

global $options; foreach ($options as $value) { if (get_settings( $value['id'] ) === FALSE) { $$value['id'] = $value['std']; } else { $$value['id'] = get_settings( $value['id'] ); } } ?>
9th September, 2012
Përfaqësuesit e shoqatave që mbështeten nga Fondacioni AGRINET, Dega Elbasan vizituan Institutin e Bujqësisë Biologjike, Durrës, si dhe dy ferma Bio. Vizitat u bënë në kuadrin e mbështetjes që bën fondacioni AGRINET për integrimin e shoqatave fermere me njëra tjetrën në disa qarqe të vendit. Në këtë kuadër fondacioni po punon gjithashtu edhe për përzgjedhjen e fermerëve që mundet tu besohet kalimi në ferma Bio. Për një punë përgaditore fondacioni ka ftuar Institutin të jape këshillime dhe literaturë për përgaditjen e fermerëve për të kaluar në
këtë sistem bujqësie. Në këtë ditë u vizituan vreshti bio në Ishëm I familjës z. Enver DUKA dhe serrat e perimeve në Hamallaj me pronar z. Fatmir KALLBAQI. Fermerët mbëtën të kënaqur sepse panë modele shumë të mira fermash, që punojnë me profesionalizëm të lartë.
Organizatat fermere u shoqëruan nga vetë drejtori I Degës së Elbasanit për Fondacionin AGRINET Z. Andon RRAPOKUSHI dhe agronomi këshilltarë i Deges z. Dritan KOLLESHI.
Nga Instituti grupi vizitorëve u shoqërua nga z. Enver ISUFI
Specialistë dhe turistë nga Zvicra vizitojnë Institutin dhe fermat Bio në disa rrethe të Shqipërisë
Nga data 01-06 Shtator,2012 specialistë të Bujqësisë Biologjike dhe turistë nga Zvicra vizituan Institutin dhe fermat Bio në disa rrethe të vendit. Ky grup i përbërë nga 20 persona vizitoi fermat bio dhe njësi përpunimi e tregtimi bio në rrethet Durrës, Tiranë, Lushnje, Vlorë, dhe Përmet. Ato vizituan edhe qytetet Gjirokastër dhe Sarandë. Grupin e udhëhiqte specilisti i njohur për ne Z. Martin Lichtenhahn, I cili ka qenë i angazhuar me projektin SASA prej 10 vitesh. Programin dhe zbatimin e tij e bëri Shoqata Marketingut Tiranë (AMM) që drejtohet nga znj. Iris KAZAZI. Grupi vizitoi edhe Institutin e Bujqësisë Biologjike dhe dy fermat e Qarkut Durrës, Vreshtin Bio “Enver DUKA” dhe serat e perimeve në Hamallaj, Fatmir KALLBAQI. Gjithashtu vizituan edhe Qëndrën eksperimentale te IBB-se në Fllakë ku janë mbjellë kultivarët autokton dhe rezistent të rrushit dhe të mollëve. Drekën e fundit grupi e hëngri në fermën Lindita dhe Hajdar KUCI, Marikaj. Pas vizitës anëtarëve të grupit ju bënë intervista nga gazetari njohur i ATSH-s z. Gëzim Kabashi. Përshtypjet e vizitorëve ishim me vlerësime superlative më çfare ata panë, mësuan dhe përjetuan në Shqipëri.
Ministri I Bujqësisë Prof. Genc Ruli vizitoi Institutin e Ullirit në Vlorë dhe Fabrikën e prodhimit të vajit Bio të Z. Vesaf Musai
Ministri G.Ruli vizitoi të gjitha mjediset e Institutit të Ullirit si serrat e reja të prodhimit të fidanave të ullirit, parcelat eksperimentale dhe mjediset e Institutit. Instituti tashmë funksionon në një godinë të re në kodrat e bukura të Shamogjinit rrethuar nga ullishte të vjetra e të reja si dhe me pemë frutore.
Ministri G.Ruli përgëzoi punonjësit e Institutit për punën e mirë dhe nxiti ullishtarët që mbjellin fidana të prodhuara këtu, të cilat janë në standarte të larta si të të gjitha vendeve fqinjë. Drejtori Institutit të Ullirit ,Profesor Dhimitër Panajoti i prezantoi zotit Ministër edhe veprimtari të tjera të punës shkencore
Vizita me shumë interes ishte edhe ajo tek fabrika e vajit të ullirit bio të drejtuar nga pronari Vesaf Musai. Aty ministri u njoh me hallkat e teknologjiksë dhe standartin e vajit të ullirit. Vesaf Musai është një nga eksportuesit e pakët të vajit të ullirit bio nga Shqipëria dhe me një reputacion tashmë edhe Europian. Ai është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për vajin e ullirit bio.
Ministri u njoh edhe me botimin “Praktikat e prodhimit biologjik” që është realizuar nga Instituti i Bujqësisë Biologjike (ibb) në kuadrin e mbështetjes së MBUMK për sektorin e bujqësisë biologjike.
Ministri G.Ruli duke dëgjuar specialistët dhe ullishtarët dha porosinë që të paraqitet një studim me argumenta se si mund të nxitet prodhimi ullirit dhe vajit për sezonin në vazhdim, sezon që është me prodhim shumë të mbarë.
Vizita pune në fermat Bio dhe Institucionet e Bujqësië në Qarkun e Vlorës
Fondacioni Agrinet me rrjetin e vet të shoqatave fermere në kuadrin e forcimit të konceptit të kooperimit në bujqësi, organizoi në Qarkun e Vlorës një vizitë pune me fermerë të shoqatave të Qarkut të Elbasanit.
Institucionet e vizituara:
Këtu koleget e shoqatave të Qarkut të Elbasanit u njohën me veprimtarinë e Qendrës si dhe me mundësinë e kooperimit me këtë Qëndër sidomos për teknologjitë e Vreshtave dhe Ullirit.Këtu u vizitua edhe serra e prodhimit të fidanave të ullirit me metoda moderne.
Këtu vizitorët u njohën me të gjitha proceset e prodhimit të vajit bio dhe mundësia e prodhimit të vajit bio edhe nga fermat shoqatat e ullirit në Elbasan.
Vizita u kombinua edhe me aspekte kulturore.
U vizitua Manastiri I Ardenicës si një pikë turistike dhe kulturore e Qarkut të Fierit.
Vizita ne Vizita ne Qarkun Vlorës dhe të Fierit shërbeu kompaktësimit të bashkëpunimit të grupeve të fermerëve dhe shoqatave fermere.
Këtë ditë u bë e qartë edhe kalendari i veprimtarive të ardhëshme.
Udhëtimin mësimor dhe demonstrativ e shoqëroi edhe zoti Enver Isufi, ekspert në Institutin e Bujqësisë Biologjike I cili me komentet e tij u qartësoi fermerëve shumë koncepte të prodhimit të ullirit dhe vajit bio.
Udhëtimi profesional u organizua dhe u shoqërua nga vetë drejtori I degës Agrenet ne Elbasan zoti Andon Rrapakushi dhe nga këshilltari teknik i fondacionit Agrenet agronomi me përvojë zoti Dritan Kolleshi.
Këto ditë me organizimin dhe financimin e zyrës së Fondacionit AGREENET dega Elbasan u zhvillua një vizitë studimore ne Selanik, Greqi. Pjesmarësit ishin drejtuesit e shoqatave fermere që mbështet ky fondacion.
Në këtë grup mori pjesë edhe nje specialist i Institutit të Bujqësisë Biologjike.
Vizita u përqëndrua në kontaktin me përvojën e Selanikut për “Vreshtarine dhe Verën”.
U vizituan vreshta dhe kantina vere, u mor pjesë gjithashtu në një demonstrim për dekustimin e verës. Pjesmarësit mësuan mbi organizimin e kooperativave, mbi funksionimin e tyre, mbi shpërndarjen e të ardhurave, diskutimet mbi hartimin e strategjive të zhvillimit e etj.
Vizita u bënë edhe në kooperativat e prodhimit dhe të marketingut të frutave si mollë, qershi, kumbulla. Informacion u mor edhe për mekanizmat që zbaton shteti per te mbështetur fermerët. Përdoren disa mekanizma nga shteti për të stimuluar prodhimin e integruar, mbrojtjen e mjedisit dhe pasurimin e biodiversitetin.
Nga vizita u përfitua shumë mbi të gjitha mbi epërsinë e sistemit të kooperimit në shoqata dhe kooperativa; si dhe nga pikpamja e standarteve të larta të prodhimit të verërave.
Pjesmarësit falenderuan organizatorët e vizitës si Drejtorin e Degës Elbasanit z. Andon Rrapokushi dhe këshilltarin teknik z. Dritan Kolleshi.
Grupi pati edhe një fat sepse u shoqërua nga një ekspert shqiptaro -grek siç ishte Z. Agrikol Gjermani, djali i vreshtarit të madh professor Todo Gjermani. Agrikoli ka ikur në Greqi në vitin 1991 dhe sot është autoritet europian në prodhimin e rrushit dhe verës me cilësë të lartë.
Me programin dhe financimin e zyrës TACSO, Tiranë (Technical Assistance for Civil Society Organizations) një grup specilaistësh nga organizatat e shoqërisë civile realizuan nje vizitë pune në Novi Sad , Subotica dhe Beograd, Serbi. Grupin e ekspertëve shqiptarë e shoqëroi vetë shefi I zyrës TACSO në Tiranë Z. Genci PASKO .
Qellimi i vizitës ishte krijimi kontakteve dhe mareveshje bashkëpunimi mes institucioneve të shoqërisë civile që janë angazhuar në lëvizjen e bujqësisë biologjike si dhe të aftësohen partnerët në bashkëpunim që të thithin fonde nga BE nëpërmjet zbatimit të projekteve të përbashkëta.Gjithashtu në këtë kuadër u vizitua Panairi i Novi-Sad, një panair i madh dhe shumë-dimensional, duke përfshirë edhe produktet bio.
Në Novi Sad dhe Beograd u takuan disa organizata jo qeveritare me synimin e konsolidimit të rrjetit bujqësisë biologjike , rrjet i cili tashmë është ngritur dhe ka filluar edhe bashkëpunimin i cili është konkretizuar në aplikimin e përbashkët për projekte në kuadrin e projekteve “Cross- Border”.
Grupi i eksperteve shqiptarë vizituan edhe ferma bio dhe ferma agroturizmi.
Në fund të vizitës një gazetare e njërës nga gazetat serbe intervistoi Z. Genci Pasko, Petrit Dobi, dhe Enver Isufi. Ajo ishte e interesuar si për veprimtaritë e kryera në këtë vizitë ashtu edhe për zhvillimet e bujqësisë në Shqipëri.
Pas kësaj veprimtarie pritet një dinamizëm më I madh në bashkpunimin mes vendeve ballkanike në fushën e prodhimit dhe marketingut të produkteve biologjike.
Miqtë I kushtuan një rendësi dhe seriozitet ekipit shqiptar dhe kudo u shfaq respekti dhe mikpritja. Bujqësia moderne e rajonit të Vojvodinës me 2 milion hektarë ku dominojnë bimët miser, grurë, luledielli dhe sojë na la përshtypje shumë të mira dhe ku mund të mësohet shumë. Në vazhdimesi do punohet për të shkëmbyer ide për projekte të përbashkëta.
Pjestarët e grupit të ekspërtëve në këtë vizitë ishin:
Genci Pasko,(TASCO)
Petrit Dobi (Shoqata Fermerëve )
Sabah Djaloshi (Agropuka)
Luan Ahmetaj (SNV)
Enver Isufi (ibb)
Datë 14 Dhjetor 2011
U zhvillua mbledhja e Bordit të Ibb. (Ardiani, Martini)
U mbajtën dy prezantime: E.Isufi: Punët ë bëra nga ibb për 2011
Z.Lulieta Seferasi mbajti raportin e veprimtarisë financiare
Datë 01 Korrik, 2011
Institutin e viziton drejtori i Institutit të Bujqësisë Biologjike , Zvicër me shkurtimet (FiBL) prof. Urs NIGGLI.
Pas pjesmarjes në konferencën kombëtare të bujqësisë biologjike Prof. Urs Niggli vizitoi Institutin e Bujqësisë Bio (ibb) në Durrës. Ai shoqërohej edhe nga specialisti i FiBL agronom i perimeve bio dhe për shumë vite i angazhuar në Shqipëri me projektin SASA ,zoti Martin Lichtenhan.
Në Institut drejtori Niggli u njoh më nga afër me stafin e ibb-s dhe arritjet e tij dhe me idetë e sfidat për të ardhmen. Pas vizitës në institut u vizitua vreshti bio i zotit Enver Duka në Ishëm, vreshti më i madh bio në Shqipë ri.Këtu Prof. U.Niggli u njoh me teknologjinë e zbatuar në vreshtin bio. Ai mbeti shumë i kënaqur nga puna e bërë nga vreshtari Enver Duka, i cili prodhon në kantinë n e tij moderne verën bio me emrin “VILA DUKA”. Këshillimi teknik i vreshtit realizohet nga ibb, dhe çertifikimi nga Albinspekt.
Veprimtaritë e datave 30 Qërshor dhe 1 Korrik ishte një pik i arritjeve të projektit SASA në Shqipëri që mbështet nga qeveria Zvicerane. Parnerët e SASA si Shoqata BioAdria, Ibb, Albinspekt dhe sektori marketingut të produkteve bio dhe ato tipike shqiptare janë tashmë institucione që po mbështesin lëvizjen e ë bujqësisë biologjike në Shqipëri dhe po mbështesin strategjinë e qeverisë për zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme në Shqipëri
Nga data 08 deri më 15 Maj stafi jonë me ftesë të TIKA (kooperimi ndërkombëtar Turk) vizitoi qytetin e Izmirit.
Kjo vizitë u pasua nga vizita e vitit të kaluar e tre ekpsetëve nga Turqia të cilët vizituan institutin tonë. .
Qellimi i vizitës ishe njohja e gjendjes së bujqësisë bio në Turqi e sidomos në Izmir. Bujqësia bio në Izmirit prej 3 milionësh zë 12-13 % të sipërfaqes përgjithëshme bujqësore, e barabartë kjo me nivelin e Zvicrës dhe të Austrisë.
Vizita u konceptua si një vizitë informuese dhe për trajnime mbi bujqësinë bio.
Programi ishte shumë i pasur, informativ dhe mesimdhënës.
U vizituan këto institucione: Universiteti Bujqësisë,Drejtoria e bujqësisë e Izmirit, një drejtori rajonale e bujqësisë, koopetariva bujqësore dhe blektorale, ferma agroturizmi, institucione shkecore si Instituti i Ullirit dhe baza eksperimentale e Universitetit për bujqësinë bio etj.
Me interes ishte vizita e panairin e luleve ku kryetari i bashkisë përmendi që në këtë panair mer pjesë edhe një delegacion shqiptar, informacion që u shoqërua me duartrokitje dashamirëse.
Vizita e punës u mbyll me panairin e madh të prodhimeve bio i cili u dallua për shumëllojshmërinë e produkteve dhe standartin e markëetingut të tyre.
Përkujdesja e specialistëve turq që ekipi jonë të mbëtej sa më i kënaqur ishte mbresëlënës dhe i papritur për ne. Serioziteti i madh në organizimin e punëve, si në strukturat shtetërore ashtu edhe në kompanitë private na lanë mbresa që nuk do ti harrojmë kurre. E pamë dhe e ndiem nga afër respektin e popullit turk për popullin Shqiptarë.
Me stafin tonë prej 5 vetëve ishin edhe Z/ Dekania e Universitetit Bujqësisë Prof . Etleva Delia dhe eksperti i Ministrisë së Bujqësisë z. Osman Hoxha ,i cili është angazhuar me problemet e bujqësisë bio pranë drejtorisë së Prodhimit Bimor.
Shpresojmë që kjo vizitë të pasohet me projekte bilaterale në fushën e bujqësisë biologjike.
Në këtë vizitë delegacioni jonë pati rastin të realizojë një prezantim mbi bujqësinë bio në Shqipëri. Ngritja dhe funksionimi i institucioneve për bujqësinë bio u cilësua si një arritje premtuese për zhvillimin e lëvizjes së bujqësisë biologjike në Shqipëri.
Fuksionimi i Institutit të Bujqësisë Biologjike në Shqipëri u konsiderua suprizë për ekspertët turq.
E.Isufi
11 shkurt
Ministri i Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit bashkë me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri z. Yvana Encler vizituar stafin e IBB-se në zyrat e tij në Shkozet. U diskutua për zhvillimin e qëndrueshëm të Institutit.
no images were found
11 qershor
Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit bashkë me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri znj. Yvana Enzler vizituan për herë të dytë stafin e IBB-se, por kësaj radhe në fushat eksperimentale dhe në fermat bio ku zbatohen praktikat e bujqësisë biologjike.
no images were found
Me 11 gusht
Shefi i Zyrës se Bashkëpunimit Zviceran ne Shqipëri, z. Daniel Züst vizitoi stafin e institutit ne zyrat e tij në Shkozet, Durrës ku u diskutua për nevojën e integrimit të IBB-se me institucionet vendase dhe të huaja për të siguruar një qëndrueshmëri te zhvillimit te tij.
16 shtator
Prefekti i Qarkut Durrës z. Genc Alizoti vizitoi IBB.
Ai u interesua mbi veprimtarinë e institutit dhe pikat e mundshme të bashkëpunimit me pushtetin lokal.
Ai vizitoi fermën bio të znj. Lindita Kuçi ku është instaluar edhe një panel diellor, që vë në lëvizje pompën për ujitjen e ullishtave në kodra.
Ai dëshiron, që të përdoret energjia diellore për ndriçimin e qytetit dhe për ngrohjen e godinave të Bashkisë dhe Prefekturës, me synimin për të nxitur përdorimin e energjive miqësore me mjedisin.
Ai premtoi, që t’i ofrojë shoqatës BioAdria sheshin para Pallatit të Kulturës për të organizuar një herë në muaj tregun e produkteve bio.
11 tetor
Me datën 11 Tetor IBB-ne e vizitoi një grup ekspertësh nga Turqia. Dy prej tyre vinin nga Drejtoria e Bujqësisë Biologjike ne Ministrinë e Bujqësisë se Turqisë dhe një ekspert ishte përfaqësues i TIKA (Kooperacioni Turk) në Tiranë.
Ne ditën e pare te qëndrimit te tyre stafi i IBB prezantoi situatën e bujqësisë biologjike në Shqipëri dhe veprimtarinë e IBB-se. Njeri prej kolegeve turq prezantoi situatën e bujqësisë biologjike në Turqi.
Ne ditën e dytë ekspertet turq vizituan tre ferma bio të Shoqatës BioAdria, ndërsa ne ditën e trete ata vizituan Universitetin Bujqësor te Tiranes, ku u priten nga Prof. Ardian Maçi, takuan znj. Fatmira Allmuça në Drejtorinë e Politikave pranë Ministrisë se Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe vizituan edhe zyrën e Albinspekt, trupa shqiptare e inspektim-certifikimit.
Ky grup ekspertesh po shqyrton mundësinë e zbatimit te një projekti për mbështetjen e bujqësisë biologjike në Shqipëri, si edhe për projekte të tjera në bujqësinë e qëndrueshme.