
Konferenca Ballkanike e Bujqësisë BIO
7th December, 2013
Prishtinë 02-05 Dhjetor, 2013
Në datat 02-05 Dhjetor, 2013 në Prishtinë u zhvillua Konferenca Ballkanike e Bujqësisë BIO.Konferenca në këtë radhë u organizua nga Fondacioni IADK i angazhuar për mbështetjen e prodhimit të bujqësisë integruar dhe biologjike në Kosovë.Ky fondacion ka një staf me rreth 20 specialistë dhe me standart të lartë pune . IADK , është çertifikuar edhe me standartin ISO.
Me rastin e kësaj konference fondacion IADK inaguroi një godinë moderne, tre katëshe.IADK po kthehet në një Institut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në Kosovë. Ky institucion drejtohet nga zoti Zenel BUNJAKU.
Qysh nga viti 2011 në Ballkan është ngritur rrjeti Ballkanit i bujqësisë biologjike (BON=Balkan Organic Netë ork). Gjatë kësaj periudhe gati katër vjeçare janë organizuar 10 takime. Cdo vend ballkanik ka organizuar takime në kuadrin e rrjetit BON. Në vitin 2012 takimi u zhvillua në Shqipëri, dhe në vitin 2013 u zhvillua në Kosovë.Qellimi i këtij rrjeti është të harmonizojë verpimtaritë e prodhimit, kërkimit e këshillimit, marketingut dhe çertifikimit në bujqësinë biologjike.
Gjatë vitit 2013 është bërë e mundur të hartohet një projekt ballkanik i cili do përfshijë tre fusha.
a) Harmonizimi i legjislacionit të prodhimit biologjik të çdo vendi me Rregulloren e re të BE- s Nr 834 /2007 për prodhimin dhe tregëtimin e prodhimeve biologjike.
b) Promovimi i bujqësisë bio në rajon
c) Mbështetja e marketingut të produkteve bio.
Projekti është në prag përfundimit dhe do tu drejtohet donatorëve.
Në konferenca çdo vend ballkanik paraqiti situatën aktuale të prodhimit, kërkimit në fermë dhe marketingut të produkteve bio. Nga Shqipëria mori pjesë i ashtëquajtur”Grupi Këshilltarëve të Bujqësisë Biologjike (Advisory Group for Organic Agriculture) Një nga anëtarët është nga institucionet jo qeveritare (Enver Isufi) dhe tjetri nga MBZHRMU (zonjusha Merita Petushi)
Në konferencë dolën në pah disa nga anët më positive të prodhimit bio në vendet ballkanike.
Shqipëria: u vlerësuan eksporti vajit të ullirit, erëzave të guzhinës dhe gështenjave. U vlerësua shumë fakti që vetëm Shqipëria ka një Institutit për Bujqësisë Biologjike, si dhe që Qeveria shqiptare ka dy vite që mbështet me një buxhet të veçantë trajnimet e Shërbimit Këshillimor Publik , kërkimet në fermë për botimet në bujqësinë biologjike.
Maqedonia : U vlerësua mbështetja e fuqishme e bujqësisë biologjike nga ana e shtetit.Mbi 20 milion Dollarë janë vënë në dispozicion çdo vit për bujqësisë biologjike.
Kroacia: Dallohet për eksportin e fuqishëm dhe i kontraktuar të produkteve bio.Perime, fruta,drithra etj
Kosova:Dallohet për kultivimin,mbledhjen natyrale, përpunimin , paketimin e bimëve mjeksore për eksport.Fabrika e përpunimeve të tilla ishte në Istok dhe u vizitua nga pjesmarësit e konferencës.
Sllovenia:Dallohet për një marketing shumë të organizuar dhe angazhimi për edukimin e konsumatorëve e sidomos fëmijët e shkollave. Mbi 120 kopështe, shkolla të ciklit të ulët, ku përfshihem mbi 1000 fëmijë të cilët marin edukacion praktik në kopë shte të vegjël ku zbatohen praktikat e prodhimit bio.
Bullgaria:Dallohet për numrin e madh të fermave bio dhe buxheti i madh i shtetit që mbështet bujqësinë biologjike.
BosnjeHercegovina:Dallohet për prodhimin e mjaltit bio.Ka çertifikuar mbi 5000 koshere bletësh dhe mjalti ka marë vlerësime si një ndër mjaltet më të mirë në botë.Dallohet për organizimin e përvitëshëm të panaireve të produkteve biologjike.
Sërbia:Dallohet për diversitetin e prodhimeve bio dhe marketingun e organizuar dhe eksportin e produkteve blegtorale.
Cfar punë të shpejta duhet të kryej Shqipëria në periudhën Dhjetor-Prill, 2014
- Brenda muajit Prill, 2014 të përgaditet dhe të paraqitet për miratim në Parlament drafti i ri ligjit për prodhimit dhe tregëtimin e produkteve biologjike /organike Ligji i ri do përmirsojë ato mangësi që ka ligji i vjetër i miratuar nga Parlamenti në Shkurt të vitit 2004.
- Ngritja e sistemit të mbledhjes së të dhënave rreth prodhimit,kërkimit, marketingut, dhe çertifikimit të produkteve biologjike,kjo sipas standartit EUROSTAT .
- Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Menaxhimit të Ujrave.
të shpalli kuotën e mbështetjes financiare nga shteti për prodhimin e produkteve biologjike për vitin 2014. Në këtë kuadër të shikohet edhe reforma mbi skemën e subvensioneve që ajo të jetë e prekshme , stimuluese dhe e zbatueshme deri në nivel ferme.
- Të vihen në lëvizje Organizmi Kompetent i cili ndjek zbatimin e politikave të MBZHRMU në bujqësinë biogjike.Dokumenti bazë qe ndjek ky oeganizë m ë shtë Plani Veprimit për bujqësinë biologjike 2007 – 2013)
- Të fillojë regjistrimi i fermave blegtorale, sepse mungon fare qumështi,djathi,mishi,vezët,mjalti bio.
6.Të ngrihet grupi i punës për hartimin e Planit të Veprimit të prodhimit Biologjike për periudhën 2014-2020.
Shpresomë që punët e mësipërme që na kërkohen do ti kryejmë dhe mbase vitin 2014 Shqipëria të mari inisiativën e organizimit të konferencës së radhës së Rrjetit Ballkanik (BON)
Mbështetja e premtuar nga Ministri Bujqësisë z. Prof.Edmond Panariti për prodhimin dhe tregtimin e produkteve bio , të theksuara këto angazhime edhe në Panairin ” Agrobiznes 2013” është një shpresë për të gjithë operatorët të përfshirë në lëvizjen e Bujqësisë Biologjike Shqiptare.
Ministri Bujqësisë Prof .E.Panariti në pavionin e bujqësisë Bio ( 26 Nëntor 2013) theksoi
”Unë besoj shumë se për Shqipërinë zhvillimi i bujqësisë biologjike është një alternativë për rritjen e konkurueshmërisë në treg, rritjen e të ardhurave të fermerëve , për punësimin në zonat rurale ; dhe këto të gjitha së bashku na çojnë tek një ushqim i sigurtë dhe një mjedis miqësor afatgjatë”
30 Tetor – 02 Nëntor, 2012
Në Subotica të Sërbisë nga shoqata bujqësisë Biolologjike “TERRAS” u zhvillua një aktivitet me tre objektiva kryesore:
1.Forcimi i rrjetit Ballkanik të bujqësisë biologjike
2.Panairi i produkteve Bio
3.Mbledhja e Asamblesë së Rrjetit Ballkanik të Bujqësisë Bio (BON)
Në këtë veprimtari morën pjesë aktorët e bujqësisë biologjike në Ballkan si dhe nga një përfaqësues nga Ministritë e Bujqësisë së vendeve Ballkanike.
Veprimtaria u zhvillua me mbështetjen e GiZ dhe si agjensi zbatimi ishte SËG.
Në këtë veprimtari u theksua mundësia e thellimit të bashkëpunimit mes vendeve ballkanike, mes të gjitha hallkave kryesore mes prodhuesëve, tregtarëve, shkencëtarëve, këshilltarëve, trupave të çertifikimit , dhe qeverive përkatëse në fushën e bujqësisë biologjike.
Në këtë veprimtari mori pjesë Merita Petushi, Drejtoreshë e sektorit te Prodhimit Bujqësor pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Enver Isufi, drejtor i Institutit të Bujqësisë Biologjike në Durrës.
Morën pjesë edhe dy kolegë nga Kosova, që punojnë në fondacionin IADK, Mitrovicë (Shikoni fotot në ëeb)
Zonja M.Petushi dhe E.Isufi mbajtën edhe referime në këtë takim.
Referimet i bënin jehonë përvojës shqiptare në bujqësinë bio dhe masat që ka marë dhe po merr Qeveria në mbështetje të bujqësisë biologjike.
Shënim:
Në muajin Nëntor në Shqipëri vjen një ekspert nga Austria për të studiuar tegun bio në Shqipëri dhe si mundet ai të integrohet me tregun Ballkanik Bio.
Panairi KASH, Pallati Kongreseve 20-23 Shtator, 2012
Më 20 deri më 23 Shtator, 2012 në Pallatin e Kongreseve mbeti i hapur panairi Agrobiznesitdhe Turizmit. Ishte hera e parë që ky panair u konceptua si panair i përbashkët i dy Ministrive. Qarku i Durrësit në sektorin e tij përfshiu edhe një “kënd të gjelbërt”me produkte tipike dhe organike nga zona e Ishmit. Ky kënd u realizua në kuadrin enjë projekti që mbështet promovimin e këtyre produkteve. Këndi i gjelbërt patiinteres. Këto produkte ishin: Vaj ulliri nga tre prodhues, raki thane, raki rrushinga kultivarët e zonës, bimë mjeksore të zonës etj. Fermerët që morën pjesë ishin : Z. Sokol Proja, Z. Sami Xhakoni, Z. Luan Kërtusha, Z. Gegë Proja. Këndi u organizuanën kujdesin e Bashkisë dhe Qarkut Durrës.Si institucion zbatues ishte Instituti Bujqësisë Biologjike, Durrës
Datat 18-19 Maj, 2012
“RRITJA E CILËSISË DHE PROMOVIMI I VERËRAVE SHQIPTARE, RINGJALLJA E TRADITËS DHE NXITJA E AGRO-TURIZMIT KOMBËTAR”.
Kjo ka qënë tema e konferencës kombëtare të organizuar nga (Shoqata Kombëtare Prodhuesit Verës Familjare), me rastin edhe të 100 – vjetorit të pavarsisë. Programi I konferencës ishte I mirë organizuar ku vëndin kryesor e zinin referimet shkencore të fushës së vitikulturës , enologjisësi dhe aspekteve ligjore që lidhen me mbrotjen e origjinës së produktit .
Me këtë rast një ditë më parë shoqata organizoi konkursin e parë të vlerësimit të cilësisë së verërave Shqiptare, në tëcilën morën pjesë 25 kantina nga Këto : 19 – kantina familjare , anëtarë të shoqatës si dhe 6- kantina të kosovës.
Anatërët e përzgjedhur të jurisë , ishin :
- Msc. Enolog. Gazmend SHEHI (shef i panelit të Jurisë)
- Agr. Hamza HYKA (MBUMK) anëtar
- Msc. Laura ALIAJ (DRAKU) Tiranë anëtar
- ProF. Ass. Dr. Enver Isufi (IBB) anëtar
- Ing. Fejzulla BERISHA (Laboratori I enologjise kosove) anëtar dhe nën/shef I panelit
- Ing. Vahdet Spahia (Shoqata Enologjia Kosove anëtar
Ju nështruan Degustimit 35 mostra gjithsej, nga këto : 11 – mostra Verë e bardhë, 1- mostër verë Rose, dhe 23 – mostra verë e kuqe.
Ky degustim I pari Illojin e tij në nivel mbarë kombëtar nxori në pah vlerat , traditat cilësinë e verërave që vijnë nga rajone tipike të prodhimit të verërave . Duhet theksuar që të gjitha verërat ishin të një cilësie të lartë, pa difekte dhe konkurenca ishte e fortë. Degustimi u zhvillua (sipas rregollores së organizatës botërore të verës-OIV, fleta e degustimit 100-pikëshe). Mostrat u kodifikuan dhe u vendosën në zarfe të bardha duke bërë të mundur izolimin e etiketave dhe emrat tregtarë.
Pas vlerësimit me anë të degusti mit verërat fituese ishin:
Medaljet | Emri i kantines | (Varieteti) | Viti i prodhimit | Shteti | Numri i pikeve mesatare |
ARI | BARDHA | KABERNET/MERLOT | 2008 | SHQIPERIA | 89 |
ARI | STONE-CASTLE | CHARDONNAY | 2010 | KOSOVA | 88.4 |
ARI | MIQESIA | KALLMET | 2007 | SHQIPERIA | 85.9 |
ARGJENDI | BODRUMI I VJETER | KABERNET | 2011 | KOSOVA | 85.7 |
ARGJENDI | DAKA | CHARDONNAY | 2011 | KOSOVA | 83.8 |
ARGJENDI | MURATI | KABERNET | 2010 | KOSOVA | 83.6 |
BRONCI | MUJA | KABERNET | 2011 | KOSOVA | 83.2 |
BRONCI | VILA-SHEHI | MERLOT | 2008 | SHQIPERIA | 83.0 |
BRONCI | KOPLIKU | TREBIANO | 2011 | SHQIPERIA | 82.0 |
AR I- KATEGORIA- BIO | VILADUKA- BIO | TEMPRANILO | 2008 | SHQIPERIA | 82.8 |
ARGJENDI | GX-HOSHTINE | MERLOT/SHESH I ZI | 2010 | SHQIPERIA | 79.2 |
BRONCI-I. | TOFIK-BALLA | SYRAH | 2011 | SHQIPERIA | 78.4 |
BRONCI – II. | ENISA | KABERNET | 2006 | SHQIPERIA | 77.6 |
BRONCI – III. | VRESHTARI-TUSHA | MERLOT | 2010 | SHQIPERIA | 76.2 |
Përvec temave shkencore, në këtë konferencë nga shoqata u Akorduan titujt e nderit për Kontribute në fushën e Vitikulturës dhe Enologjisë.
Me këto tituj u vlerësuan:
- Prof.Dr. Abedin CICI (pas vdekjes)
- Prof.Dr.Ahmet OSJA
Titull nderi për kontribute në fushën e Enologjisë:
- Prof.Dr. Vangjel ZIGORI (pas vdekjes)
- Ing.Thoma DHROSO
- Dr. Enver ULQINI
Këtë konferencë e para në nivel kombëtar e përshëndeti dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës e përfaqësuar nga Z. Vahdet Spahia, duke theksuar se seminare të tilla nxisin promovin e verës Shqiptare dhe ndikojnë në gërshëtimin e eksperiencës mes dy vëndeve tona.
Presidenti I (SHKPVF). Z. G. SHEHI , theksoi se cilësia e verës është rritur nga viti në vit, por duhet bërë më shumë përsa i përket marketingut , zgjidhjes së cështjes së akcizës.
z. Hamza Hyka, Ekspert I MBUMK, diskutoi mbi mundësitë e suvensionimit për këtë sector si dhe për rritjen e marketingut në nivel shoqate të prodhimit të verës.
Sekretari I përgjithshëm Z. M. Beqiraj , si bashkë moderator i kësaj conference tha se roli i cdo anëtari kthehet në energji positive vetëm kur diskutojmë bashkë në shoqatë , diskutimi vazhdoi me disa ndryshime në bordin drejtues si dhe me rizgjedhjen e presidentit për periudhën (2012-2014).
Për këtë konferncë bashkëpunuan: Institucionet: MBUMK, UBT,FSHN, IBB,ICEA,SHKV
Në fund aktiviteti vazhdoi me një drekë pune e sponsorizuar nga shoqata si dhe Hotel Eiffel.
Date 05 Maj, 2012
Ne sallen e Qendres Tregtare Blu Star ne Durres u zhvillua veprimtaria kushtuar 60 vjetorit te lindjes time, Enver Isufi.
Ne takim pati tre referime dhe u zhvilluan plotesime te tjera si me poshte.
1.Prof. Shpend Shahini prezantoi punen ne kerkim dhe zbatim te z. E.Isufi
2.Poeti Demir Gjergji komentoi vlerat e botimit me vjersha te z. E:Isufi me titull “Thellesite e Thjeshtesise“
3.Dorezimi z.E.Isufi i çmimit “Vasfi Semini” akorduar nga Shoqata e Gazetareve te Bujqesise. Cmimi u dha nga Prof.Hamit Boriçi
4.Mendime rreth librit me vjersha te z.E. Isufi
5.Zonja Elizabeta Suisaj i dorezoi z. E.Isufi buqeten e luleve dhuruar nga shoqata e Gazetareve te Bujqesise qe mbante emrin e gazetarit veteran z. Fuat Memeli, buqete e porositur nga Bostoni, USA.
6. Fjala e falenderimit nga Prof.Ass.Enver Isufi
Takimi u filmua nga ekipi i njohur i TVSH zoti Marash Mirashi dhe Esat Cuçllari
Ne emer te familjes time i falenderoj te gjithe pjesmaresit ne kete takim festiv qe do deshironim ta kthenim ne nje tradite per specialistet tane te bujqesise, blegtorise dhe pyjeve.
Datë 20 Prill, 2012
Në Qytezën e Vorës , tek hotel Kontinental u zhvillua konferenca e Bujqësisë Biologjike me vendet e Ballkanit. Konferenca u organizua nga Instituti Bujqësisë Biologjike, (ibb) Durrës.
Në konferencë morën pjesë specialistë nga Maqedonia (4 persona), Kosova (1), Mali Zi (2 ), si dhe pjesmarës nga institucionet shkencore (QTTB), shërbimi Këshillimor, Universiteti Bujqësisë dhe studentë, një specialist nga IAM, Bari. Gjithësej ishin 65 pjesmarrës.
Konferencën e përshëndeti zëvendësministëri i bujqësisë Z. NDOC FASLLIA.
Fjala e tij ishte optimiste për mbështetjen që po i jep dhe do ti japi në të ardhmen Qeveria, Bujqësisë Biologjike në të gjitha hallkat e saj (kërkim, këshillim, çertifikim, marketing ). Ai vlerësoi kontributin e Institutit të Bujqësisë Biologjike.(ibb) në zhvillimin e lëvizjes së bujqësisë biologjike. Zoti Ndoc Fasllia la porosi që të punohet për edukimin e konsumatorëve duke përdorur mediat elektronike si dhe për dizenjimin e logos kombëtare për bujqësinë biologjike.
Prezantimet me PowerPoint:
- Prof.Ass.Dr .Enver ISUFI dhe Profesoreshë Tatiana DISHNICA:”Bujqësia biologjike në Shqipëri dhe sfidat “
- Imri “Bujqësia Biologjike në Kosovë , prodhimi dhe legjislacioni “
- Z-sha Mira ALLMUCA “Infrastruktura ligjore për bujqësinë bio në Shqipëri”
- GJOKO Bujqësia biologjike në Maqedoni, prodhimi,marketingu,çertifikimi.
- Z-sha Iris KAZAZI“Probleme të marketingut bio dhe mundësia bashkëpunimit rajonal”
- Z-nja Enilda LAMA , nga “ Albinspekt” “Certifikimi produkteve bio dhe mundësia e një logoje ballkanike “BioBallkan”
- Prof. Ardian MACI“Vendi Bujqësisë biologjike në kurikulat e Universitetit Bujqësor”
Konferenca ofroi informacion për situatën aktuale në Ballkan dhe mundësitë e bashkëpunimit për të ardhmen ne fushen e Bujqesise Biologjike.
Sarajevė, 13-14 Mars, 2012
Kongresi Nderkombetar i Bujqėsisė Biologjike
Nė takim morėn pjesė tė gjithė aktorėt ballkanik qė merėn me bujqėsinė biologjike.
1.Shqipėria 2. Bosnje-Hercegovinė, 3.Maqedoni, 4.Serbi,5.Kroaci, 6.Turqi,7.Mali Zi, etj operator jasht Ballkanit.
Nė ditėn e parė u bėnė referime mbi gjendjen aktuale tė bujqėsinė biologjike tė Ballkanit dhe bashkėpunimi pėr projekte tė pėrbashkėta.
Prezantimi mbi gjendjen e Bujqėsisė Biologjike nė Shqipėri u paraqet nga z. Enver Isufi
Nė ditėn e dytė u diskutua mbi mundėsinė e bashkepunimit nė zbatimin e projekteve .
Kete dite u mbajt edhe mbledhja e Bordit te Rrjetit te Bujqesise Organike (BON) (Ballkan Organic Network),ku nje anetar bordi eshte edhe nga ibb, Durres.
Datë 07 Dhjetor
Në Elbasan u zhvillua konferenca rajonale e Qarkut Elbasanit.
Tema: Arroret, ulliri, pyjet.
E.Isufi referoi mbi mundësinë e prodhimeve të mësipërme Bio si mjet fitimi dhe mjedisi të pastër.
Datat 15-18 Nëntor, 2011
Takimi rrjetit të bujqësisë biologjike në Malin e Zi (Herceg – Novi)
Në takim morën pjesë disa institucione jo qeveritare dhe përfaqësues nga Ministritë e Bujqësisë së vendeve Ballkanike si Shqipëria,Bosnja -Hercegovina,Serbia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi.Në takim çdo vend balkanik prezantoi situatën e bujqësisë biologjike dhe mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Z.Enver Isufi mbajti prezantiomin “Situata e bujqësisë biologjike në Shqipëri dhe prirjet e saj europiane” Në seminar morëm pjesë rreth 35 persona.Takimi u organizua nga organizata maqedonese SWG e financuar nga giz )Gjermani)Zyra giz në Tiranë e përfaqësuar në takim nga z-sha Anila Lipe dha shpresa mbështetje për rajonin edhe në veprimtari të tjera të këtij lloji e sidomos për projekte të përbashkëta.Në fund të takimit u hartuan përfundimet e seminarit , të cilat do tu shperndahen elektronikisht disa institucioneve me rëndësi për mbështetjen e bujqësisë biologjike.
08.11.2011
U zhvillua takimi kombëtar për prezantimin e projektit mbi zhvillimin e bimëve arrore dhe shegës në Shqipëri. (arra, bajamja,lajthia, gështenja, shega)
Takimin e përshëndeti kryeministri Z.Prof. Sali BERISHA. Ministri bujqësisë Prof.Genc Ruli foli mbi rëndësinë e këtij projekti kombëtar.
(arra, bajamja,lajthia, gështenja, shega)
Në takim nga ibb u referuara tema ”Prodhimi i arroreve bio do të diversifikoi tregun dhe mbrojë mjedisin nga mbetjet kimike” prezantoi Prof.Ass.Dr.Enver Isufi
Ibb mer pjesė nė Panairin e organizuar nga KASH
Nė datat 23-25 Shtator KASH zhvilloi Parairin e pėrvitėshėm Agro-ushqimor. Firmat e ndryshme prodhuese dhe pėrpunuese , institucione, projekte e fondacione paraqitėn nė stendat e tyre punėn qė bėjnė pėr zhvillimin e bujqėsisė. Stendėn e Institutit e vizituan edhe Ministrat e Bujqėsisė
z. Genc Ruli dhe Jemin Gjana. Kėto dy ministra kanė dhėnė kontribut nė mbėshtetjen e Institutit tė Bujqėsisė Biologjike dhe janė angazhuar pėr ta mbėshtetur edhe nė vitet qė vijnė.
Shkup, 01-03 Shtator, 2011
Zhvillohet takimi i dytë i rrjetit bujqësisë organike ballkanike (BON)
Takimi u organizua ne Shkup, Maqedoni
Në qëndër të takimit ishte miratimi i statutit dhe i funksionimit të rrjetit dhe organizimi e funksionimi i rrjetin në të ardhmen.
Statuti pas vrejtjeve që do vazhdojnë edhe këtë javë do të mori formën e plotë.
Në fund të takimit u miratuan edhe institucionet e çdo vendi që do përfaqësojnë rrjetin ballkanik BON (Ballkan Organic Network) Për Shqipërinë institucioni përfaqësues do të jetë Instituti i Bujqësisë Biologjike (ibb)
Takimi nuk u finacua, por secili përfaqësues erdhi ne takim me shpenzimet e veta.Takimi parë u finacuan nga zyrat TASCO të çdo vendi ballkanik.
Datat 07-08 Korrik,2011
Ngrihet rrjeti Ballkanik për Bujqësinë Biologjike
Në data 07 dhe 08 Korrik në Bosnje – Hercegovinë (qyteti Novi Travnik) u organizua takimi me personat e përfshirë në bujqësinë biologjike me synimin për të formalizuar inisiativën e krijimit të rrjetit të Bujqësisë Biologjike Ballkanike. Kjo inisiative nisi në takimin e Brukselit (Parlamentin Europian dhe në Komisionin Europian 17-21 Janar, 2011)
Në këtë rrjet tashmë bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali Zi, Kosova, dhe Bosnje – Hercegovina. Në seminar u mbajtën edhe prezantime mbi nevojën e rrjetit dhe bazat teorike dhe legale të funksionimit të tij. Cdo vit për bujqësinë bio do organizohen veprimtari me sistem qarkullimi mbledhjesh; një vit në një shtet dhe vitet e tjera në shtetet e tjera. Ky organizim do kompaktësojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit mes vendeve ballkanike për fushat si kërkimi e këshillimi, prodhimi bio, marketingu dhe çertifikimi.
Shënim: Dy speciualistë të ftuar nga Kosova nuk erdhën sepse nuk kishin viza per pjesën Sërbe të Bosnjës ku u zhvillua takimi. U mendua që takimet e tjera të zhvillohen në vende ku nuk ka probleme të tilla
Datë 30 Qërshor, 2011
Zhvillohet Konferenca Kombëtare e Bujqësisë Biologjike, Tiranë
Në datën 30 Qërshor, 2011 në Hotel Internacional, Tiranë u zhvillua Konferenca Kombëtarë e Bujqësisë Biologjike. Konferenca u organizua nga projekti SASA i mbështetur nga Qeveria Zvicerane dhe nga Instituti Bujqësisë Biologjike, (FiBL), Zvicër.
Në konferencë mori pjesë edhe Ministri i Bujqësisë Prof .Genc Ruli , ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri z. Yvana Encler, shefi SCO, Tiranë zoti Daniel Zuest si dhe drejtori i Institutit të Bujqësisë Biologjike (Zvicë r) dhe zëvendës presidenti I Federatës Ndërkombetaeë të Bujqësisë Biologjike (IFOAM) Prof. Urs Niggli.
Konferenca u zhvillua në katër seksione: Seksioni parë ishte seance plenare, seksioni dytë — Marketingu produkteve bio, seksioni tretë — Praktikat e mira në bujësinë bio dhe seksioni I katërt përfundimeve dhe rekomandimeve. Angazhimin kryesor për konferencën e patën zyra PIU, Tiranë drejtuar nga zonja Iris Kazazi dhe kordinatori projektit SASA zoti Thomas Bernet
Instituti Bujqësisë Biologjike (ibb) zhvilloi punimet në seancën e tretë .
Seanca u moderua nga Prof. Ardian Maçi, president i shoqatës BioAdria dhe Kryeatari Bordit të ibb-se. Seanca u ndoq nga specialistë të Ministrisë së Bujqësisë , QTTB-ve, Universiteti Bujqësisë , Shërbimi këshillimor dhe fermerë të zgjedhur.
Prezantimet e institutit u titulluan si më poshtë
1. Parimet e bujqësisë biologjike dhe zbatimi tyre në mbrojtjen e bimëve në Shqipëri. (Prof.Ass. Enver Isufi)
2. Praktikat e prodhimit te ullirit dhe vajit bio (Ing.Agr.Mendim Baçaj)
3. Praktikat e prodhimit te rrushit bio (Dr.Veis Selami)
4. Praktikat e prodhimit te perimeve bio ( Prof. Ass.Florenc Kutrolli)
Data 27 Qërshor 2011
Seminar me fermërë të shoqatës Agropuka
Në kuadrin e projektit të mbështetjes së bashkësive fermere dhe kooperativave të financuara nga Këshilli Agrobiznesit , Tiranë (KASH) u zhvillua ky takim për të marë mendime në kuadër të një projekti që pritet të fillojë për mbështetjen e Agropukës.
Zoti Enever Isufi (ibb, Durres) ishte i ftuar si ekspert, ndërsa takimin e drejtuan zoti Gjon Gaspri,Drejror ekzekutiv i KASH, dhe Andon Rrapokushi, koordinator i projektit. Organizimin e takimit e realizoi drejtori ekzekutiv i shoqates Agropuka z.Sabah Djaloshi.
U vizituan edhe disa parcela të misrit ku ka shfaqje të një dëmtuesi të ri të rrënjëve të misrit (Diabrotica vergifera).
-
Konference shkencore rajonale për ruajtjen e Liqenit te Shkodrës
Në Shkodër, me 16 Qershor 2010 u zhvillua konferenca shkencore rajonale “Për ruajtjen e Liqenit të Shkodrës”, organizuar nga Akademia e Shkencave e Malit të Zi dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Prof. Asc. Enver Isufi prezantoi posterin me titull “Mbrojtja e rrushit nga tenja (Lobesia botrana) me feromone çorientuese shmang trajtimet me insekticide.
Posteri u ndoq me interesim nga pjesëmarrësit sepse metoda e mbrojtjes bioteknike nga tenja e rrushit qe u prezantua, ishte krejtesisht e re për ta. Kjo metodë e zbatuar në vreshtat përreth liqenit mbron ujërat e tij nga ndotjet kimike.
-
Simpozium për larminë biologjike ne Shqipëri
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Larmisë Biologjike (biodiversitetit) në Tiranë shoqata AlbGEN në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Universitetin Bujqësor te Tiranes organizoi një simpozium ndërkombëtar për larminë biologjike me temë: “Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm, faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm rural”.
IBB dha mbështetjen e tij modeste për organizimin e kësaj veprimtarie.
Instituti i Bujqësisë Biologjike (IBB) prezantoi studimin me temë “Identifikimi, grumbullimi dhe shtimi i kultivarëve lokalë në pemë, vreshta e perime.”
Studimi u përgatit nga Prof. Asc. Dr. Enver Isufi dhe Dr. Veis Selami. Referoi Enver Isufi.
“RRITJA E CILËSISË DHE PROMOVIMI I VERËRAVE SHQIPTARE, RINGJALLJA E TRADITËS DHE NXITJA E AGRO-TURIZMIT KOMBËTAR”.
Kjo ka qënë tema e konferencës kombëtare të organizuar nga (Shoqata Kombëtare Prodhuesit Verës Familjare), me rastin edhe të 100 – vjetorit të pavarsisë. Programi I konferencës ishte I mirë organizuar ku vëndin kryesor e zinin referimet shkencore të fushës së vitikulturës , enologjisësi dhe aspekteve ligjore që lidhen me mbrotjen e origjinës së produktit .