10
Prognoza afat shkurter e sëmundjeve dhe e insekteve dëmtues për dhjetëditorin e tretë të muajit Qërshor, 2010.
Përgaditi ,Enver Isufi, ibb, Durrës
Dhjetë ditori i tretë i mujajit Qërshor pritet të shoqërohet me mot të pa-qëndrueshëm dhe me shira lokalë. Kjo do ta sjellë një situstë fitosanitare komplekse.Të dashur kolegë specialitë e fermerë!
Instituti Bujqësisë Biologjike po ngre për mbrojtjen e bimëve një system monitorimi dhe sinjalizimi modern ,i cili gradualisht do mbulojë gjithë vendin.
Kemi ngritur një qëndër për prognozimin elektronik të kromës se mollës dhe feromone monitoruese për disa dëmtues si më poshtë:
Për krimbin e mollës: Në Durrës ndiqet me feromone në 8 pika, në Korçe në 8 pika,Në Shkodër në 2 pika,Në Vlorë në 2 pika
Për tenjën e rrushit:Në Durrës në 4 pika, Në Shkodër në 2 pika në Vlorë në 2 pika në Lusnje në 1 pikë kontrolli.
Për tenjën e domates ( Tuta absoluta ): Në Durrës 1 pikë, Në Llakatund Vlorë 1 pikënë Lushnje 1pikë.
Për mizën mesdhetare (Ceratitis capitata)Në Durrës 2 pika, në Vlorë I pikë
Për Brumbullin e misrit (Diabrotica vergifera ): Në Rrinas Aeroport 1 pikë
Për drungrenësin e faroreve (Zeuzera pyrina) 2 pika në Durrës
Për një dëmtues trungu që ndiqet për herë të parë(Synonthedon spp.)
Shpresojmë ta bëjmë më të dendur këtë monitorim dhe më korrekt marjen e të dhënave, ndonse pas çdogracke monitoruese ka vrojtues që Instituti i paguan që të marim një informacion sa më të saktë.
(Ne jemi e do jemi fushave, rrugëve e laboratorëve për ju dhe për prodhuesit tanë
Nuk kemi berë ende më të mirën për ju
NE HARDHI
Zona e ulët dhe bregdetare
Vrugu i hardhisë në bistak dhe gjethe do jetë përsëri aktiv,prandaj duhen vazhduar trajtimet, sodomos pas çdo shiu dhe vegjetacioni të ri.Edhe kur bie shi i lehtë të bëhen trajtime .Të mos pritet disa ditë deri sa të qetësohet koha, sepse kjo pritëshmëri është me rrezik.Pritet shtimi i hirit, prandaj duhen kombinuar trajtimet.
Tenja e rrushit pritet që të shfaqi larvat e breznisë së dytë.Java e fundit e Qërshorit dhe ditet e para të korrikut do jenë perudhë trajtimesh me insekticide .Popullata e fluturave në feromone nuk duket agresive,por përseri trajtimet do kryhen.
Në vreshta nuk duhen nënvleftësuar krasitjet e gjelbërta që lehtësojnë ajrosjen dhe depërtimin e tretësirës së spërkatjes.
Në vreshtat bio,që kanë trajtuar me feromone çorientuese nuk lind nevoja për trajtimeme insekticide kundër tenjes (Lobesia botrana).
Në këto vreshta trajtimet me preparate bakri dhe squfuri nuk duhet të kalojë periudha mbi 8-9 ditë pa u trajtuar ;nëse moti vazhdon i thatë perudha nga trajtimi në trajtimlargohet më tepër.
Në zonën e lartë veriure dhe jug-lindore
Vrugu dhe hiri hardhisë duan të njëtin kujdes, ndërsa tenja jo kudo është problem.
NE MOLLE
(Zona e ulët dhe bregdetare)
Krimbi i mollës filloi fluturimin e breznisë së dytë nga 15 Qërshori.Periudha 20-30 Qërshor do jetë periudhë trajtimesh.Meqenëse popullata e fluturave është e fuqishme rekomandojmë që për këtë brezni të bëhen një deri dy trajtime.
Trajtimi i parë mund të filloi nga 19 Qërshori dhe trajtimi i dytë nga fundi muajit Qërshor java parë e Korrikut.Kjo strategji kap të gjithë periudhën me fluturim e vezëlëshimin nga flutërat e krimbit të mollës.
Për mbrojtjen nga krimbi i mollës në të njëjtën kohë të trajtohen edhe arrat ftojntë dhe dardhat.
Kroma e mollës në zonat që do kenë reshje lokale pritet të jetë agresive,prandaj kurora e pemëve duhet të jetë e mbuluar me fungicide.
Krasitjet e gjelbërta dhe rrallimi i fundit i frutave shëndoshin bimën , forcojnë cipën e frutit , rrisin qëndrushmërinë ndaj kromës.
Në zonën veriore e jug-lindore të vendit
Krimbi i mollës e ka humbur forcën e infeksionit.Deri në datat 18-20 kanë vazhduar trajtimet dhe për krimbin fillon qetësia e kalimit në brezninë e dytë.
Kroma e mollës,përkundrazi do të jetë me rrezik,prandaj nuk duhen nënvleftësuar trajtime me fungicide
Afidet nuk do kenë force dëmi ndonëse pas shirave do shfaqen koloni të morrit jeshil.
Këpusha e kuqe do shfaqet me vatra dhe trajtimet të bëhen me pëmë e vatra dhe jo krejt blloku.Teprimi i trajtimeve varfëron faunën e dobishme të këpushave dhe në vend të bëjë mirë ato bëjnë dëm.
Flutura e bardhë e manit (H.cynea)
Pritet të ketë një rritje të pemëve dhe shkurrave të prekura. Larvat e breznisë së re kanë çelur me fillimin e muajit.Tani larvat ndodhen në qeska. Ka ende edhe pak ditë që larvat të jenë në grupe, ku mund të largohen lehtë edhe me prerjen e djegjen e qëskave që kanë nga 100-300 larva, nga fundi muajit ato përhapen individualisht në kurorën e pemëve dhe në këto kushte lind nevoja më trajtime me insekticide.
Në pemtarinë dhe vreshtarinë bio përdoret Bacillus thuringiensis.
Breshkëza e kalifornisë(A.perniciosus)
Në blloqet me shenja në fruta e degë të bëhen trajtimetë kombinuara për kromën dhe krimbin.
DOMATE
Në fushë pas shirave duhet të kryhen trajtime kundar vrugut.
Javën e tretë të Qërshorit do ketë rritje të infeksionit nga tënja minuese me emërin latinisht (Tuta absoluta) Nga vrojtimet tona në Durres, Lushnje dhe Llakatund , Vlorë,dëmtuesi gati po haset kudo. Masat për higjenizimin e mjedisit brenda dhe jasht serreve është më i efektëshëm se vetë trajtimi me insekticidin Audience (Spinosad)
Lipset një strategji zonale dhe individuale për kufizimin e këtij dëmtuesi rreth të cilit po flitet gati kudo në Europe e sidomos në vendet Mesdhetare.
Ky dëmtues për nga mast mbrojtëse ngjason me krahëbardhën e cila më me sukses luftohet me masa hygjenosanitare se sa me insecticide.Largimi i bimëve strehuese dhe pjesëve të prekura të bimës kufizon shumë shkallën e prekjes së bimëve nga kjo tenjë.
ULLINJ
Do të jetë një periudhë e qetë. Miza ka filluar fluturimet e para, por temperaturat e korrikut nuk do nxisin infeksionin e frutit.Vetëm ullishtet nën ujë duhen kontrolluar dhe sidomos kultivarët për tavolinë ku trashësia e frutit është më e trashë dhe e mirëpret larvën e mizës,por për këtë do komunikojmë në mesazhet e muajit Korrik.
=======================================
Këshilla të përgjithëshme dhe të përhershme , standarte
1.Këmbeni lëndët active (vepruese) dhe jo emrat e produkteve për mbrojtjen e bimëve.Kjo shmang fitimin e rezistencës parazitëve.( fermerë: kur bleni produktet tregoni fitofarmacistëve se kur dhe me çfar produkti e keni bërë trajtimin e fundit)
2.Vrojtoni bimët për ti marë masat në kohë. Jo çdo lloj infeksioni në fushë justifikon masat mbrojtëse. Merni parasysh kufijtë e dëmit ekonomik.
Kufiri kritik duhet interpretuar para vendimarrjes për trajtime.
3. Teknika trajtimeve ka në dorë një pjesë të madhe të rezultatit të masave mbrojtëse.Sasia tretësirës, doza produktit,shpejtëseia ecjes mjeteve, përzieresit e pompave, diametrat e sprucatorëve spërkatës , shpejtësia ecjes se mjeteve ; të gjitha duhen pasur parasysh e duhen harmonizuar sa me mire.
4. Konsultohuni kurdoherë me specialistët e shërbimit këshillimor dhe me fitofarmacistët.
=========================================
Pyetjet e bëra në adresën tonë.
Cilat janë të mirat dhe të metat e fungicideve me bazë bakri dhe squfuri ?
Të mirat:
1.Nuk fitojnë rezistencë sëmundjet e hirit dhe vrugut.
2.Nuk skadojnë lehtë
3.Janë më të lirë
4.Jane më ekologjik,për shëndetin dhe faunën e dobishme
5. Kanë veprim pozitiv anësor për kepushat dhe sëmundjet bakteriale si dhe si mikroushqyes që bima i thith nga gjethet.
Të metat:
1.Duan cilësi në spërkatje sepse janë vetëm me veprim kontakti
2.Nuk mbajnë efekt të gjatë (8-9 ditë), pra përsëriten shpesh trajtimet
3.Bakri po kaloi mbi 4 kg ha në vit dëmton gjallesat e tokës
4.Duhen përdorur si trajtimeparandaluese sepse nuk kanë cilësi sistemike,pra kurative .
Shpesh dëgjojmë se Produktet për mbrojtjen e bimëve janë të skaduara ,a është ky një përfundim i vërtetë?
Nuk ka probleme për cilësinë e produkteve nga origjina ku ato blihen,por kalimi kohes skadencës mundet të jetë në ndonjë rast problem. Nga përvoja del se mungesa e rezultateve të dëshirueshme në mbrojtjen kimike duhet ta kërkojmë tek përdoruesi dhe jo tek tregtarët e inputeve.
Përdoruesi ka në dorë 66% të efektit të produktit(33% koha kur e kryen trajtimin dhe 33% teknika spërkatjes),pra të metat më të shumta unë mendoj së duhen kërkuar tek përdoruesi dhe ne na lind detyra ti trajnojme fermerët dhe këshilltarët e bujqësisë që ta kuptojnë e ta ndijenë këtë që ndodh në fakt.Mos këmbimi i produkteve dhe fitimi i rezistencës duhet verifikuar gjithashtu , sepse ky fenomen krijon konfuzion tek specialistët, tregtarët dhe përdoruesit. Këto difekte duhet ti gjenë institucionet shkencore.Kjo nuk është punë komunash.
( Të nderuar kolegë specialistë të bujqësisë e prodhues e fitofarmacistë !.
Ne jemi e do jemi fushave, rrugëve e laboratorëve për ju .
Nuk kemi berë ende më të mirën për ju,por të gjithë së bashkë do ti afrohemi më të mirës së mundëshme.)
Nëse keni pyetje i bëni ato me telefon ose me e-mail
[email protected] tel cel 069.20.87.205 (për mbrojtjen e bimëve)
Veis Selami, ekspert i pemëve , vreshtave e ullishteve (0682322740)
Florenc Kutrolli ( ekspert i perimeve)0682123960)
Mendim Baçaj(zyra ibb, zyra rajonale Vlore) 0682209469
Tofik Fugarini (zyra ibb, zyra rajonale Shkoder) 0682228176
Njoftim:
“Një ngjarje e veçantë Entomologjike”: (for the first time in Albanian territory a new insect pest in mais is founded)
Demtuesi i rrenjëve të misrit (Diabrotica vergifera ) ndiqet nga e gjithë Europa për përhapjen e tij, Shumë ekipe shkencore europiane janë angazhuar brenda projekteve Europiane dhe kombëtare për të zbuluar përhapjen e këtij dëmtuesi.Ai gjindet ne disa vende europiane ,por ende nuk ka qene raportuar prezenca e tij ne vendin tone.
Më poshtë njoftim i shkurter mbi pamjet e këtij dëmtuese dhe shenjat në dëmet ne rrënjët e bimes se misrit.
Përshëndetje kolege,Bashkëngjitur gjeni te dhëna për tenjën minuese te domates (Tuta absoluta)