Vizita

9th September, 2012

 

Data 08.09.2012

Përfaqësuesit e shoqatave që mbështeten nga Fondacioni AGRINET, Dega Elbasan vizituan Institutin e Bujqësisë Biologjike, Durrës, si dhe dy ferma Bio. Vizitat u bënë në kuadrin e mbështetjes që bën fondacioni AGRINET për integrimin e shoqatave fermere me njëra tjetrën në disa qarqe të vendit. Në këtë kuadër fondacioni po punon gjithashtu edhe për përzgjedhjen e fermerëve që mundet tu besohet kalimi në ferma Bio. Për një punë përgaditore fondacioni ka ftuar Institutin të jape këshillime dhe literaturë për përgaditjen e fermerëve për të kaluar në
këtë sistem bujqësie. Në këtë ditë u vizituan vreshti bio në Ishëm I familjës z. Enver DUKA dhe serrat e perimeve në Hamallaj me pronar z. Fatmir KALLBAQI.  Fermerët mbëtën të kënaqur sepse panë modele shumë të mira fermash, që punojnë me profesionalizëm të lartë.

Organizatat fermere u shoqëruan nga vetë drejtori I Degës së Elbasanit për Fondacionin AGRINET  Z. Andon RRAPOKUSHI dhe agronomi këshilltarë i Deges z. Dritan KOLLESHI.

Nga Instituti grupi vizitorëve u shoqërua nga z. Enver ISUFI

      

 

Datat 01-06 Shtator, 2012

Specialistë dhe turistë nga Zvicra vizitojnë Institutin dhe fermat Bio në disa rrethe të Shqipërisë

Nga data 01-06 Shtator,2012 specialistë të Bujqësisë Biologjike dhe turistë nga Zvicra vizituan Institutin dhe fermat Bio në disa rrethe të vendit. Ky grup i përbërë nga 20 persona vizitoi fermat bio dhe njësi përpunimi e tregtimi bio në rrethet Durrës, Tiranë, Lushnje, Vlorë, dhe Përmet. Ato vizituan edhe qytetet Gjirokastër dhe Sarandë. Grupin e udhëhiqte specilisti i njohur për ne Z. Martin Lichtenhahn, I cili ka qenë i angazhuar me projektin SASA prej 10 vitesh. Programin dhe zbatimin e tij e bëri Shoqata Marketingut Tiranë (AMM) që drejtohet nga znj. Iris KAZAZI. Grupi vizitoi edhe Institutin e Bujqësisë Biologjike dhe dy fermat e Qarkut Durrës, Vreshtin Bio “Enver DUKA” dhe serat e perimeve në Hamallaj, Fatmir KALLBAQI. Gjithashtu vizituan edhe Qëndrën eksperimentale te IBB-se në Fllakë ku janë mbjellë kultivarët autokton dhe rezistent të rrushit dhe të mollëve. Drekën e fundit grupi e hëngri në fermën Lindita dhe Hajdar KUCI, Marikaj. Pas vizitës anëtarëve të grupit ju bënë intervista nga gazetari njohur i ATSH-s z. Gëzim Kabashi. Përshtypjet e vizitorëve ishim me vlerësime superlative më çfare ata panë, mësuan dhe përjetuan në Shqipëri.

     

 

Datë  27 Korrik, 2012

Ministri I Bujqësisë Prof. Genc Ruli  vizitoi Institutin e Ullirit në Vlorë   dhe Fabrikën e prodhimit të vajit Bio të Z. Vesaf Musai

Ministri G.Ruli vizitoi të gjitha mjediset e Institutit të Ullirit si serrat e  reja të prodhimit të  fidanave të ullirit, parcelat eksperimentale dhe  mjediset e  Institutit. Instituti  tashmë    funksionon në  një godinë të re në  kodrat e bukura  të Shamogjinit rrethuar nga ullishte  të vjetra e të  reja si dhe me pemë frutore.

Ministri G.Ruli   përgëzoi  punonjësit  e Institutit  për  punën e mirë  dhe  nxiti ullishtarët  që  mbjellin fidana  të prodhuara  këtu, të cilat janë  në standarte të larta si të  të  gjitha  vendeve  fqinjë.  Drejtori Institutit të Ullirit ,Profesor  Dhimitër Panajoti  i prezantoi zotit  Ministër  edhe  veprimtari të  tjera të punës shkencore

Vizita  me  shumë interes  ishte  edhe  ajo  tek fabrika  e vajit të ullirit bio të drejtuar  nga pronari Vesaf Musai.  Aty  ministri u njoh me hallkat e teknologjiksë dhe  standartin e vajit të ullirit. Vesaf Musai është  një  nga  eksportuesit e pakët të vajit të ullirit bio nga  Shqipëria dhe  me një  reputacion tashmë  edhe Europian. Ai është  fitues  i disa çmimeve kombëtare  dhe ndërkombëtare  për  vajin e ullirit bio.

Ministri  u njoh edhe  me botimin “Praktikat  e prodhimit biologjik” që është realizuar nga  Instituti i  Bujqësisë Biologjike (ibb) në  kuadrin  e mbështetjes  së  MBUMK për sektorin e bujqësisë  biologjike.

Ministri  G.Ruli  duke  dëgjuar  specialistët dhe  ullishtarët dha porosinë që të paraqitet një studim me argumenta se si  mund të  nxitet  prodhimi ullirit dhe vajit  për sezonin  në  vazhdim, sezon që  është  me prodhim shumë  të mbarë.

 

     

 

 

 

13. Qershor 2012

Vizita pune në  fermat  Bio dhe Institucionet e Bujqësië  në Qarkun e Vlorës

Fondacioni Agrinet  me rrjetin e vet  të  shoqatave  fermere në kuadrin e  forcimit  të  konceptit  të  kooperimit  në bujqësi, organizoi  në Qarkun e Vlorës  një  vizitë  pune me  fermerë  të  shoqatave  të  Qarkut  të Elbasanit.

Institucionet e vizituara:

  1. Qëndra  shkencore për Ullirin dhe Vreshtat në Vlorë.

Këtu  koleget  e  shoqatave  të Qarkut të Elbasanit  u njohën  me veprimtarinë  e Qendrës  si  dhe  me mundësinë  e  kooperimit  me këtë  Qëndër  sidomos  për teknologjitë  e  Vreshtave  dhe Ullirit.Këtu u vizitua  edhe serra  e prodhimit  të  fidanave  të ullirit me metoda  moderne.

  1. Fabrika  e  vajit të ullirit Bio “Vesaf Musai”

Këtu vizitorët  u njohën  me të  gjitha  proceset  e  prodhimit  të  vajit  bio  dhe  mundësia  e prodhimit  të  vajit bio edhe  nga  fermat  shoqatat  e  ullirit  në Elbasan.

  1. U vizituan edhe prodhuesit  e  qumështit  dhe  të  mishit  në  Lushnje.

Vizita  u kombinua  edhe  me aspekte  kulturore.

U vizitua Manastiri I Ardenicës  si  një  pikë  turistike  dhe kulturore  e Qarkut  të  Fierit.

Vizita ne Vizita ne Qarkun Vlorës  dhe   të  Fierit   shërbeu   kompaktësimit   të  bashkëpunimit   të  grupeve  të  fermerëve  dhe  shoqatave  fermere.

Këtë  ditë  u bë e qartë  edhe kalendari  i veprimtarive të ardhëshme.

Udhëtimin mësimor  dhe demonstrativ  e shoqëroi edhe zoti Enver Isufi, ekspert në Institutin e Bujqësisë  Biologjike I cili  me komentet e tij u qartësoi  fermerëve   shumë koncepte  të  prodhimit  të  ullirit  dhe  vajit bio.

Udhëtimi profesional u  organizua  dhe  u  shoqërua  nga  vetë  drejtori  I degës Agrenet  ne Elbasan zoti Andon Rrapakushi   dhe nga  këshilltari  teknik i fondacionit Agrenet agronomi me përvojë   zoti Dritan  Kolleshi.

   

 

Datat  07- 09 Qërshor, 2012

Selanik, Greqi

Këto ditë me organizimin dhe financimin e zyrës së Fondacionit   AGREENET  dega Elbasan u  zhvillua  një  vizitë  studimore  ne  Selanik, Greqi.  Pjesmarësit ishin drejtuesit  e  shoqatave  fermere  që  mbështet  ky fondacion.

Në  këtë  grup mori  pjesë  edhe  nje specialist  i Institutit të  Bujqësisë  Biologjike.

Vizita u përqëndrua në kontaktin me përvojën e Selanikut  për “Vreshtarine  dhe Verën”.

U vizituan vreshta dhe kantina vere, u mor pjesë gjithashtu në një demonstrim për dekustimin e verës.  Pjesmarësit  mësuan mbi organizimin e kooperativave,  mbi funksionimin e  tyre, mbi shpërndarjen e të  ardhurave, diskutimet mbi  hartimin e  strategjive  të  zhvillimit  e etj.

Vizita  u bënë edhe  në kooperativat  e  prodhimit  dhe  të  marketingut  të  frutave si mollë, qershi, kumbulla. Informacion u mor edhe  për  mekanizmat  që zbaton shteti per te mbështetur  fermerët.  Përdoren disa  mekanizma   nga  shteti për  të  stimuluar  prodhimin e integruar, mbrojtjen  e  mjedisit  dhe  pasurimin e biodiversitetin.

Nga  vizita   u përfitua  shumë  mbi të  gjitha  mbi epërsinë  e sistemit  të  kooperimit në shoqata dhe kooperativa; si dhe  nga   pikpamja  e  standarteve të larta  të  prodhimit  të  verërave.

Pjesmarësit falenderuan  organizatorët e vizitës  si Drejtorin   e  Degës Elbasanit z. Andon Rrapokushi dhe këshilltarin teknik z. Dritan Kolleshi.

Grupi  pati edhe  një  fat  sepse  u  shoqërua nga  një  ekspert   shqiptaro -grek   siç ishte  Z. Agrikol Gjermani,  djali  i  vreshtarit  të madh professor Todo Gjermani.  Agrikoli  ka  ikur  në Greqi  në  vitin 1991  dhe  sot është  autoritet europian në prodhimin e rrushit  dhe verës  me cilësë  të  lartë.

   

11-15 Maj, 2012

Vizitë  pune  në Novi Sad , Subatica dhe  Beograd për forcimin e  rrjetit  të   Bujqësisë  Biologjike  ballkanike

 

Me  programin dhe  financimin e   zyrës TACSO, Tiranë (Technical  Assistance for Civil Society Organizations)  një grup specilaistësh nga  organizatat  e  shoqërisë  civile  realizuan nje  vizitë  pune  në  Novi Sad , Subotica dhe  Beograd, Serbi. Grupin e  ekspertëve shqiptarë e shoqëroi  vetë shefi I zyrës  TACSO  në Tiranë  Z. Genci PASKO .

Qellimi i vizitës  ishte  krijimi  kontakteve  dhe   mareveshje  bashkëpunimi  mes  institucioneve  të  shoqërisë civile  që  janë  angazhuar  në  lëvizjen e bujqësisë  biologjike  si  dhe  të  aftësohen partnerët  në  bashkëpunim  që  të  thithin fonde  nga BE  nëpërmjet zbatimit të projekteve të përbashkëta.Gjithashtu  në  këtë  kuadër  u  vizitua  Panairi  i Novi-Sad,  një panair    i madh  dhe  shumë-dimensional, duke përfshirë edhe produktet  bio.

Në Novi Sad  dhe Beograd  u  takuan  disa organizata     jo qeveritare  me  synimin  e    konsolidimit  të rrjetit bujqësisë  biologjike , rrjet  i cili tashmë është  ngritur  dhe ka  filluar  edhe  bashkëpunimin i cili është konkretizuar  në  aplikimin e përbashkët për  projekte  në kuadrin e projekteve “Cross- Border”.

Grupi   i eksperteve  shqiptarë vizituan edhe  ferma  bio  dhe  ferma agroturizmi.

Në  fund  të  vizitës  një gazetare  e  njërës nga gazetat  serbe  intervistoi  Z. Genci Pasko, Petrit Dobi, dhe Enver Isufi. Ajo ishte  e interesuar  si  për veprimtaritë  e kryera  në  këtë  vizitë  ashtu edhe për zhvillimet  e bujqësisë  në  Shqipëri.

Pas  kësaj veprimtarie  pritet  një  dinamizëm më I madh në  bashkpunimin   mes  vendeve ballkanike në  fushën e   prodhimit  dhe marketingut të  produkteve  biologjike.

Miqtë  I kushtuan  një  rendësi  dhe  seriozitet  ekipit shqiptar  dhe  kudo  u  shfaq  respekti  dhe  mikpritja.  Bujqësia  moderne  e  rajonit  të  Vojvodinës  me 2 milion hektarë ku dominojnë bimët miser, grurë, luledielli  dhe  sojë  na la përshtypje shumë  të  mira  dhe  ku mund  të  mësohet shumë. Në vazhdimesi  do punohet  për të  shkëmbyer  ide  për projekte të përbashkëta.

Pjestarët e  grupit të  ekspërtëve   në këtë  vizitë  ishin:

 Genci Pasko,(TASCO)

Petrit Dobi (Shoqata  Fermerëve )

Sabah  Djaloshi (Agropuka)

Luan Ahmetaj (SNV)  

Enver Isufi (ibb)

 

 

 

   

   


 

 

 

Datë  14  Dhjetor 2011

U  zhvillua  mbledhja  e  Bordit  të  Ibb. (Ardiani, Martini) 

U  mbajtën dy prezantime: E.Isufi:  Punët  ë  bëra  nga  ibb për 2011

Z.Lulieta  Seferasi  mbajti  raportin e  veprimtarisë  financiare

 

Drejtori i FiBL Zvicer dhe Nen Presidenti i Federates Boterore te Bujqesise Biologjike, Prof. Urs Niggli viziton Institutin e Bujqesise Biologjike Durres

Datë   01 Korrik, 2011

Institutin  e  viziton drejtori  i  Institutit  të  Bujqësisë   Biologjike  , Zvicër  me shkurtimet (FiBL)  prof. Urs NIGGLI.

Pas  pjesmarjes    në   konferencën  kombëtare  të   bujqësisë   biologjike  Prof. Urs  Niggli  vizitoi  Institutin e Bujqësisë   Bio (ibb)  në   Durrës. Ai  shoqërohej  edhe  nga  specialisti i FiBL   agronom i  perimeve  bio  dhe  për  shumë  vite  i  angazhuar  në   Shqipëri me  projektin SASA ,zoti Martin Lichtenhan.

Në   Institut  drejtori Niggli  u  njoh  më   nga  afër  me  stafin e ibb-s  dhe  arritjet  e  tij  dhe  me  idetë   e  sfidat  për  të   ardhmen. Pas  vizitës  në   institut  u vizitua  vreshti bio  i  zotit  Enver Duka  në   Ishëm, vreshti  më   i  madh  bio  në   Shqipë ri.Këtu  Prof. U.Niggli  u  njoh  me  teknologjinë   e  zbatuar  në   vreshtin bio. Ai mbeti  shumë   i  kënaqur  nga  puna  e bërë   nga  vreshtari    Enver  Duka, i  cili  prodhon  në   kantinë n e tij  moderne  verën bio  me emrin “VILA DUKA”. Këshillimi  teknik  i vreshtit  realizohet  nga  ibb, dhe  çertifikimi  nga  Albinspekt.

Veprimtaritë e datave  30 Qërshor  dhe 1 Korrik  ishte  një   pik    i  arritjeve  të   projektit  SASA  në   Shqipëri  që   mbështet  nga  qeveria  Zvicerane.  Parnerët  e  SASA  si Shoqata  BioAdria, Ibb, Albinspekt  dhe  sektori  marketingut  të   produkteve  bio  dhe  ato tipike  shqiptare  janë   tashmë   institucione  që   po mbështesin lëvizjen e  ë bujqësisë    biologjike  në   Shqipëri  dhe  po mbështesin strategjinë   e  qeverisë   për  zhvillimin e  bujqësisë   së   qëndrueshme  në   Shqipëri

Stafi  teknik  i  ibb.s  vizitoi  qytetin e Izmirit , Turqi

Nga  data 08  deri  më  15 Maj  stafi   jonë   me  ftesë  të   TIKA (kooperimi  ndërkombëtar  Turk)  vizitoi  qytetin e Izmirit.

Kjo  vizitë  u  pasua  nga  vizita e vitit të kaluar  e tre  ekpsetëve    nga Turqia të  cilët vizituan institutin tonë. .

Qellimi  i  vizitës  ishe  njohja  e  gjendjes  së bujqësisë  bio  në  Turqi  e  sidomos  në  Izmir.  Bujqësia  bio  në Izmirit prej 3 milionësh  zë  12-13 %  të  sipërfaqes  përgjithëshme bujqësore, e barabartë  kjo me  nivelin e Zvicrës  dhe  të  Austrisë.

Vizita  u  konceptua  si një  vizitë   informuese  dhe për   trajnime mbi  bujqësinë  bio.

Programi  ishte  shumë  i  pasur, informativ  dhe  mesimdhënës.

U  vizituan  këto  institucione:  Universiteti Bujqësisë,Drejtoria  e  bujqësisë e  Izmirit, një  drejtori  rajonale  e  bujqësisë, koopetariva  bujqësore  dhe  blektorale, ferma  agroturizmi,  institucione  shkecore  si   Instituti i Ullirit  dhe  baza  eksperimentale  e  Universitetit  për   bujqësinë  bio  etj.

Me interes  ishte vizita  e  panairin e  luleve  ku  kryetari  i  bashkisë  përmendi  që  në  këtë  panair  mer  pjesë  edhe  një  delegacion shqiptar, informacion që  u  shoqërua  me  duartrokitje  dashamirëse.

Vizita  e  punës    u  mbyll  me  panairin  e  madh  të  prodhimeve  bio  i  cili  u  dallua  për shumëllojshmërinë  e  produkteve  dhe standartin e markëetingut  të  tyre.

Përkujdesja   e  specialistëve  turq  që ekipi  jonë  të  mbëtej sa  më  i  kënaqur  ishte  mbresëlënës  dhe i  papritur  për  ne.  Serioziteti  i  madh   në  organizimin e  punëve, si  në  strukturat  shtetërore  ashtu  edhe  në  kompanitë  private     na lanë mbresa  që  nuk do  ti  harrojmë  kurre. E  pamë    dhe  e  ndiem nga  afër respektin e  popullit  turk  për  popullin Shqiptarë.

Me  stafin tonë prej 5  vetëve     ishin edhe  Z/ Dekania  e Universitetit Bujqësisë  Prof . Etleva  Delia  dhe  eksperti   i Ministrisë  së  Bujqësisë  z. Osman Hoxha ,i  cili është  angazhuar  me problemet  e bujqësisë  bio  pranë  drejtorisë  së  Prodhimit Bimor.

Shpresojmë  që kjo vizitë  të  pasohet  me projekte  bilaterale   në  fushën e bujqësisë  biologjike.

Në  këtë  vizitë  delegacioni  jonë  pati rastin  të realizojë një  prezantim mbi bujqësinë  bio  në  Shqipëri. Ngritja  dhe  funksionimi i  institucioneve    për  bujqësinë  bio u  cilësua  si një  arritje  premtuese  për  zhvillimin e  lëvizjes  së  bujqësisë  biologjike  në  Shqipëri.

Fuksionimi  i Institutit  të  Bujqësisë Biologjike  në  Shqipëri  u  konsiderua suprizë  për  ekspertët  turq.

E.Isufi

Vizite me palen Turke

Vizite me palen Turke Vizite me palen Turke

Vizite me palen Turke

Vizite me palen Turke

Vizite me palen Turke

Vizite me palen Turke

Vizit ne nje ferme Bio

Vizit ne nje ferme Bio

 

Stafi Vizitues ne Izmir

Stafi Vizitues ne Izmir

Stafi Vizitues ne Izmir

Stafi Vizitues ne Izmir

Vizitorët VIP gjatë vitit 2010 Numri “11″ ka qenë një numër me fat për institutin tone.

 

11 shkurt

Ministri i Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes se  Konsumatorit  bashkë me ambasadoren e Zvicrës  në Shqipëri  z. Yvana Encler vizituar stafin e IBB-se në zyrat e tij në Shkozet. U diskutua për zhvillimin e qëndrueshëm të Institutit.

[Gallery not found]

 

11 qershor

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit bashkë me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri znj. Yvana Enzler vizituan për herë të dytë stafin e IBB-se, por kësaj radhe në fushat eksperimentale dhe në fermat bio ku zbatohen praktikat e bujqësisë biologjike.

[Gallery not found]

Me 11 gusht

Shefi i Zyrës se Bashkëpunimit Zviceran ne Shqipëri, z. Daniel Züst vizitoi stafin e institutit ne zyrat e tij në Shkozet, Durrës ku u diskutua për nevojën e integrimit të IBB-se me institucionet vendase dhe të huaja për të siguruar një qëndrueshmëri te zhvillimit te tij.

16 shtator

Prefekti i Qarkut Durrës z. Genc Alizoti vizitoi IBB.

Ai u interesua mbi veprimtarinë e institutit dhe pikat e mundshme të bashkëpunimit me pushtetin lokal.

Ai vizitoi fermën bio të znj. Lindita Kuçi ku është instaluar edhe një panel diellor, që vë në lëvizje pompën për ujitjen e ullishtave në kodra.

Ai dëshiron, që të përdoret energjia diellore për ndriçimin e qytetit dhe për  ngrohjen e godinave të Bashkisë dhe Prefekturës, me synimin për të nxitur  përdorimin e energjive miqësore me mjedisin.

Ai premtoi, që t’i ofrojë shoqatës BioAdria sheshin para Pallatit të Kulturës  për të organizuar një herë në muaj tregun e produkteve bio.

11 tetor

Me datën 11 Tetor IBB-ne e vizitoi një  grup ekspertësh nga Turqia. Dy prej tyre vinin nga Drejtoria e Bujqësisë Biologjike ne Ministrinë e Bujqësisë se Turqisë dhe një ekspert ishte përfaqësues i TIKA (Kooperacioni Turk) në Tiranë.

Ne ditën e pare te qëndrimit te tyre stafi i IBB prezantoi situatën e bujqësisë biologjike në Shqipëri dhe veprimtarinë e IBB-se. Njeri prej kolegeve turq prezantoi situatën e bujqësisë biologjike në Turqi.

Ne ditën e dytë ekspertet turq vizituan tre ferma bio të Shoqatës BioAdria, ndërsa ne ditën e trete ata vizituan Universitetin Bujqësor te Tiranes, ku u priten nga Prof. Ardian Maçi, takuan znj. Fatmira Allmuça në Drejtorinë e Politikave pranë Ministrisë se Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe vizituan edhe zyrën e Albinspekt, trupa shqiptare e inspektim-certifikimit.

Ky grup ekspertesh po shqyrton mundësinë e zbatimit te një projekti për mbështetjen e bujqësisë biologjike në Shqipëri, si edhe për projekte të tjera në bujqësinë e qëndrueshme.